Open Data Albania po hulumton lidhur me kapitalin themeltar të shoqërive me aksioner të vetëm apo mazhoritar një institucione publike (shtetërore). Të dhënat për hulumtim janë marrë në ekstraktet historike të 120 Shoqërive Aksionare SHA, pasqyruar në databazën e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit QKR.
Më 31 Dhjetor 2015 njëqind e njëzetë shoqëritë aksionare të marra në shqyrtim, shënojnë një vlerë kapitali në total prej 161.6 miliardë lekë ose 1.2 miliardë euro. Një vit më parë të njëjtat shoqëri kanë pasur një kapital në total prej 89.1 miliardë lekë ose 649 milionë euro. Pra, në harkun kohor prej një viti, 120 SHA me aksionar të vetëm apo mazhoritar një institucion publik, kanë shënuar një rritje kapitali prej 72.5 miliard, vlerë rritje kapitali prej 81%.

Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Sipas hulumtimit rezulton se Shoqëritë Tregtare SHA me kapital mbi 500 milionë lekë janë njëzetë e tetë dhe zotërojnë në total, në vitin 2015 një kapital prej 152 miliardë lekë ose 1.1 miliardë euro.
Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Kapitalin më të lartë e shënon Hekurudha Shqiptare me 52.4 miliardë lekë ose 382 milionë euro. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2000 me seli qendrore në Durrës dhe ortaku i saj i vetëm është Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.
Shoqëritë Tregtare me kapital apo kuota nga një Institucion Publik me kapital mbi 500 milionë lekë
Burimi: Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Komentet dhe analiza: ODA
Shoqëri të tjera me kapital më të madh se 10 miliardë lekë janë Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (SHA KESH), me një kapital prej 20.2 miliardë lekë; Ndërmarrja e Kripës (Vlorë) me një kapital prej 17.2 miliardë lekë dhe ALBPETROL SHA me një kapital prej 13.4 miliardë lekë. Të dhëna të detajuara për secilën nga këto Shoqëri Aksionare, si xhiro vjetore, fitime apo tatime të vitit ju mund të gjeni tek Open Corporates Albania, një databazë me të dhëna të mirëstruktuara për kompanitë që veprojnë në vend.