Një lajm është pasqyruar gjerësisht sot në media lidhur me pasurinë e Voltana Ademit.
Sipas Spending Data Albania, ardhja në krye të Bashkisë në vitin 2015 i ka sjellë Ademit një sërë privilegjesh e deri tek pasuri të patundshme që i ka lëshuar me qira. Ademi ka rritur pasurinë  e saj në mënyrë progresive dhe të pandalshme që pas vitit 2015, ndërsa vërehet diferenca me vitet e mëparshme nisur që nga viti 2004 kur ajo ushtron detyrën e saj si prefekte e qarkut të Shkodrës. Kështu, sipas Spending Data Albania, në rubrikën e saj “Para dhe Pushtet” ka publikuar të dhëna mbi deklarimin pasuror për vitin 2016 të kryebashkiakëve të vendit.
Në pasurinë e deklaruar nga Ademi vihet re një rritje e të ardhurave, nisur që pas vitit 2013, kur ajo mori postin e deputetes. Me marrjen e kësaj detyre, Ademi ka rritur vlerën e pasurisë së saj duke pasur nën zotërim pasuri të patundshme dhe duke dhënë objekte dhe ndërtesa të ndryshme me qira. Ndërsa është bashkëpronare.
Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 20 m2, nga objekti me sip. 116.5 m2, 81 666 lekë. 2) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 35.34 m2, 120 000 lekë. 3) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 70 m2, 214 667 lekë.
Të tjera          
1) Bashkëpronare me 33,33 % e ap.banimi në Shkodër, sip. 64 m2, me kontratë shkëmbimi.
2) Bashkëpronare me 33,33% e ap. banimi në Shkodër, sip. 97 m2, me kontratë shkëmbimi.
3) Bashkëpronësi, njësi në Shkodër, sip.64 m2, me kontratë shkëmbimi.
4) Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer – 3 473 963 lekë, me principal 385 168 lekë, interesa 239 323 lekë.
Sipas Open Data Albania, kryetarët e 61 bashkive janë të zgjedhur për të drejtuar pushtetin vendor dhe si të tillë ata janë subjekt i detyrimit për deklarim të pasurisë pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesit.
Të dhënat janë publikuar në një version të lehtë për të bërë kategorizim shtesave apo pakësimeve pasurore në një hark viti. Burim për këtë informacion është deklarata e tyre pranë ILDKPKI e aksesuar në bazë të ligjit për të drejtën e informimit publik
Nga ana e saj Voltana Ademi ka reaguar përmes facebookut, ja postimi i saj:
Propaganda vijon të shpikë e të servirë lajme të rreme për emrin tim.
Sot u njoha me një tjetër fake news nga njëri prej kazanëve të pushtetit, ku më përmend mua si person që paskam përfituar 10 pasuri të paluajtëshme në kohën që jam në krye të Bashkisë së Shkodrës.
Asgjë nuk është e vërtetë.
Çdo pasuri e imja është e deklaruar, por ajo që është më e rëndësishme është fakti se këto pasuri i gëzoj për shkak të trashëgimisë familjare e këto i kam të faktuara me dokumentacionin përkatës si pasuri të trashëguara nga gjyshi im dhe i bashkëshortit tim.
Unë e kuptoj që pushteti është mësuar të vendosë pasuri kriminale e korruptive e të njëjtën gjë pretendon t’ia faturojë kujtdo që është në shërbim të qytetarëve.
Ky nuk është rasti ku pasuria është vënë përmes skemave të paligjshme por përmes trashëgimisë e ligjsmërisë
Bashkëngjitur po iu përcjell të gjitha pasuritë të cilat i kam trashëguar në mënyrë të ligjshme nga të parët e mi.
Për më tepër mund të verifikoni pranë ILDKP.
1 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi dhe znj. Jetmira Ademi: 1/3 pjesë te Apartamentit me sipërfaqe 64 (gjashtëdhjetë e katër) m2, Apartament me sipërfaqe 97 (Nëntëdhjetë e shtatë) m2, në Shkodër,
Pjesë e pronës së gjyshit tim, të ndjerit gjyshit tim Fasli Ademi, nga fabrika me e njohur e duhanit ne Shqiperi, Fabrika “Tarabosh”, pronë e familjes.
2 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, dhe të tjerë trashëgimtarë Ademi, 1/6 pjesë te Njësise tregëtare me sipërfaqe totale 77 (gjashtëdhjetë e katër) m2, Pjesë e pronës së gjyshit tim, të ndjerit gjyshit tim Fasli Ademit, nga fabrika me e njohur e duhanit ne Shqiperi, Fabrika “Tarabosh”.
3 – Në bashkëpronësi me Kydrete Ademi, Jetmira Ademi: 1/3 pjesë të Njësisë tregtare me siperfaqe totale me 116.5 m2, (pjesë e objektit të njohur ne Shkoder si ish Hotel, apo ish Fashoja- prone e ndërtuar nga gjyshi Fasli Ademi e Rexhep Ademi.
4 – Në bashkëpronesi me Kydrete Ademi, Jetmira Ademi: 1/3 pjesë të Njësisë tregtare me sipërfaqe totale 35.34 m2. Pjesë e objektit të njohur ne Shkoder si ish Hotel, apo ish “Fashoja”- prone e ndërtuar nga Fasli Ademi e Rexhep Ademi.
5 – Në bashkëpronësi me znj.Domenika Mjeda, z.Fran Mjeda dhe z.Paulin Mjeda, Shtëpi banimi me sipërfaqe 114 m2 në lagjen Arra e madhe, Shkodër. Pronë e trashëguar nga i ndjeri Nush Mjeda (vdekur në shkurt të 1977).
6 . Në bashkëpronësi me Domenika Mjeda, Fran Mjeda dhe Paulin Mjeda, Njësi tregtare me sipërfaqe 55 (pesëdhjetë e pesë) m2 në lagjen Arra e madhe. Pronë e trashëguar nga i ndjeri vjehrri im Gjon Mjeda – vdekur më 25 janar 2008).
7 – Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, 1/6 truall dhe objekt i ndërtuar me leje. Pjesë e pronës truall të ish Hotelit- prone e ndërtuar nga Fasli (vdekur në janar 1941) e Rexhep Ademi).
8- Në bashkëpronësi me znj. Kydrete Ademi, Znj.Jetmira Ademi, 1/3 Pasuri tokë me sipërfaqe 410 m2. Pronë e trashëguar nga i ndjeri babai im Vehbi Ademi (vdekur më 3 Maj 2009 ).
9- Në bashkëpronësi me trashëgimtarët e Fasli e Rexhep Ademi (14 familje trashëgimtarë Ademi), 1/30 pjesë pasuri tokë me sipërfaqe rreth rreth 22000 m2 (pjesërisht e zënë forcërisht). Pronë e trashëguar nga i ndjeri gjyshi im Fasli (vdekur në janar 1941) dhe i ndjeri Rexhep Ademi.
10 – Në bashkëpronësi me trashëgimtarë Ademi, 1/24 pronë truall me sipërfaqe 300 m2. (Pronë e trashëguar nga i ndjeri babai im Vehbi Ademi (vdekur më 3 Maj 2009 ).