Open Data Albania ka përditësuar të dhënat në lidhje me eksportet, importet dhe bilancin tregtar sipas grupmallrave për vitin 2016. Sipas të dhënave të analizuara, peshën më të lartë të eksporteve të vendit tonë e zë kategoria “Tekstile dhe këpucë”, e cila zë rreth 44% të totalit të eksporteve. Nga 243.5 miliardë lekë që shënojnë eksportet totale në vitin 2016, 106.6 miliardë lekë janë eksporte të kategorisë “Tekstile dhe këpucë”. Eksportet e kësaj kategorie shtatë vitet e fundit janë rritur mesatarisht me 12% çdo vit.

Një tjetër grupmallrash me vlerë të konsiderueshme eksporti është kategoria “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”. Vlera e eksportit të kësaj kategorie është rritur mesatarisht 30% çdo vit në vitet 2010-2013, për të pësuar rënie me 22% mesatarisht çdo vit në vitet 2014-2016. Në vitin 2016 Shqipëria ka eksportuar 46.6 miliardë lekë minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike.

Burimi: file:///C:/Users/c.r.c/Downloads/Raporti_Statistikor_janar_17.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   


Burimi: file:///C:/Users/c.r.c/Downloads/Raporti_Statistikor_janar_17.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania 


Burimi: file:///C:/Users/c.r.c/Downloads/Raporti_Statistikor_janar_17.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në rastin e importeve, dallojmë dy grupmallra kryesore që zënë peshën më të lartë, përkatësiht “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” (23%) dhe “Ushqime, pije, duhan” (17%).

Në vitin 2016, vlera e importeve për çdo grupmallrash ka pësuar rritje krahasuar me vitin paraardhës, përveç kategorisë “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike”, e cila ka pësuar rënie me 17%.


Burimi: file:///C:/Users/c.r.c/Downloads/Raporti_Statistikor_janar_17.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në bilancin tregtar sipas grupmallrave, kemi një bilanc negativ për të gjithë grupmallrat me përjashtim të kategorisë “Tekstile dhe këpucë”. Vlerat më të larta të deficitit tregtar realizohen nga grupmallrat Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi; Ushqime, pije, duhan; dhe Produkte kimike dhe plastike.

Bilanci tregtar sipas grupmallrave, 2010-2016 (Në mln lekë)



Burimi: file:///C:/Users/c.r.c/Downloads/Raporti_Statistikor_janar_17.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: file:///C:/Users/c.r.c/Downloads/Raporti_Statistikor_janar_17.pdf   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në shtatë vitet e fundit në Republikën e Shqipërisë ka rezultuar një bilanc tregtar negativ me deficit rreth 300 miliardë lekë çdo vit.

Kontribuoi: Griselda Rruci