Një studim i bërë në lidhje me financimin e punëve publike nga qeveria për periudhën kohore korrik 2015-prill 2016. Studimi është bërë nga Open Data Albania që po hulumton mbi numrin e procedurave dhe fondin limit për Prokurime Publike të shpallua ranga 61 njësi të qeverisjes vendore bashki, pas ndarjes së re administrative territoriale. Artikulli hulumtues bazohet në të dhëna të databazës së portalit për Prokurime Transparente. Ky portal ka informacion për çdo procedurë prokurime publik për 61 njësitë e reja që qeverisjes vendore nga korriku 2015 e në vijim.

Në total në këtë periudhë kohore rezulton të jenë njëmijë e dyqind e nëntëdhjetë procedura të shpallura me një fond limit prej 11.92 miliard lekë (të reja). Secila nga këto procedura prokurimi publik është e listuar në portalin prokurime Transparente rubrika Tender. Bashkia Tiranë është bashkia me vlerën më të lartë të fondit limit për prokurime në këtë periudhë. Tirana ka shpallur 129 tender me vlerën e 2.28 miliard lekëve.

Me diferencë të madhe në vlerë Bashkinë e Tiranës e pason Bashkia Durrës me 50 procedura dhe vlerë të fondit limit 931.79 milion lekë. Bashkia Fier është në vendin e tretë sipas vlerës së fondit limit. Kjo bashki ka 59 tender të shpallur por me fond limit prej 899.85 milion lekë. Në listën e 10 bashkive me fond limit më të lartë të tenderuar janë edhe bashkitë Korçë, Sarandë, Berat, Divjakë, Gjirokastër, Kavajë dhe Librazhd.

Ndërsa dhjetë bashkitë me vlerat më të vogla të fondit limit të shpallur për tenderime janë Ura Vajgurore, Mirdita, Përrenjasi, Delvina, Libohova, Fushë-Arrëzi, Pogradeci, Tepelena, Dropulli, Memaliaj dhe Pusteci.

Sipas filtrave të kërkimit këto prokurime mund të kategorizohen sipas llojit të kontratës që finalizon tenderin si Punë Publike (investime), Furnizim me Mallra (blerje), Shërbime etj. Gjithashtu për secilin tender mund të bëhet kategorizimi sipas numrit të pjesëmarrësve në garë dhe vlerësimi për diferencën mes fondit limit dhe vlerës së ofertës fituese.