Portali Spending Data Albania është përditësuar me të dhënat e pasurisë së kryebashkiakëve të rinj të vendit që dolën pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Në kuadër të projektit “Money, Government & Politics” , ju mund të shihni pasuritë e deklaruara nga cdo kryebashkiak i vendit.
“Të dhënat janë publikuar në respekt të aksesit për informim, parimeve të transparencës dhe llogaridhënies. Përmes këtyre publikimeve çdo gazetar apo qytetar, mund të informohet mbi të ardhura vjetore të çdo kryebashkiaku sipas burimit nga paga; të ardhura nga qira, shitblerje, pronësi intelektuale, dhurata, çelje trashëgimie etj”, thuhet ndër të tjera në këtë portal.
Por ndërkohë këto janë vetëm pasuritë e deklaruara në ILDKP. Me siguri që ka plot kryebashkiakë dhë të tjerë zyrtarë që kanë pasuri të padeklaruara.
Klikoni në linkun më poshtë për të parë pasurinë e kryebashkiakut tuaj.

 http://spending.data.al/sq/moneypower/list/pos_id/29