Open Data Albania po përditëson të dhënat mbi eksportet sipas destinacionit, importet sipas origjinës dhe bilancin tregtar për vitin 2016. Bilanci Tregtar mat diferencën midis vlerës së eksporteve dhe importeve për një ekonomi. Eksportet përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të shitura apo kryera jashtë vendit, ndërsa importet  përfaqësojnë vlerën e gjithë mallrave, shërbimeve të blera apo kryera nga vendet e tjera.

Në vitin 2016, vlera e eksporteve të vendit tonë u rrit me vetëm 0.13% krahasuar me një vit më pare, ndërkohë që importet në të njëjtin vit janë rritur me 6.4%. Bilanci tregtar i Republikës së Shqipërisë për vitin 2016 ishte -336 miliard lekë, pra bilanc negativ rreth 11.4% më i lartë se në vitin 2015.

Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Në ecurinë negative të bilancit tregtar të Republikës së Shqipërisë, ndikim të madh kanë bilancet e konsiderueshme negative tregtare me vende si Gjermania, Rusia, Kina, Italia, Greqia, Zvicra, Venezuela dhe Brazili.  Për vitin 2016, vëmë re që bilanci tregtar me Italinë dhe Zvicrën është përmirësuar, duke pësuar një ulje me 11% dhe 16%. Ndërsa me vendet e tjera të lartpërmendura bilanci tregtar negativ është thelluar. Nga ana tjetër, vendi ynë ka një bilanc tregtar pozitiv të konsiderueshëm me vende si Malta, Kosova dhe Serbia.

Bilanci tregtar sipas vendeve, 2010-2016 (Në mln lekë)



Burimi: INSTAT
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Për vitin 2016, rreth 80% e vlerës së eksporteve të Republikës së Shqipërisë kishin si destinacion vendet e Bashkimit Europian. Pothuaj e njëjta strukturë paraqitej edhe një vit më parë. Në rastin e importeve, rreth 63% të vlerës së tyre vijnë nga vendet e Bashkimit Europian për vitin 2016,duke mbajtur të njëjtat raporte si në vitin 2015.


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; INSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   


Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; INSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Destinacioni kryesor i eksporteve të Republikës së Shqipërisë është Italia. Vlera e eksporteve drejt Italisë është rritur vit pas vit, përveç vitit 2015. Në vitin 2016 vlera eksporteve drejt Italisë zuri rreth 55% të vlerës totale të eksporteve. Destinacione të rëndësishme të eksporteve janë edhe vendet e BE, vendet e rajonit, Kina dhe SHBA.

Për vitin 2016, kemi një rënie të konsiderueshme (mbi tre miliardë lekë) të eksporteve drejt vendeve si Spanja, Kosova, Turqia dhe Malta. Ndërsa drejt vendeve si Italia, Rumania dhe Greqia vlera e eksporteve ka pësuar rritje (mbi 1.5 miliardë lekë) gjatë vitit 2016.

Vlera e eksporteve sipas destinacioneve, 2010-2016 (Në mln lekë)

Burimi:http://databaza.instat.gov.al/pxweb/sq/DST/START__FT__FTY/FTY004/table/tableViewLayout2/?rxid=b6c4ea95-95d1-40bf-be94-2da938ae672b
Komente dhe Analiza: Open Data Albania


Burimi:http://databaza.instat.gov.al/pxweb/sq/DST/START__FT__FTY/FTY004/table/tableViewLayout2/?rxid=b6c4ea95-95d1-40bf-be94-2da938ae672b
Komente dhe Analiza: Open Data Albania

Vlera e importeve sipas vendeve, 2010-2016

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; INSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Burimi: Drejtoria e Përgjithshme e Doganave; INSTAT   
Komente dhe Analiza: Open Data Albania   

Vendi ynë importon mallra dhe shërbime nga vende të ndryshme, duke filluar që nga vendet fqinje e deri tek kontinentet më të largëta. Importet më të mëdha vijnë nga vendi fqinj Italia, duke zënë rreth 29% të vlerës së importeve.

Pjesë të rëndësishme të importeve zënë edhe importet që vijnë nga Gjermania, Kina, Greqia, Turqia, Serbia, Spanja, Franca, SHBA etj. Megjithë peshën e konsiderueshme importet nga Serbia, Franca, Rusia e SHBA-të janë pakësuar krahasuar me vitin paraardhës.

Kontribuoi: Griselda Rruci