Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, sfidon edhe paraardhësin e tij, Ardian Fullanin, sa i takon pasurive të paluajtshme që posedon. Sejko deklaron një apartament banimi me sipërfaqe 104 m2 në Tiranë, një tjetër apartament në Tiranë me sipërfaqe 65 m2, apartament me sipërfaqe 70.2 m2 në Tiranë, 50 për qind e një apartamenti me sipërfaqe 136.86 m2 në Durrës dhe truall me sipërfaqe 238.7 m2 në Durrës.

Guvernatori ka deklaruar pranë ILDKP se bashkëshortja e tij është bashkëpronare me 25 për qind e një apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 si dhe bashkëpronare me 25 qind e një trualli me sipërfaqe 4 420 m2 në Sarandë. Sejko thotë gjithashtu se gjendja e depozitës bankare me afat 12-mujor së bashku me bashkëshorten është shtuar me 40 mijë euro, ndërsa gjendja e një tjetër depozite, së bashku me nënën, është shtuar me 25 mijë dollarë.
Dhori Kule
Anëtari i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, Dhori Kule, deklaron tre apartamente banimi dhe të ardhura nga 7 paga nga borde dhe institucione publike. Kule ka deklaruar pranë ILDKP një aparatet banimi me sipërfaqe 130 m2, me vlerë 130 mijë euro, apartament banimi me sipërfaqe 169.79 m2 përfshirë dy vende parkimi, me çmim 159 mijë euro si dhe apartament banimi në emër të bashkëshortes, me sipërfaqe 88.27 m2, në Durrës. Ish-rektori i Universitetit të Tiranës, gjatë vitit 2005, ka deklaruar gjithashtu të ardhura nga 7 burime të ndryshe. 
Konkretisht, Kule deklaron 2 780 788 lekë të ardhura nga paga kur ishte Rektor i Universitetit të Tiranës, 115 600 lekë të ardhura si anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë, 113 715 lekë të ardhura si anëtar i Këshillit të Qarkut Tiranë, 33 150 lekë të ardhura si anëtar i Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademik, 2 119 272 lekë të ardhura nga Këshilli Mbikëqyrës, 615 887 lekë pagën e bashkëshortes si punonjëse pranë ISSH si dhe 805 888 lekë pagën e vajzës si pedagoge pranë Fakultetit të Ekonomisë.
  
Sejko
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, deklaron se posedon 5 apartamente në Tiranë dhe Durrës. Sejko thotë se dy depozita me bashkëshorten dhe nënën janë shtuar me 40 mijë euro dhe 25 mijë USD.