Subjektet Zgjedhore kanë mundësi të financohen në fushata zgjedhore nga dhurues privat, Individ apo Persona Juridik Vendas. Kodi Zgjedhor ka përcaktuar rregullat e dhurimit për subjekte elektorale dhe rastet e konfliktit të interesit për subjektet donator. Individ apo subjekte juridike nuk mund të dhurojë shuma më të mëdha se një milion lekë. Çdo dhurim i shumave mbi njëqindmijë lekë bëhet përmes llogarive bankare dhe regjistrohet në një regjistër të veçantë.

Në fushatën zgjedhore 2015 janë vetëm dy subjekte elektorale parti politike që kanë deklaruar donator për shumat mbi njëqind mijë lekë. Konkretisht Partia Socialiste deklaron se ka 25 individ donator ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka 45 individ donator për shumë mbi 100 mijë lekë. Kandidatët e pavarur për kryebashkiak nuk kanë deklaruar të kenë në fushatë donacione në vlera më të mëdha se 100 mijë lek.

Donator të Subjekteve Zgjedhore  me dhurime mbi 100 000 Lekë, në Zgjedhjet Vendore 2015.

Vlera ne Lekë


Burimi: http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-vendore/2015/auditimi/LSI.pdf
http://www.cec.org.al/Portals/0/Documents/CEC%202013/zgjedhje-vendore/2015/auditimi/Partia%20Socialiste%20e%20e%20Shqiperise.pdf
http://www.cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Komente dhe analiza: ODA

Kontribuoi: Olta Begu