Në katër vjet numri i përdoruesve të internetit në Shqipëri është rritur me më shumë se 400%. Kjo rritje e jashtëzakonshme ka ardhur falë futjes së teknologjisë 3G me të cilën ofrohet shërbimi i internetit edhe në telefonat celularë. Sipas shifrave të publikuara nga TechSot.Al dhe Open Data Albania, në Shqipëri numri i pajtimtarëve të shërbimit të internetit ka shkuar mbi 1 milion e 650 mijë abonentë. Pjesa më e madhe e tyre rreth 1 milion e 300 mijë kanë marrë akses në internet nëpërmjet telefonave celularë.
Por veç kësaj një rritje të ndjeshme prej 72% ka patur edhe numri i përdoruesve të internetit nga rrjetet fikse. Aktualisht në këtë formë e marrin shërbimin e internetit më shumë se 207 mijë abonentë, ndërkohë 178 mijë të tjerë kanë marrë akses 3G me USB modem.
Duke qenë se forma më e përhapur e aksesit në internet është nëpërmjet aparatëve celularë, këtë shërbim e zotërojnë  edhe kompanitë     
 
Pajtimtarë të internetit
1,3 milionë    akses me broadband 3G me aparat celular
178 mijë       akses broadband 3G me USB/Modem,
207 mijë       akses broadband nga rrjete fikse