Media Audio Vizive do të quajmë të gjitha ato shoqëri biznesi të cilat ushtrojnë funksionin e tyre në biznesin e transmetimeve audio (radio) apo vizive (televizionet). Këtu kemi përfshirë edhe platformat e transmetimit dixhital.
Në total për 202 subjekte shoqëri audiovizive, kemi një kapital total prej 5 963 340 610 lekë. Në këtë total 5 596 374 875 lekë u përkasin aksionarëve apo ortakëve individ. Ndërsa 366 965 735 lekë janë nën posedimin e ortakëve apo aksionerëve subjekt juridik një shoqëri tjetër tregtare.
Vlera e Kapitalit (Lek) Aksione/Kuota zotëruar nga Individ ose Shoqëri, Nëntor 2015
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Lista ndiqet nga aksionari i Tring TV, Ridvana Dulaku me vlerë kapitali 340 000 000 Lek, e thënë ndryshe 5.70 përqind në raport me tërësinë e kapitalit të televizioneve dhe 6.07 përqind në raport me atë të individëve. Pas tyre renditen aksionarët e tjerë të Tring TV, Holta Dulaku dhe Melina Dulaku me vlerë kapitali 330 000 000 Lek ose 5.53 përqind në raport me tërësinë e kapitalit të televizioneve dhe 5.89 përqind në raport me atë të individëve.
Ndërsa pjesëtarë të familjes Hoxha, trashëgimtarë ligjorë të themeluesit të Top Channel zotërojnë secili nga 65 476 744.4 lek dhe në total sëbashku 327 383 722 lek. Këta të fundit zotërojnë vlera aksionesh në dy kompani mediatike Top Chanel dhe Digit-Alb dhe kanë sëbashku mazhorancë.
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Vlera e kapitalit në Lek e aksionarëve/ortakëve persona fizik në bazë të aksioneve/kuotave që zotërojnë (26/10/2015)
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Për sa i përket vlerës së kapitalit që zotërojnë personat juridik në shoqëritë mediatike audiovizive, kryeson “ABCOM“, aksionar në KRUJA TV dhe Star TV, me një vlerë totale kapitali 23 985 550 Lek, që i përket 0.4 përqind në raport me tërësinë e kapitalit të televizioneve dhe 6.54 në raport me atë të personave juridik. Më pas renditen DEM Capital dhe E&E INVESTMENT, aksionar në DIGIT-ALB, me vlerë kapitali 23 007 600 Lek, ose 0.38 përqind në raport me tërësinë e kapitalit të televizioneve dhe 6.27 përqind në raport me atë të personave juridik.
Aksioner / Ortakë në më shumë se një shoqëri mediatike.
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Kontribuoi: Aranita Brahaj