Open Data Albania po hulumton mbi fonde dhe shpenzime elektorale të fushatës zgjedhore 2015 për subjektin elektoral Partia Socialiste PS. Në këtë fushatën për zgjedhjet vendore, PS ka arritur të siguroi një fond prej 9.3 milion Lekë. Në raportin financiar të dorëzuar, PS deklaron të ketë shpenzuar 109.7 milion lekë, duke shënuar kështu një tejkalim fondesh prej 17 milion lekë.


Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania

Partia Socialiste e Shqipërisë ka përfituar nga Buxheti i Shtetit 18 milion lekë ose 19.55 % të totalit të fondit të saj zgjedhor. Donacionet private për këtë parti kanë shënuar vlerën  18.5 milion lekë. Ndërsa 60.5 % të fondeve PS deklaron ti ketë shpenzuar nga e saj përkatësisht vlerë 56.1 milion lekë.


Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania


Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania

Partia Socialiste nuk ka shënuar donacione për vlera më të vogla se 100 mijë lek sikurse nuk deklaron dhurata në shërbime apo të mira materiale njohur në terma kontabël si dhurata në natyrë. Ajo ka njëzet e pesë donator për vlera mbi 100 mijë lek dhe në total shënohet një vlerë donacionesh prej 18.5 milion lekë.


Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania

Krahasuar me fushatat e tjera zgjedhore, Partia Socialiste e Shqipërisë ka vënë në dispozicion të fushatës së fundit  15.8 % më shumë se Fushata Zgjedhore 2013. Fondi qëndron më poshtë se ai i siguruar për zgjedhjet vendore të 2011-ës.


Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania

Sipas deklarimeve zyrtare PS ka shpenzuar në këto zgjedhje më pak se në çdo fushatë tjetër zgjedhore që prej vitit 2009.


Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore
Perpunimi dhe analiza: Open Data Albania

Të dhënat janë sipas vetë deklarimit dhe llogarive kontabël të dorëzuara për auditim pranë Ekspertit Kontabël të emëruar me short nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Në fushatën zgjedhore 2015 nuk pati monitorim investigues të shpenzimeve të subjekteve elektorale në terren.

Shkarko excel: Partia Socialiste, Fonde dhe Shpenzime Elektorale Fushata për Zgjedhje Vendore 2015
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Olta BEGU