Duket e pazakontë, por ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë. 7 deputetë kanë përfituar para nga institucioni i Kuvendit, pasi e kanë paditur Kuvendin për ndalesat në paga.
Shtatë deputetë të Partisë Socialiste Arta Dade, Gramoz Ruci, Besnik Baraj, Shalsi, Fatmir Xhafaj dhe Erjon Brace kanë përfituar të ardhura nga një Vendim Gjyqësor ku ata kanë paditur institucionin e Kuvendit për ndalesa nga paga gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit mandati i mëparshëm (përpara vitit 2013). Këtë vendim e kanë fituar edhe të tjerë deputet socialist të cilët kanë preferuar ta deklarojnë së bashku me pagën.
Kjo bëhet e ditur në dokumentin e publikuar nga instituti, Open Data, ku deklarimet e të ardhurae janë bërë nga vetë deputetët.
Deklarimet e detajuara janë në rubrikën Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturor bëhet si pjesë e aktiviteteve të Programit Para Pushtet dhe Polikë (MGP).