Kur e gjithë Shqipëria ishte e kapluar nga ethet elektorale të zgjedhjeve të 25 qershorit, qeveria ka vijuar punën e saj, në atë çfarë e karakterizuar qartë gjatë katër viteve në dhënien e koncesioneve. Vetëm për qershorin dhe korrikun janë në proces prokurimi 5 koncesione. Këtë e bën të ditur portali Open Data Albania,  i cili bën të ditur se këto procedura nuk janë të zbardhura në faqen e ATRAKO Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve Ministria e Ekonomisë. Pasaportën për prokurimin koncesionar ju mund ta gjeni në faqen Open Data Albania, regjistri koncesionar.

Ato janë për pesë hidrocentrale në pesë kaskada dhe lugina të ndryshme të vendit. Konkretisht: 1. Me afat 35 vite Hidrocentrali Thanë, pritet të tenderohet duke hapur ofertat në datën 17 korrik. Procedura është për prokurim është shpallur në datën 15 qershor me firmë të sekretari të përgjithshëm të ministrisë së energjetikës zotit Koli Bele. Pasaportën e këtij prokurimi sikurse kritere dhe dokumente të shpalljes së prokurimit i gjeni në regjistrin koncensionar të realizuar tek Open Data Albania.

Link http://open.data.al/opencorporate/agreements/NjoftimikontratesHidrocentraliThane.pdf

Hidrocentrali tjetër është mbi Lumin Shalë (Theth) me afat shfrytëzimi 35 vjet i formës Bot. Ky koncesion është shpallur në datën 27 qershor dhe dokumentat nga konkurrentët në tender do të dorëzohen në datën 25 Korrik. Nënshkrues i dokumentacionit dhe njoftimit është po sekretari i përgjithshëm i Autoritetit Prokurues. Dokumentacionin e tenderit ju mund ta gjeni në regjistrin për koncesionet në portalin e ndërtua nga shoqëria civile për Open Data Albania Link:  http://open.data.al/sq/corporates/vieë/id/REF-18430-/cat_id/1

Hidrocentrali Lusa është një tjetër koncesion hidrik i shpallur në muajin qershor për të përfunduar dorëzimi i ofertave për tenderim në Korrik. Link http://open.data.al/sq/corporates/vieë/id/REF-17795-/cat_id/1

Hidrocentrali tjetër është në Kukur (jug lindje) dhe ka afat 25 vite, tenderi për prokurimin e tij mbyllet në datën 10 korrik Link tek Open Data Albania: http://open.data.al/opencorporate/agreements/Njoftimi_kontrates_Hidrocetrali_Kukur.pdf

Hidrocentrali Gojan është në luginën e lumit Fan i Madh. Edhe ky hidrocentral shpallet me firmën e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë dhe gara për përcaktimin e fituesit është 31 Korriku.