Spending Data Albania ka publikuar deklaratat e pasurisë së kryebashkiakëve të vendit. Sa i përket Luiza Mandit, kryebashkiakes së Libohovës, sipas deklarimit që ajo ka bërë në ILDKPI, pasuria e saj gjatë vitit 2016 rezulton të mos këtë pësuar ndryshim me deklarimin fillestar kur mori drejtimin e Bashkisë Libohovë.
Në deklaratën e pasurisë janë përfshirë edhe personat e familjes së saj; bashkëshorti dhe dy fëmijët.
Deklarimi fillestar në momentin kur nisi detyrën si kryebashkiake.
Pasuri të paluajtshme
1) Pronare me 50 % e një ap. me sip. 71.6 m2 në Libohovë, vlera 18 520 lekë.
2) Pronare me 50 % e një kati shtesë me sip. 40 m2.
3) Pronare me 50 % e një trualli me sip. 300 m2 dhe një vile 3-katëshe mbi këtë truall, në Shkozë, Tiranë, vlera 3 000 000 lekë.
4) Bashkëshorti, pronar i një ap. me sip. 88.16 m2 në Tiranë, vlera 2 821 120 lekë.
5) Bashkëshorti, pronar me 25 % i një trualli me sip. 1257 m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër.
6) Bashkëshorti, pronar me 25 % i një trualli me sip. 1050 m2 në Peshkëpi e Poshtme, Gjirokastër.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)
1) Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 909 952 lekë.
2) Depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 200 007 lekë.
3) Gjendja cash, 1 200 000 lekë.
4) Bashkëshorti, depozitë bankare në një bankë të nivelit të dytë, 3 000 euro.
Automjete
1) Bashkëshorti, pronar i një makine “Volsëagen Golf 2”, vlera 150 000 lekë.
2) Bashkëshorti, pronar me 50 % i një makine “Volsëagen Golf 5”, vlera 500 000 lekë.
3) Djali, pronar me 50 % i një makine “Volsëagen Golf 5”, vlera 500 000 lekë.
Deklarata e pasurisë për vitin 2016
Të ardhura nga Paga dhe Shpërblimet
Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Libohovë, 738 952 lekë.
Të ardhura nga Bonuse
Të ardhura nga dieta, 148 400 lekë.
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare
Vajza, Elektra, të ardhura nga paga si mjeke në Qendrën Shëndetësore Libohovë, 373 793 lekë