Çështja Balili u hap sërish si debat politik. Ishte Erion Braçe ai që akuzoi në Parlament se ish-ministri i LSI, Panariti i ka dhënë 20 ha tokë Klement Balilit, i njohur si baroni i drogës dhe në kërkim policor prej një viti.
Sakaq në media publikohen të tjera fakte interesante rreth përfitimit të Balilit nga kontratat me shtetin. Kështu sipas të dhënave të Open Data, kompania Balili-CO rezulton fituese e një kontrate në Parkun Kombëtar të Butrinit. 
Kontrata fituese ka si qëllim ruajtjen me anë policisë private të Parkut.
OpenData ku vihet re se kompania ka fituar tenderin dhe ka lidhur kontratën me Parkun e Butrintit më 1 Prill 2017. Kontrata mes kompanisë së sigurit dhe Parkut Kombëtar të Butrintit, vlerë e mbrojtur nga UNESCO është firmosur nga ministrja Kumbaro.
 
Nga të dhënat publike rezulton se kjo kompani ka fituar disa dhjetëra tenderë dhe në drejtoritë e tatimeve, OSHEE, etj.