Open Data Albania ka përditësuar të dhëna lidhur me subjektet financiare të licencuara nga Banka Qendrore e Kosovës në vitin 2014.
Subjektet financiare që licencohen nga kjo bankë janë: Bankat Komerciale; Fondet Pensionale; Kompanitë e Sigurimev; Institucionet Mikrofinanciare; Ndihmësit Financiarë, në të cilët përfshihen Institucionet Financiare Jo banka; Zyrat për transferimin e parave; Ndërmjetësuesit në sigurime dhe Zyrat e Këmbimit Valutor.
Bankat Komerciale janë banka tregtare që pranojnë depozita monetare ose fonde të tjera te ripagueshme nga publiku dhe i përdorin ato për dhënie kredie dhe emetim të mjeteve të pagesës në formën e parasë elektronike.
Në vitin 2014 në Republikën e Kosovës, listës së bankave të licensuara nga BQK i shtohet dhe Banka Kreditore e Prishtinës, e cila është një shoqëri aksionere me një kapital prej 2 540 544 Euro. Dy bankat kryesore në Kosovë janë Raiffeisen Bank Kosovo J.S.C. dhe ProCredit Bank, të cilat kanë mbi 50 degë dhe kapital 100% të huaj.
Tregu Bankar Kosovar karakterizohet nga veprimtari e degëve të bankave të huaja, duke mos shfaqur tipare të një tregu bankar në një shtet të konsoliduar vetëqeverisës, thuhet në një njoftim nga Open Data Albania, trasnmeton qik.
Në vitin 2014 totali i kapitalit themeltar të bankave është 253 316 893 Euro, ku 91.34 % janë kapital i huaj.
Banka Qendrore është treguar konservatore në mundësinë e licencimit për banka të mirëfillta vendase, qofshin këto edhe me kapitale të huaja. Bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës janë banka që kryesisht kanë licencë të mirëfilltë aktiviteti në vende të tjera të Ballkanit.
Gjatë vitit 2014 BQK ka licensuar 2 fonde pensionale, 14 kompani sigurimi, 18 institucione mikrofinanciare dhe 42 ndihmës financiarë.
Banka Qendrore e Kosovws licenson çdo vit mesatarisht nga 2-3 subjekte. (r.m.)