Kryetarët e rinj të bashkive kanë bërë deklarimin e pasurisë së tyre. Një pjesë e madhe kanë në listën e deklaruar jo pak prona të paluajtshme dhe të ardhura apo kursime. “Gazeta Shqiptare” zbardh sot pasuritë e disa prej kryetarëve të bashkive që janë në këtë post për herë të parë.
Kështu, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zotëron një apartament banimi me sipërfaqe 111.2 m2, me vlerë 5 115 200 lekë. Në pasurinë e tij janë edhe një llogari prej 5290 euro e një tjetër me 7 500 dollarë. Ndërkohë, ai zotëron edhe dy autovetura. Një me vlerë 23 mijë euro dhe një tjetër 6 mijë euro. Në pasurinë e tij është futur edhe ajo e bashkëshortes Ajola Xoxa.
DEKLARATA E PLOTE E PASURISE SE Z.VELIAJ DHE BASHKESHORTES AJOLA XOXA
Pasuri të paluajtshme
Pronar me 100% i apartamenti në Tiranë me sip. 111.2 m2, me blerje, vlera 5 115 200 lekë.
Llogaritë bankare
1) Gjendje e llogarisë në valutë të huaj, ku është zotërues me 50% në vlerën 5 290 euro.
2) Gjendje e llogarisë në valutë të huaj, ku është zotërues me 50% në vlerën 7 500 dollarë.
Pronar me 100% i veturë tip “Peugeot”, blerë në vitin 2008, vlera 23 000 euro. Pronar me 100% i veturë tip “Volksëagen Tuareg”, blerë në vitin 2013, vlera 6 000 euro.
Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2014
Të ardhura nga paga dhe shpërblimet Paga neto si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, 1 551 834 lekë.
Të ardhura të personave, pjesë e certifikatës familjare 
1) Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj  zyrës ligjore “TashkoPustina shpk”, nga 1 janari31 mars 2014, 733
920 lekë.
2) Bashkëshortja, të ardhura nga paga për shërbime konsulence ndaj zyrës ligjore “The Partners shpk”, 360 000 lekë.
3) Bashkëshortja, të ardhura nga paga si lektore pranë Universitetit Evropian të Tiranës, 1 janar 28 shkurt 2004, 70 226 lekë.
Të tjera 
1) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 25 007 lekë.
2) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 692 euro.
3) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë,
4) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 305 euro pjesa takuese 50%.
5) Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë pjesa takuese 50%.
6) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 19 801 euro.
7) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 4 879 euro.
8) Bashkëshortja, gjendja a e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 11 241 lekë.
9) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 5 303 euro, ku pjesa takuese 50%.
10) Bashkëshortja, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 7 516 dollarë, pjesa takuese 50%.
Shpenzimet e deklarueshme 2014
1) Kontratë shitblerje autoveture, 5 000 euro.
2) Bashkëshortja, kontratë sipërmarrje, për ndërtim ap. 171 m2 plus  verandë, 88 641 euro palë në sipërmarrje “AgiKons shpk”, pjesa takuese 33%. Të ardhurat dhe angazhimet në veprimtari publike/ private 2013