Publikimet dhe e Drejta e Autorit, janë një tjetër mënyrë përfitimi të ardhurash. Edi Rama kryeson listën e kësaj kategorie me dy milione e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë lekë, të ardhura nga krijimtaria e tij artistike shitur dhe arkëtuar në vitin 2015.
Kjo vlerë është përfituar nga shitja e librit “Kurban” gjatë këtij viti, si dhe nga shitje të veprave artistike, thuhet ne analizën e Open Data.
Kryeministri njëkohësisht deputet ka specifikuar se kjo është vlera neto e përfituar pasi janë zbritur tatimet mbi të ardhurën personale.
Ben Blushi  mban vendin e dytë në renditje me  dy milion lekë të ardhura. Një vit më parë 2014, shitjet e librave për Ben Blushin garantuan pesë milione lekë të ardhura përmes UET dhe Fondacionit për Liri Ekonomike.