Subjektet Zgjedhore kanë mundësi të financohen në fushata zgjedhore nga dhurues privat, Individ apo Persona Juridik Vendas. Kodi Zgjedhor ka përcaktuar rregullat e dhurimit për subjekte elektorale dhe rastet e konfliktit të interesit për subjektet donator. Individ apo subjekte juridike nuk mund të dhurojë shuma më të mëdha se një milion lekë. Çdo dhurim i shumave mbi njëqindmijë lekë bëhet përmes llogarive bankare dhe regjistrohet në një regjistër të veçantë.

Në fushatën zgjedhore 2015 janë vetëm dy subjekte elektorale parti politike që kanë deklaruar donator për shumat mbi njëqind mijë lekë. Konkretisht Partia Socialiste deklaron se ka 25 individ donator ndërsa Partia Lëvizja Socialiste për Integrim ka 45 individ donator për shumë mbi 100 mijë lekë. Kandidatët e pavarur për kryebashkiak nuk kanë deklaruar të kenë në fushatë donacione në vlera më të mëdha se 100 mijë lek.


Burim:http://www.cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Përpunimi dhe Analiza: Open Data Albania

Shkarko excel: Donator të regjistruar në Fushatën Zgjedhore 21 qershor 2015
Komente dhe Analiza : Open Data Albania
Kontribuoi: Olta Begu