Bashika Tiranë rezulton njësia vendore që ka numrin më të lartë të shpalljeve për prokurime publike për gjatë periudhës 27 Korrik-7 Dhjetor 2015 (shpallje për 27 procedura). Pas Tiranës, në renditje për numrin e shpalljeve vjen Durrësi, referuar një studimi të “Open Data”. 

Megjithëse Tirana është njësia vendore me më shumë shpallje, sipas studimit, vlerën më të lartë të Fondit Limit të shpallur për prokurime publike e ka bashkia Durrës me 862 milion lekë për 26 prokurime të shpallura. Ndërsa Kruja, Pusteci, Finiqi dhe Delvina rezultojnë me zero procedura të shpallura në Buletinin e Prokurimeve Publike.