Një pasuri e madhe e paluajtshme është në pronësi në kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dakos. 
Duke iu referuar pasurisë që ka deklaruar në vitin 2016 ai renditet një nga kryebashkiakët më të pasur shqiptarë. 
Sipas portalit “Open Data” pronën me  vlerë më të madhe që  ka Dako në pasurinë e tij është një pallat në pronësi të tij. Pallati 11 katësh me sipërfaqe totale 3 640 m2 në vlerën 72 000 000 lekë  është 100% në pronësi të Vangjush Dakos.
Prona tjetër e rëndësishme e Dakos është një toke truall me sipër 1 800 m2 në vlerën 50 000 dollar. Një tjetër pronë e paluajtshme e kryetarit Dako që është në pronësinë e tij të plotë është  një apartament me sip. 130 m2 në vlerën 40 000 dollar.
Gjithashtu, Dako është pronar i dy magazinave. Njëra me sipërfaqe 187 m2 që është bashkë me  një trualli me sipërfaqe 539 m2 në vlerën 550 000 lekë. Po ashtu është pronar i një magazine tjetër me sipërfaqe 300 m2 në vlerën 500 000 lekë.  
Përsa i përket llogarive bankare ai ka deklaruar se ka dy llogari bankare me vlera: 140 000 lekë dhe 
 4 000 euro. 
 Më poshtë keni të renditur të gjithë pasurinë e kreut të Bashkisë Durrës, ku nuk mungojnë as makinat luksoze, ku kanë pronësi dy të tilla.