Qeveria rrit shpenzimet ndjeshëm për transport. Të dhënat tregojnë se shpenzimet e stafit të Kryeministrisë për karburant, siguracion makinash dhe mirëmbajtje mjetesh janë ndjeshëm më të larta këtë 9 mujor krahasuar me gjithë vitin buxhetor 2014. Ndërsa një vit më parë janë shpenzuar në total për këto 3 zëra 15.6 milionë lekë, këtë vit deri në shtator shuma ka arritur në 17.4 milionë lekë të reja.
Qeveria ka rritur ndjeshëm shpenzimet për transport. Të dhënat e portalit Open Spending Albania tregojnë se shpenzimet që stafi i Kryeministrisë ka bërë për tre zera, karburant dhe vaj, mirëmbajtje mjetesh dhe siguracion makinash rezultojnë ndjeshëm më të larta këtë 9 mujor se i gjithë viti 2014.
Kështu, sipas statistikave, gjatë vitit 2014 aparati i Këshillit të Ministrave ka shpenzuar për karburant 10.2 milionë lekë, për mirëmbajtje mjetesh 3.3 milionë lekë dhe për siguracion 2.1 milionë lekë.
Pra në total për vitin 2014 vetëm për këto tre zëra janë shpenzuar 15.6 milionë lekë.
Kjo shifër është më e ulët se ajo e shpenzuar nga stafi i Kryeministrisë deri në shtator.
Të dhënat tregojnë se për 9 mujorin e këtij viti, shpenzimet për karburant llogariten në 14.7 milionë lekë, ato për siguracion makinash 1.6 milionë lekë dhe ato për mirëmbajtje mjetesh 1.1 milionë lekë.
Pra, në total janë shpenzuar 17.4 milionë lekë, ose 1.8 milionë lekë të reja më shumë se i gjithë shpenzimi i bërë një vit më parë.
Zëri që ka rritjen më të madhe janë shpenzimet për karburat, çka dëshmon për lëvizjet më të mëdha që ka bërë këtë vit stafi i Kryeministrit.