Plot 118 subjekte tregtare kanë deklaruar falimentimin në muajin shtator në të cilën nisi aksioni kundër informalitetit nga qeveria.
Në një studimi të “Open Data Albania” rrethi me më shumë subjekte tatimore për të cilat kanë filluar procedurat e falimentimit është Vlora me 36 subjekte ose 31% të totalit.
Ndërkohë rrethet e tjera shënojnë përkatësisht Durrësi me 27 subjekte ose 23% të totalit të subjekteve nën falimentim, Elbasani dhe Gjirokastra 8%, Tirana vetëm 8 subjekte ose 7% të totalit të subjekteve nën falimentim, Shkodra 4% etj. Njësi të cilësuara Tatimpagues të Mëdhenj në proces falimentimi janë 13 të tilla.
Sipas llojit të regjistrimit të subjekteve rezulton që kanë falimentuar 8 subjekte person fizik dhe 110 subjekte të regjistruara si shoqëri tregtare SHA apo SHPK.