Kompania “Balili & co”, e cila administrohet nga vëllai i Klemend Balilit, ka kryer 297 transaksione me vlerë 940 milionë lekë, kjo të paktën sipas të dhënave të Open Data.
Kompania në fjalë merret me sigurinë fizike të institucioneve dhe ajo që të bën përshtypje është fakti se mes kontratave të shumta është edhe ajo me Prokurorinë e Sarandës dhe atë Gjirokastrës, të cilat kanë lidhur marrëveshje me “Balili & Co”.
Vetëm dy javë pas thirrjes së Ambasadorit Amerikan Donald Lu i cili më 14 dhjetor 2016 kërkoi publikisht arrestimin e Klement Balilit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve i dha kompanisë “Balili Co” 7 mijë dollarë shtesë mbi kontratën 35 mijë dollarëshe për ruajtjen e godinës në Sarandë, raporton Fax News.
Kjo kompani u ofronte shërbime insitucioneve më të rëndësishme shtetërore. Transaksioni i fundit sipas dokumenteve të publikuara është bërë më 14 dhjetor të këtij viti.
Fatura prej 1.4 milionë lekë të vjetra iu likujdua Balilajve më 14 dhjetor të këtij viti.  Ky likudim u bë nga Bashkia e Sarandës.
“Sipas një llogarie të bërë nga ana jonë rezulton se kompania “Balili.co”, vetëm dy vitet e fundit, për ruajtjen e parkut të “Butrinit”, fitoi 82 miliolë lekë të vjetra nga ministria e Kulturës. Një tjetër insitucion që ka blerë shërbimet e kompanisë “Balili&Co”.
Bëhet fjalë për Ministrinë e Bujqësisë. Për një hark kohor të dy viteve 2015-2017, për ruajtjen e rezervateve të midhjeve në parkun e “Butrintit” në Sarandë, Ministria e Bujqësisë ka derdhur rreth 13.7 milionë lekë për këtë kompani.
250 milionë të vjetra janë derdhur për kompaninë “Balili. co”, kundrejt shërbimit të ruajtjes së këtyre insitucioneve shtetërore. Ajo që na bën përshtypje është se këto institucione që po gjurmojnë Kelmend Balilin vijojnë të blejnë shërbime nga vetë vëllai i tij, Bashkimi në emër të kompanisë në fjalë.
Kompania ka gjithashtu për detyrë ruajten e disa spitaleve në jug të vendit, ku kishin lidhur kontrata me ministrisë e Shëndetësinë. Bëhet fjalë për spiatlet e Përmetit dhe Delvinës.
Ndërsa për ruajtjen e disa rezervateve në harkun kohor 2015-2017 kompania “Balili& Co” fitoi 7.6 milionë lekë nga Ministria Bujqësisë”, u shpreh gazetari Vija.