Në Rubrikën Para dhe Pushtet, portali Open Data Albania ka publikuar deklaratat e pasurisë për 6 Ministrat Teknik dhe zv.kryeministren që shërbyen gjatë fushatës zgjedhore 2017.

Këta ministra u propozuan nga partia më e madhe opozitare për të qeverisur në mënyrë neutrale dhe për të garantuar mos përdorim të administratës dhe aseteve publike, në procesin e fushatës zgjedhore. Deklarimi i pasurisë është detyrim për personat publik nga momenti që marrin detyrën deri në përfundim të saj.

Në këtë deklaratë duhet të evidentohen të gjitha asetet me pasuri të paluajtshme, pasuri të pritshme, likuiditete, kredi debi, automjete, sende me vlerë dhe para Kesh në momentin e deklarimit. Gjithashtu subjekti evidenton edhe burimin e krijimit të pasurisë përmes të ardhurave nga puna, trashëgimitë, dëmshpërblimet, fondet e kujdesit sipas siguracioneve, lojërat e fatit, qiradhëniet, dhuratat, rivlerësimet apo të tjera forma të fitimit dhe begatimit personal. Konkretisht deklaratat e vendosura në portalin tonë janë deklarata fillestare për 4 subjekte dhe deklarata vjetore për tre subjekte të tjera:

1. Ledina MANDIA (vjetore 2016).

2. Arben BEQIRI (përpara marrjes së detyrës)

3. Xhuljeta KËRTUSHA (përpara marrjes së detyrës)

4. Dritan DEMIRAJ (përpara marrjes së detyrës)

5. Helga VUKAJ(përpara marrjes së detyrës)

6. Gazment BARDHI (vjetore 2016)

7. Mirela KARABINA (vjetore 2016)