Televizione Private Kombëtare që operojnë aktualisht janë Tv Klan dhe Top Channel. Televizioni Klan Përmes Shoqërisë Tregtare me të njëjtin emër ka nisur aktivitet në vitin 1997. Kapitali i Kompanisë është rritur ndjeshëm që prej themelimit. Rritje kapitali kjo kompani ka aplikuar edhe në harkun kohorë të vitit të fundit. Sipas ekstraktit të reklamuar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit në shtator 2015 shënon një kapital prej 1.23 miliard lek. Në Janar të vitit 2014 kapitali i TV Klan (J71413001J) ishte 980 milion lek. Në vitin e fundit kapitali i kësaj kompanie është rritur me 254 milion lek. Kjo kompani ka tre aksioner jo mazhoritar, përkatësish zonjën Alba Gina me 40 përqind, zotin Aleksandër Frangaj me 40 përqind dhe zotin Ervin Gjikola me 20 përqind të aksioneve.
Televizioni tjetër kombëtar Top Channel (K12007002U) ka një kapital aksionar prej 525.4 milion lek zotëruar nga shtatë aksioner jo mazhoritar. Pesë nga aksionerët janë trashëgimtarë ligjorë të zotit Dritan Hoxha ish themelues i kompanisë. Të pestë sëbashku ata zotërojnë vetëm 40 përqind të kapitalit. Albert Sino është aksioneri tjetër me 40 përqind të aksioneve ndërsa Aurel Baçi zotëron 20 përqind.
Televizione kombëtare. Kapitali Aksionar më 26/09/2015
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: Open Data Albania

Aksionarë në Televizione Kombëtare Shtator 2015
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: Open Data Albania
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: Open Data Albania
Aksioner të Platformave Numerike Satelitore Shtator 2015
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: Open Data Albania
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: Open Data Albania
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: Open Data Albania
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: Open Data Albania
Televizione Private Lokale. Në shtator 2015 funksionojnë si të licencuara 73 televizione, një prej tyre rezulton subjekt tregtar i ç’regjistruar . Për dy prej tyre sipas informacionit të QKR është vendosur sekuestro konservative, konkretisht për AGONSET si kompani që zotëron licencën e ekranit Agon Chanell dhe Albanian Screan njohur me emër tregtar ALSAT. 12 kompani që zotërojnë televizione nuk kanë bërë plotësim të të dhënave pranë QKR çka evidenton defekte në funksionim dhe probabilitet për ti dërguar në faliment. Gjithashtu janë 4 kompani zotëruese të licencave për transmetime televizive të Pezulluara dhe një prej tyre në proces Likuidimi.
Televizione private Lokale. Kapital Themeltar dhe Kapital Aktual (Aksesuar me 26/09/2015)
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: Open Data Albania
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: Open Data Albania
Televizione Private Satelitore janë gjithashtu dy të licencuar ku gjithashtu bie në sy ALSAT tashmë shoqëri nën sekuestro. Transmetimet e tyre janë lejuar edhe në Satelit duke bërë të mundur që ato të ndiqen edhe në ato zona ku nuk ka mbulim me sinjal tokësor. Vizion Plus me emër tregtar MEDIA Vizion ka një kapital aksionar prej 352.96 milion lekë dhe ka shënuar rritje kapitali gjatë vitit të fundit financiar.
Subjekte satelitore. Kapital Themeltar dhe Kapital Aktual Themeltar (Aksesuar më 26/09/2015)
Burimi: Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Qendra Kombëtare e Regjistrimeve (QKR)
Komentet dhe analiza: Open Data Albania
Televizionet Kabllorë janë 118 sipas të dhënave të shtator 2015 ndërsa në janar të 2014 ato ishin 103. Aktualisht 8 subjekte të tilla janë në likuidim, 3 janë të ç’regjistruara, 9 të pezulluara dhe një pjesë e mirë nuk kanë depozituar informacionin e nevojshme pranë QKR. Kabllorët janë shpërndarës së programeve televizive nëpërmes frekuencave të radios.
Kontribuoi: Aranita Brahaj