Për Aranita Brahaj nga Open Data Albania bamirësia në fushtë elekorale nga politikanë është një korrupsion elektoral. E ftuar në “Tonight Ilva Tare” Brahaj tha se ka pasur disa raste kur deputetë kanë rikonstrukturuar shtëpi, apo kanë dhënë pako me ushqim gjatë muajit ramazanit, që përkonte edhe me fushatën elektorale.

Aranita Brahaj: Dikush që ka një shtëpi dhe pret t’ia restaurojnë. Sa foto kemi sjellë në formën promocionale, deputetë bamirës të cilët kanë vajtur dhe kanë rregulluar shtëpi në Dibër. Sa foto kemi në rrugët kryesore të Shkodrës ku një forcë elektorale dhuronte pako me ushqime për muajin e Ramazanit dhe sa video na kanë ardhur dhe nga burgjet për njerëz të cilët thoshin: Ne jemi në burg, kemi një fatkeqësi jetësore dhe në burg nuk lejohen videot dhe ju bëjmë thirrje njerëzve të mbështesin këtë kandidat sepse ky kandidat na ka mbështetur familjet. Atëhere fenomeni dhe elementi është shumë i qartë.

Tare: Ku është ajo ndarja korruptive e dikujt që ndihmon…

Aranita Brahaj:
S’ka, në një fushatë elekorale nuk ka. Ajo që quhet bamirësi elektorale është korrupsion elektoral për mendimin tim.