Roli i shoqërisë në procesin zgjedhor është tepër i rëndësishëm por media duhet të jetë më partnere. Korrupsioni në politike por dhe presioni ndaj gazetarëve ka bërë që niveli i lirisë së medias në transparencën e financimevë të partive politike të lërë shumë çështje pa ndjekur dhe pa zbardhur.

Kështu e vlerësoi Ambasadorë e Hollandës në Tiranë,  Devi van de Weerd, gjatë një takimi informues mbi “financimi I subjekteve elektorale dhe korrupsioni zgjedhor, organizuar nga AIS dhe Open Data Albania.

Por referuar ekspertëve kontabël që bëjnë dhe auditimin e pasqyrave financiare, rezulton se shumë subjekte politike janë “organizata fantazmë”. Ndërsa Manjola Naço, Drejtore e Auditit në KLSH, shumë prej raporteve janë formale nga audituesit. Në asnjë nga fushatat zgjedhore nuk ka patur transparencë të plotë nga partitë politike për financimet, sit ë brendshme ashtu edhe të jashtme.

Ndërkohë që gjithnjë në tryezat e debateve del nevoja për të forcuar sanksionet ndaj transparences së këtyre fondeve, por realiteti është krejt tjetër.