Open Data Albania po hulumton mbi numrin e subjekteve edhe kategorizimin e tyre sipas formës ligjore, shpërndarjes në qarqe dhe grupimit sipas numrit të të punësuarve. Me Subjekt Punëdhënës do të kuptojmë çdo subjekt që ushtron një veprimtari ekonomike, pavarësisht formës së tij ligjore duke përjashtuar administratën publike, organizatat jo-fitimprurëse dhe ndërkombëtare. Në vitin 2014 numri i punëdhënësve si subjekte me veprimtari ekonomike është 109 391. Krahasuar me vitin 2010 ky numër është rritur me 8 704 njësi më shumë.

*Për arsye të mos qëndrueshmërisë në të dhënat statistikore, analizën do ta bëjmë për numrin total të subjekteve punëdhënëse duke përfshirë edhe Administratën Publike, OJF-të dhe Organizatat Ndërkombëtare       

Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014
Komentet dhe Analiza: ODA

Numri i subjekteve punëdhënëse për vitet 2010-2014



Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014
Komentet dhe Analiza: ODA

Nëse vlerësojmë rritjen me bazë vjetore rezulton që numri i subjekteve punëdhënës me aktivitet ekonomik në 2014 është rritur me 1.04%. Kjo rritje me bazë vjetore ka qenë me e lartë në vitin 2013 kundrejt 2012, vit kur  numri i subjekteve ka shënuar vlerën 3.67%.


Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014

Komentet dhe Analiza: ODA

Për sa i përket klasifikimit të subjekteve punëdhënëse sipas formës ligjore kemi disa kategori ku persona fizik, Ndërmarrje Shtetërore jo SHA, Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar, Shoqëri Anonime dhe Shoqëri të tjera. Numri më i madh i subjekteve u përket subjekteve Persona Fizik që në mënyrë të qëndrueshme përbëjnë 78% të totalit. Shoqëritë me Përgjegjës të Kufizuar janë 19.3 % dhe Shoqëri Aksionere janë vetëm 0.8% e totalit.


Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014
Komentet dhe Analiza: ODA


Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014
Komentet dhe Analiza: ODA

Numri i subjekteve punëdhënëse sipas formës ligjore  2010-2014


Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014
Komentet dhe Analiza: ODA

Për tu theksuar është fakti se ndonëse përbëjnë pjesën më të madhe të të gjithë subjekteve Personat Fizik kanë pasur një rritje prej 0.82% në vitin 2014 kundrejt një rritjeje prej 2.88% të vitit 2013. Shoqëritë Anonime në vitin 2014 paraqiten me një rënie prej 0.68%. Shoqëritë e tjera ku përfshihen Shoqëritë Kolektive, Shoqëritë Komandite, Shoqëri të thjeshta, Shoqëri të Kursim Kreditit, Degë ose Zyra Përfaqësuese të shoqërive të huaja dhe Shoqëri të Bashkëpunimit Reciprok, paraqesin rritjen në vitet 2013 dhe 2014.

Rritja me bazë vjetore  subjekte punëdhënëse sipas formës ligjore  2010-2014 
Rritja me bazë vjetore në: ne shifra


Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014
Komentet dhe Analiza: ODA

Për sa i përket kategorizimit të subjekteve punëdhënëse ku bëjnë pjesë edhe Organizatat sikurse Administrata Publike, sipas shpërndarjes në qarqe kemi në vend të parë Tiranën e cila mban 43% të totalit me 49 467 subjekte e më pas janë Durrësi, Vlora dhe Fieri qarqe me më shumë se 8 % të totalit:

Numri i subjekteve punëdhënëse të shpërndara sipas qarqeve për vitet 2013-2014


Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014
Komentet dhe Analiza: ODA

Duhet të veçojmë faktin se për arsye të mos qëndrueshmërisë në të dhënat statistikore qeveritare, analizën do ta bëjmë për numrin total të subjekteve punëdhënëse duke përfshirë edhe Administratën Publike, OJF-të dhe Organizatat Ndërkombëtare pra jo thjesht subjekte mirëfilli me aktivitet ekonomik apo tregtar.

Për qarqet Tiranë, Dibër, Elbasan, Korçë, Kukës, Lezhë dhe Vlorë ka pasur një rritje në numrin e subjekteve punëdhënëse.  Ndërsa për qarqet Durrës, Berat, Fier, Gjirokastër dhe Shkodër ka rënie të numrit të tyre në 2014. Durrësi ka performancën me negative ku në vitin 2014 janë 1021 subjekte punëdhënës më pak. Nëse në vitin 2013 në këtë qark funksiononin 10 599 subjekte punëdhënës në vitin 2014 janë vetëm 9578.

Po në tregues negativ qëndrojnë qarqe si Shkodra me 499 subjekte më pak në 2014 dhe Berati me 255 subjekte punëdhënësve të 2014 më pak se viti pararendës. Në total shtesa e subjekteve punëdhënëse në 2014 kundrejt 2013 është vetëm 1454 subjekte më shumë. Korça paraqitet me rritjen më të madhe të subjekteve punëdhënëse prej 8.67%  në vitin 2014 kundrejt vitit 2013. Po në përqindje Durrësi shënon 9.63% më pak subjekte punëdhënëse në 2014 kundrejt vitit pararendës.

Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014
Komentet dhe Analiza: ODA

Ndryshimi me bazë vjetore: Numri i subjekteve punëdhënëse  sipas qarqeve 2013-2014

Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014
Komentet dhe Analiza: ODA

Sa i takon grupimit të subjekteve punëdhënëse sipas numrit të punonjësve, subjektet punëdhënëse janë klasifikuar në: mikrosubjekte me 1-4 të punësuar, subjekte të vogla me 5-9 të punësuar, subjekte të mesme me 10-49 të punësuar dhe subjekte të mëdha me 50 të punësuar e sipër.  Për arsye të mos qëndrueshmërisë në të dhënat statistikore qeveritare, analizën do ta bëjmë për numrin total të subjekteve punëdhënëse duke përfshirë edhe Administratën Publike, OJF-të dhe Organizatat Ndërkombëtare.

Edhe për vitin 2014 pjesën më të madhe të subjekteve punëdhënëse e përfaqësojnë ato me 1 deri në 4 të punësuar me rreth 89.77% të totalit të përgjithshëm, ndërsa pjesën më të vogël e paraqesin subjektet me 50 e më shumë punonjës me rreth 1.31% të totalit të tyre.


Burimi: INSTAT, Regjistri i ndërmarrjeve ekonomike  2010,2011,2012,2013,2014
Komentet dhe Analiza: ODA