Kryetarët e disa prej 61 bashkive, sfidojnë edhe njerëzit e politikës dhe gjyqësorit, sa i përket posedimit të pasurive të paluajtshme. Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Melaim Damzi, rezulton pronarë me 88 % i një fabrike për prodhimin e ujit me gaz, me sipërfaqe 275 m2 + truall me sipërfaqe 1500 m2. Damzi ka në pronësi edhe dy apartamente. Kryetari i Bashkisë së Vorës, Fiqiri Ismaili, është pronar me 70% i një sere për prodhim fidanësh me sipërfaqe 3 000 m2, në Prezë, me vlerë 33 000 000 lekë. Ismaili është gjithashtu pronar i Agroblend, kompanisë më të madhe në vend për farërat bujqësore.

 

Fiqiri Ismaili posedon mbi 19 pasuri të tjera të paluajtshme si dhe deklaron dhjetëra mijëra USD të ardhura në vit. Bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë Divjakë Fredi Kokoleshi, është pronare e një kantine vere. Ndërsa bashkëshorti i kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, thotë se ka porositur ndërtimin e një lokali me vlerë 435 820 euro si dhe ka në pronësi një ofiçinë, në lagjen nr. 1 Roskovec. Çifti ka në pronësi dhjetëra pasuri të paluajtshme. Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, ndër të tjera deklaron se është pronar i një pallati 11-katësh, me sipërfaqe totale 3 640 m2, në vlerën 72 000 000 lekë. Gjithashtu, Dako ka në pronësi një Mercedes Benz me vlerë 25 mijë euro. Kryetari i Bashkisë së Laçit, Artur Bardhi, deklaron se ka blerë në vitin 2010, një makinë tip BMW X5, në vlerën 41 000 euro.

Bardhi thotë se është bashkëpronar me 50% i një shtëpie banimi 3-katëshe me sipërfaqe 500 m2, dhuratë nga babai, në vlerën 18 150 000 lekë. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu, thotë se ka në pronësi një “Audi Q7”, por me vlerë për vetëm 700 000 lekë. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Vorës, Dritan Leli, është pronar me 50 % i një autoveture “Land Rover”, me vlerë 35 000 euro. Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, deklaron një makinë me vlerë 21 mijë euro. Edhe kreu i bashkisë së Finiqit deklaron benz 20 500 euro. Miranda Rira, kryetarja e Bashkisë Përrenjas, deklaron Fuoristradë në vlerën 10 000 euro. Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu ka blerë një veturë tip Peuge 9 mijë euro, ndërsa thotë se i ka marrë borxh kunatit 29 mijë euro.

Kryebashkiakët me fabrika dhe makina të shtrenjta

Melaim Damzi, kryebashkiak i Bulqizës

Pronar me 88 % i një fabrike për prodhimin e ujit me gaz me sipërfaqe 275 m2+ truall me sipërfaqe 1500 m2, vlera 15 500 000 lekë. Apartament me sipërfaqe 67 m2, në Peshkopi, vlera 3 500 000 lekë. Apartament me sipërfaqe 89 m2 në Tiranë, vlera 8 400 000 lekë.

Fiqiri Ismaili, kryetari i Bashkisë së Vorës

Pronar i shoqërisë Agroblend shpk me kapital themeltar në vlerën 100 000 lekë. Kredi bankare për investime në vlerën 370 000 dollar. 6 000 000 lekë tërheqja e divident tek Agroblend për 2016, kaluar tek llogaria e bashkëshortes.

Bashkëpronar me 70% i një sere për prodhim fidanesh me sipërfaqe 3 000 m2, në Prezë, në vlerën 33 000 000 lekë. Pronar me 100% i një ndërtese 2- katëshe me sipërfaqe 829.4 m2, në Vorë, në vlerën 76 000 000 lekë. Pronar me 100% i një truall ndërtimi me sipërfaqe 2 457 m2, në Vorë, në vlerën 3 200 000 lekë. Bashkëpronar me 50% i një toke vreshtë me sipërfaqe 2 000 m2, në Tiranë, në vlerën 1 800 000 lekë.

Artur Bardhi, kryetari i Bashkisë Laç

Pronar me 100% i një veture tip BMË X5, blerë në vitin 2010, në vlerën 41 000 euro. Bashkëpronar me 50% i një shtëpie banimi 3-katëshe me sipërfaqe 500 m2, dhuratë nga babai, në vlerën 18 150 000 lekë.

Bashkim Shehu, kryetar i Bashkisë së Kukësit

Pronar i një makine “Audi Q7”, vlera 700 000 lekë.

Dritan Leli, kryetar i Bashkisë së Vlorës

Pronar me 50 % i një autoveture “Land Rover”, vlera 35 000 euro.

Vangjush Dako, kryetar i Bashkisë së Durrësit

Pronar me 100% i një pallati 11- katësh me sipërfaqe totale 3 640 m2 në vlerën 72 000 000 lekë. Pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz në vlerën 25 000 euro.

Fran Tuci, kryetari i Bashkisë Fushë-Arrës

Pronar i një lokali bar kafe me sipërfaqe 98.3 m2, blerë në vitin 1998 me vlerë 70 000 marka (kati i parë i objektit të njohur si Pallati i Luleve).

Fredi Kokoleshi, kreu i Bashkisë Divjakë

Bashkëshortja pronare me 100% e një kantine vere. Kokoleshi pronar një shtëpie 300 m2, , 5 400 000 lekë. toke arë 5 782 m2, toke bujqësore 7 910 m2, me 33.33% i një toke bujqësore 14 850 m2, në të cilën është ndërtuar vreshtë dhe bashkëpronar me 33.33% i një toke bujqësore. 6 570 m2, në të cilën është ndërtuar vreshtë në vlerën 3 15 000 lekë.

Gjon Gjonaj, kryetar i Bashkisë Pukë

Pronar me 50 % i një magazine frigorifer 10 000 m2, vendndodhja Laç, vlera 1 450 000 euro. Pronar me 34 % i një impiant për nxjerrje mermeri, Kukës, vlera 1 800 000 euro.Pronar me 50 % i Hotel-Turizmi, Pukë, vlera 1 650 000 euro.

Jorgo Goro, kryetar i Bashkisë Himarë

Veturë tip Volkswagen, blerë në vitin 2009, 21 000 euro.

Leonidha Hristo, kryebashkiak i Finiqit

Pronar i një autoveture “Mercedes Benz”, vlera 20 500 euro.

Majlinda Bufi, kryebashkiake e Roskovecit

Bashkëshorti zotërues i objektit “Oficina e re” plus kabine elektrike, lagje nr. 1 Roskovec 600 m2 + 12 m2. Bashkëshorti zotërues i truallit të ofiçinës me sipërfaqe 1509 m2. Bashkëshorti porosi për ndërtim lokali, vlerën 435 820 euro.

Miranda Rira, kryetarja e Bashkisë Përrenjas

Fuoristradë në vlerën 10 000 euro, apartament 60.54 m2 në Tiranë, apartament 96.09 m2 në Tiranë.

Xhelal Mziu, kryetari i Bashkisë së Kamzës

9 000 euro kredi bankare për blerje veture tip Peuge. 29 994 euro marrë hua vëllait të bashkëshortes.

Fatos Tushe, kryetari i Bashkisë Lushnje, pasuria 2016

Paga si kryetar i Bashkisë Lushnje, 1 238 754 lekë. Të ardhura nga shpenzime të rimbursueshme për telefon dhe transport, 480 000 lekë. Bashkëshortja, Znj. Blerta Tushe, të ardhura nga paga, 56 968 lekë. Të ardhura nga shitja e veturës tip Daimler Chrysler, 3 500 euro. Shlyer në vitin 2016 -15 560 euro për kredi bankare marrë më 04.03.2008 me principal 183 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe këst mujor 1 256 euro. Detyrimi i mbetur më 31 dhjetor është 125 736 euro.

Pasuri të mëparshme

Pronar me 100% i një shtëpie banimi 2-katërshe me sip. 118 m2 në Lushnjë e hipotekuar, në vlerën 3 500 000 lekë. Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 60 m2 në Durrës, blerë më 10.04.2004, në vlerën 1 900 000 lekë. Pronar me 100% i një lokali me sip. 28.6 m2 në Lushnjë, blerë më 05.03.2010, në vlerën 1 720 590 lekë. Pronar me 100% i një lokali me sip. 79 m2 në Lushnjë, blerë më 05.03.2010, në vlerën 4 752 680 lekë.

Pronar me 100% i një ap. banimi me sip. 70.38 m2 në Lushnjë, blerë më 05.03.2010, në vlerën 2 822 731 lekë. Bashkëpronar me 50% i një toke me sip. 500 m2 në Voskopojë, blerë më 26.04.2006, në vlerën 1 500 000 lekë. Pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz, blerë më 23.01.2006, në vlerën 850 000 lekë.

Dhënë hua në vlerën 70 000 euro një personi fizik nëpërmjet një kontrate huamarrje nënshkruar më 31.12.2009 për shumën 40 000 euro dhe një kontrate tjetër huamarrje nënshkruar më 12.03.2010 për shumën 30 000 euro. Kredi bankare marrë më 12.02.2008 në bankë të nivelit të dytë me principal 185 000 euro, afat shlyerje 20 vjet dhe interes 5%.(Shqiptarja.com)

REMOTE_ADDR:[]