Open Data Albania ka përditësuar të dhënat mbi eksportet sipas destinacionit, importet sipas origjinës dhe bilancin tregtar pwr vitin 2014. Bilanci Tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të shitura apo kryera jashtë vendit, ndërsa importet  përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të blera apo kryera nga vendet e tjera.

Në vitin 2014, vlera e eksporteve të vendit tonë u rrit me 3.8% krahasuar me një vit më parë. Por ecuria pozitive e eksporteve, është më e vogël se rritja e importeve. Në vitin 2014, vlera e importeve ishte rreth 8.5% më e lartë se një vit më parë. Bilanci tregtar i Republikës së Shqipërisë për vitin 2014 ishte -297 miliard lek lekë, rreth 9.4% më i lartë se në vitin 2013.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në ecurinë negative të bilancit tregtar të Republikës së Shqipërisë, ndikim të madh kanë bilancet e konsiderueshme negative tregtare me vende si Greqia, Italia, Kina, Turqia, Gjermania, Zvicra, Serbia, SHBA-ja dhe Rusia.  Për vitin 2014, vëmë re që bilanci tregtar me Italinë është përmirësuar, duke pësuar një ulje me 40%. Ndërsa me vendet e tjera të lartpërmendura bilanci tregtar negativ është thelluar. Nga ana tjetër, vendi ynë ka një bilanc tregtar pozitiv të konsiderueshëm me vende si Malta, Spanja, Kosova, Mali i Zi.

Bilanci tregtar sipas vendeve, 2010-2014


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Destinacioni kryesor i eksporteve të Republikës së Shqipërisë është Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është rritur vit pas vit, ku në vitin 2014 vlera këtyre eksporteve zuri rreth 52% të vlerës totale të eksporteve. Destinacione të rëndësishme të eksporteve janë edhe vendet e BE, vendet e rajonit, Kina dhe SHBA. Për vitin 2014, kemi një rënie të konsiderueshme të eksporteve drejt vendeve si Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Zvicra, Kina. Ndërsa drejt vendeve si Kosova, Maqedonia, Turqia, Greqia, Austria, Egjipti vlera e eksporteve ka pësuar rritje gjatë vitit 2014.

Vlera e eksporteve sipas destinacioneve, 2010-2014
(Në mln lekë)



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vendi ynë importon mallra dhe shërbime nga vende të ndryshme, duke filluar që nga vendet fqinje e deri tek kontinentet më të largëta. Importet më të mëdha vijnë nga vendi fqinj Italia, megjithëse për vitin 2014 importet nga Italia janë ulur duke zënë rreth 30% të vlerës së importeve. Pjesë të rëndësishme të importeve zënë edhe importet që vijnë nga Greqia, Kina, Turqia, Gjermania, Serbia, Zvicra, Spanja, USA, Rusia, Kanadaja, Austria ku duhet theksuar fakti që vlera e importeve për secilin nga vendet e përmendura ka pësuar rritje në vitin 2014.

Vlera e importeve sipas vendeve, 2010-2014

(Në mln lekë)



Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2014, rreth 77% e vlerës së eksporteve të Republikës së Shqipërisë kishin si destinacion vendet e Bashkimit Europian. Pothuaj e njëjta strukturë paraqitej edhe një vit më parë. Në rastin e importeve, rreth 62% të vlerës së tyre vijnë nga vendet e Bashkimit Europian për vitin 2014,duke mbajtuar të njëjtat raporte si në vitin 2013.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Kontribuoi: Ina Baja