Mëngjesin e së premtes, rreth 60 të adoleshentë, nxënës në gjimnazit e Shupenzës të Bulqizës, u asfiksuan nga një rrjedhje e gazit të kaldajës që shërbente për ngrohje.

Në orët që pasuan situata u përkeqësua, pasi njëri nga nxënësit e asfiksuar u transportua me urgjencë drejt kryeqytetit për mjekim të specializuar, pasi gjendja e tij u bë kritike.

Ditën e djeshme, Aranita Brahaj, pjesë e Open Data Albania, ka publikuar në faqen e saj në Facebook, të dhënat mbi riparimin e sistemit të kaldajës në këtë shkollë.

Të dhënat në fjalë, zbulojnë se tenderi për rikonstruksionin kap vlerën e 720 milionë lekëve të vjetra. Ky tender është fituar nga kompania “Ndregjoni shpk”.

Kjo firmë është renditur e gjashta në ofertën nga më e ulëta. Në këtë tender kanë marrë pjesë 7 operatorë, 6 prej të cilëve janë skualifikuar.