Open Data Albania ka renditur Kryebashkiak të Zgjedhur për mandat drejtues 2015-2019, sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2016. Analiza përkon vetëm me të ardhura të gjeneruara gjatë 12 muajve të vitit 2016 dhe të deklaruara pranë Inspektoratit përkatës. Kryebashkiakët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit. Kryebashkiaku duhet të dorëzojë në fillim viti një Deklaratë ku bëhen të ditura të ardhura, shtesa apo pakësim të pasurisë për dymbëdhjetë muaj të vitit të fundit. Deklarimi bëhet brenda tremujorit të parë të vitit pasardhës, për ti lënë më pas vend depozitimit dhe verifikimit nga inspektorët e ILKDPKI.
Në hulumtimin e ODA është bërë renditja dhe kategorizimi sipas burimit të të ardhurave, e në fund për totalin e të ardhurave të krijuara në vitin 2016. Deklarimet e detajuara janë në rubrikën Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania. Transparenca dhe kontrolli publik përmes publikimit në format të mirë strukturuar, bëhet si pjesë e aktiviteteve të Projektit Para Pushtet dhe Polikë (MGP).
Renditja është bërë për disa kategori të ardhura dhe përfitime si: të ardhura nga angazhimi në detyrën e kryebashkiakut dhe angazhime të tjera profesionale; pjesëmarrje në borde apo komisione; të ardhura nga interesa bankare depozita, obligacione, bono thesari, tituj financiar dhe të tjera forma të aktivitetit financiar; të ardhura nga qiradhëniet; të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje ekonomike; të ardhura të personave të familjes; dhurata; hyrje financiare për shkak të shlyerjes së detyrimeve kontraktore; e të tjera kategori të ardhurash.
Të ardhura nga puna për Kryebashkiak, Viti 2016
 
Emri Mbiemri Pershkrimi Paga, Shpërblime dhe të ardhura nga puna (Leke)
Fatos TUSHE 1) Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Lushnje, 1 238 754 lekë.

2) Të ardhura nga shpenzime të rimbursueshme për telefon dhe transport, 480 000 lekë.

1,718,754
Erion VELIAJ Të ardhura neto nga paga si Kryebashkiak, 1 555 204 lekë. 1,555,204
Voltana ADEMI 1) Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Shkodër, 1 290 024 lekë.

2) Të ardhura nga rimbursim shpenzime jashtë vendit, 1 270 euro.

1,466,554
Qazim SEJDINI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Elbasan, 1 397 956 lekë. 1,397,956
Vangjush DAKO Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Durrës, 1 397 528 lekë. 1,397,528
Fredi KOKONESHI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Divjakë, 1 385 274 lekë. 1,385,274
Armando SUBASHI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Fier, 1 366 758 lekë. 1,366,758
Dritan LELI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Vlorë, 1 306 824 lekë. 1,306,824
Fran FRROKAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Lezhë, 1 300 281 lekë. 1,300,281
Xhelal MZIU Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Kamëz, 1 272 325 lekë. 1,272,325
Florjana KOKA 1) Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Sarandë, 1 003 393lekë.

2) Të ardhura nga United Nations Development për trajnim,255 euro.

3) Të ardhura nga dieta, 222 585 lekë.

1,261,423
Sotiraq FILO Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Korçë, 1 241 599 lekë. 1,241,599
Gëzim TOPCIU Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Maliq, 1 180 608 lekë. 1,180,608
Majlinda BUFI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Roskovec, 1 146 910 lekë. 1,146,910
Kastriot GURRA Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Librazhd, 1 140 000 lekë. 1,140,000
Bledjon NALLBATI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Devoll, 1 132 500 lekë. 1,132,500
Tonin MARINAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe, 1 126 620 lekë. 1,126,620
Zef HILA Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Vau Dejës, 1 114 745 lekë. 1,114,745
Eduart KAPRI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Pogradec, 1 098 003 lekë. 1,098,003
Zamira RAMI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, 1 097 483 lekë. 1,097,483
Artur BUSHI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Krujë, 1 096 620 lekë. 1,096,620
Ahilea DEÇKA Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Dropull, 1 087 556 lekë. 1,087,556
Bashkim SHEHU Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Kukës, 90 473 lekë në muaj ose 1 085 676 lekë për vitin 2016. 1,085,676
Selfo KAPLLANI 1) Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Kuçovë, 1 068 420 lekë.

2) Të ardhura nga dieta, 17 000 lekë.

1,085,420
Elvis RROSHI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Kavajë, 1 082 520
lekë.
1,082,520
Artur BARDHI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Kurbin, 1 052 480
lekë.
1,052,480
Agron KAPLLANAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Mallakastër, 1 011
012 lekë.
1,011,012
Petrit SINAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Berat, 1 010 051
lekë.
1,010,051
Juliana MEMAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Ura Vajgurore, 987
880 lekë.
987,880
Arif TAFANI 1) Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Belsh, 865 800
lekë./2) Të ardhura nga dieta, 118 500 lekë.
984,300
Durim RROSHI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Memaliaj, 963 635
lekë.
963,635
Edmond THEMELKO Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Pustec, 954 000 lekë. 954,000
Niko SHUPULI 1) Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Përmet, 822 240
lekë./2) Të ardhura nga dieta, 124 000 lekë.
946,240
Klement NDONI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Këlcyrë, 911 312
lekë.
911,312
Leonidha HRISTO Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Finiq, 910 920 lekë. 910,920
Ardian KOKOMANI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Shijak, 909 025 lekë. 909,025
Jorgo GORO Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Himarë, 892 920 lekë. 892,920
Ilia STEFO Të ardhura nga paga si Kirurg, 892 247 lekë. 892,247
Përparim SHAMETAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Selenicë, 888 000
lekë.
888,000
Luiza MANDI 1) Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Libohovë, 738 952
lekë./2) Të ardhura nga dieta, 148 400 lekë.
887,352
Rigels BALILI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Delvinë, 879 260
lekë.
879,260
Luljeta DOLLANI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Gramsh, 876 720 lekë. 876,720
Altin TOSKA Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Cërrik, 875 458 lekë. 875,458
Melaim DAMZI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Bulqizë, 875 420
lekë.
875,420
Miranda RIRA Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Përrenjas, 875 030
lekë.
875,030
Ndrec DEDAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Mirditë, 867 620
lekë.
867,620
Beqir NUREDINI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Rrogozhinë, 865 320
lekë.
865,320
Saimir HASALLA Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Peqin, 854 880 lekë. 854,880
Rajmonda BALILAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Patos, 850 512 lekë. 850,512
Basir ÇUPA Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Klos, 845 760 lekë. 845,760
Adem LALA Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Has, 840 000 lekë. 840,000
Fiqiri ISMAILI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Vorë, 808 668 lekë. 808,668
Nezir RIZVANI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Burrel, 782 450 lekë. 782,450
Adriatik ZOTKAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Polican, 750 048
lekë.
750,048
Nesim SPAHIU Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Çorovodë, 749 350
lekë.
749,350
Gjon GJONAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Pukë, 745 680 lekë. 745,680
Tërmet PECI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Tepelenë, 736 496
lekë.
736,496
Besnik DUSHAJ Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Tropojë, 712 692
lekë.
712,692
Fran TUCI Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Fushë – Arrëz, 356
006 lekë.
356,006
Muharem RAMA 1) Të ardhura nga paga si Kryetar i Bashkisë Dibër, 89 035 lekë
në muaj, 3muaj./ 2) Shpërblime si mjek për turnin e rojes, 5
000 lekë për 24 orë shërbim.
272,105
Shuaip BEQIRI Pa Deklarim

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania 

Komentet dhe Analiza: ODA
Tridhjetë Kryetarë Bashkie deklarojnë Të ardhura si Këshilltar apo Anëtar Bordesh për vitin 2016. Vlerën më të lartë e ka përfituar zoti Sotiraq Filo, i cili përveç të ardhurave si Anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë, ka përfituar të ardhura dhe si Anëtar i Delegacionit të Shqipërisë në Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës. Në total për këtë kategori gjatë vitit 2016 kryebashkiaku Filo ka gjeneruar të ardhura në vlerë katërqind e dyzetë e një mijë e njëqind e shtatëdhjetë e shtatë lekë.
Të ardhura si Këshilltarë Anëtarë Bordesh për Kryebashkiak, Viti 2016
 
Emri Mbiemri Përshkrimi Vlera Totale (leke)
Sotiraq FILO 1) Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë, 139 825 lekë.

2) Të ardhura si Anëtar i Delegacionit të Shqipërisë në Kongresin e Autoriteteve Vendore dhe Rajonale të Këshillit të Europës, 2 168 euro.

441177
Kastriot GURRA Të ardhura si Anëtar I Këshillit të Qarkut Elbasan, 182 400 lekë. 182400
Zef HILA 1) Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër, 141 610 lekë.

2) Të ardhura si Anëtar i Bordit Fondi i Zhvillimit
Shqiptar, 29 431 lekë.

171041
Nezir RIZVANI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Dibër, 151 346 lekë. 151346
“>Altin “>TOSKA Të ardhura nga Këshilli i Qarkut të Elbasanit, 146 400 lekë. 146400
Vangjush DAKO Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës, 140 845 lekë. 140845
Dritan LELI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Vlorë, 140 250 lekë. 140250
Florjana KOKA Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Vlorë, 140 250 lekë. 140250
Voltana ADEMI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër, 139 655 lekë. 139655
Bledjon NALLBATI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë, 139 525 lekë. 139525
Gëzim TOPCIU Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë, 139 525 lekë. 139525
Ardian KOKOMANI Të ardhura nga Këshilli i Qarkut të Durrësit, 139 060 lekë. 139060
Artur BUSHI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Durrës, 139 060 lekë. 139060
Petrit SINAJ Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Berat, 135 660 lekë. 135660
Përparim SHAMETAJ Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut, 132 000 lekë. 132000
Qazim SEJDINI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan, 129 200 lekë. 129200
Saimir HASALLA Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Elbasan, 129 200 lekë. 129200
Artur BARDHI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut, 112 200 lekë. 112200
Klement NDONI Të ardhura si Anëtar I Këshillit të Qarkut Gjirokastër, 96 000 lekë. 96000
Basir ÇUPA Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut, 81 396 lekë. 81396
Armando SUBASHI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Fier, 70 210 lekë. 70210
Niko SHUPULI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, 47 160 lekë. 47160
Tërmet PECI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Gjirokastër, 47 160 lekë. 47160
Gjon GJONAJ Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër, 35 700 lekë. 35700
Fiqiri ISMAILI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut, 22 610 lekë. 22610
Xhelal MZIU Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Tiranë, 22 610 lekë. 22610
Edmond THEMELKO Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë, 20 350 lekë. 20350
Eduart KAPRI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Korçë, 20 350 lekë. 20350
Elvis RROSHI Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut, 13 300 lekë. 13300
Tonin MARINAJ Të ardhura si Anëtar i Këshillit të Qarkut Shkodër, 9 350 lekë. 9350

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania 

Komentet dhe Analiza: ODA
Gjashtë nga gjashtëdhjetë Kryebashkiak deklarojnë Të ardhura nga interesa nga depozita bankare, tituj dhe obligacion. Nuk janë konsideruar në këtë kategorizim interesa nga tituj kreditimi në emër të bashkëshortëve dhe familjarëve, kategori të ardhurash të konsideruar më një renditje të veçante.
Të ardhura nga interesa nga depozita bankare, tituj dhe obligacione për Kryebashkiak, Viti 2016
Emri Mbiemri Përshkrimi Interesa për Obligacione dhe Depozita (në lekë)
Zamira RAMI 1) Të ardhura nga interes Bono Thesari, 51 418 lekë.

2) Të ardhura nga interes depozite, 48 480 lekë.

99898
Zef HILA Të ardhura nga interesa depozite, 21 264 lekë. 21264
Rajmonda BALILAJ 1) Të ardhura nga interesa bankare 0.42 dollar, për depozitë në vlerën 503 dollar.

2) Të ardhura nga interesa bankare 10.67 dollar, për depozitë në vlerën 1 792 dollar.

1386
Jorgo GORO Të ardhura nga interesa bankare, 7 euro. 973
Dritan LELI Të ardhura nga interesa bankare, 125 lekë. 125
Fiqiri ISMAILI Të ardhura nga interesa bankare, 36 lekë. 36

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania 

Komentet dhe Analiza: ODA
Janë gjashtë kryebashkiakët që përfitojnë të ardhura nga qiratë. Vlerën më të lartë në vitin 2016 nga qiradhënie e ka përfituar Kryetari i Bashkisë Vorë, Zoti Fiqiri Ismaili, pasuar nga zoti Altin Toska, Kryetari i Bashkisë Cërrik, i cili ka përfituar gjashtë mijë e gjashtëqind euro nga qiradhënie apartamenti në Itali.
Të ardhura nga Qiradhënie për Kryebashkiak, Viti 2016
 
Emri Mbiemri Përshkrimi Vlera Totale (në lekë)
Fiqiri ISMAILI Të ardhura nga qiraja e një dyqani, 1 270 000 lekë. 1,270,000
Altin TOSKA Të ardhura nga qira ap. në Itali, 6 600 euro. 917,400
Rigels BALILI Të ardhura nga qira njësie më sip. 40m2, 4 muaj, 280 000 lekë. 280,000
Voltana ADEMI 1) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 20 m2, nga objekti me sip. 116.5 m2, 100 000 lekë.

2) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 35.34 m2, 51 000 lekë.

3) Të ardhura nga qiraja e njësisë me sip. 50 m2, nga objekti me sip. 116.5 m2, 68 000 lekë.

219,000
Adriatik ZOTKAJ Të ardhura nga dhënia me qira e një sip. toke 1100 m2, 216 000 lekë. 216,000
Fredi KOKONESHI 1) Të ardhura nga qira toke me sip. 1850 m2, 6 000 lekë.

2) Të ardhura nga qira toke bujqësore për vreshtari me sip. 1250 m2,4 000 lekë.

3) Të ardhura nga qira toke me sip. 1412 m2, 4 000 lekë.

14,000

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania 

Komentet dhe Analiza: ODA
Tek kategoria të ardhura nga biznese dhe sipërmarrje rezulton se ka përfituar vlerën më të madhe të të ardhurave zoti Beqir Nuredini, Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë, përkatësisht 70 000 euro si dividentë në shoqërinë Univers Promotion. Nga hulumtimi pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit rezulton se zoti Beqir Nuredini është aksioner aktiv me tridhjetë e pesë përqind të aksioneve pranë kompanisë Univers Promotion. Gjithashtu zoti Fiqiri Ismaili, Kryetari i Bashkisë Vorë, ka tërhequr kontributin tek shoqëria me përgjegjësi të kufizuar Agro Blend , 6 000 000 lekë. Dy bashkëshortët Ismaili janë aksionerët e vetëm të kompanisë Agro Blend me përkatësisht 92.7% të aksioneve zoti Fiqiri Ismaili dhe 7.3% të aksioneve Zonja Hava Ismaili.

Të ardhura nga Bizneset dhe Sipërmarrjet individuale për Kryebashkiak, Viti 2016
 
Emri Mbiemri Përshkrimi Totali (në lekë)
Beqir NUREDINI Të ardhura nga dividentë në kompaninë Univers Promotion, 70 000 euro. 9,730,000
Fiqiri ISMAILI Të ardhura nga tërheqja e kontributit tek “Agroblend” shpk, 6 000 000 lekë, kaluar tek llogaria e bashkëshortes. 6,000,000
Fredi KOKONESHI Të ardhura nga prodhimet bujqësore dhe vreshtaria, 2 824 000 lekë. 2,824,000
Petrit SINAJ Të ardhura nga shitja e sherbelës së kultivuar në tokën me sip.
44.3 ha marrë me qera për 99 vjet, 1 500 000 leke.
1,500,000
Përparim SHAMETAJ Të ardhura nga aktiviteti blegtoral, 600 000 lekë. 600,000
Edmond THEMELKO 1) Të ardhura të siguruara nga bujqësia dhe blegtoria, 143 000 lekë.

2) Të ardhura të siguruara nga turizmi, 135 000 lekë.

278,000

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania 

Komentet dhe Analiza: ODA
Renditja e Kryebashkiakëve sipas të ardhurave më të larta të personave të familjes, kryesisht bashkëshortë apo bashkëjetues, kryesohet nga zonja Hava Ismaili. Gjatë vitit 2016 ajo ka përfituar të ardhura në vlerën totale rreth nëntë pikë nëntë milionë lekë, të cilat janë të ardhura si administratore e shoqërisë Agro Blend dhe të ardhura nga shitje online. E dyta në listë është Zonja Ajola Xoxa, bashkëjetuese e kryebashkiakut Erion Veliaj, e cila deklaron të ardhura neto të vitit në vlerën shtatë pikë nëntë milionë lekë. Zonja Xoxa ka këto ardhura nga aktiviteti i saj si konsulent ligjor, person fizik i regjistruar me NIPT, si dhe nga konsulenca për projekte financuar nga UNICEF.
Kryebashkiakët Qazim Sejdini dhe Fiqiri Ismaili, kryesojnë listën për të ardhura të familjes gjatë vitit 2016. Këto dy familje kanë gjeneruar rreth njëmbëdhjetë pikë tetë milionë lekë secila gjatë vitit 2016. Peshën më të madhe të të ardhurave këto dy familje e kanë prej kompanive familjare respektive Ujori shpk dhe Agro Blend shpk. Tek të ardhura, kategori të tjera janë ato nga interesa bankare, paga, qiradhënie e të tjera. Në këtë kategori të ardhurash nuk kemi vendosur disa hyrje në llogari të cilat vinë si pasuri të gjeneruara prej kontratave të sipërmarrjeve, investimeve apo shitblerjeve. Këto hyrje pasurie nuk na japin një kontekst të qartë se cila pjesë është fitim i viti dhe cila pjesë është thjesht një konvertim i pasurisë nga një formë në tjetrën (kryesisht nga pasuri e patundshme në para).
Të ardhura të personave pjesë e Certifikatës Familjare (Bashkeshorti/Bashkeshortja) për Kryebashkiak, Viti 2016
Emri Mbiemri Pershkrimi Totali Familjarët (në lekë)
Qazim SEJDINI 1) Bashkëshortja, Znj. Xhuljana Sejdini, paga në kompaninë
UJORI shpk, 234 432 lekë./2) Bashkëshortja, të ardhura nga
pensioni, 284 974 lekë./3) Bashkëshortja, të ardhura nga bono
thesari e riinvestuar në vitin 2016, 16 472 lekë./4) Djali
Alion, të ardhura nga paga në ISKSH, 733 564 lekë./5) Djali
Alion, të ardhura nga paga në aktivitetin si person fizik, Club
Alsion
, radio lokale, 264 000 lekë./6) Djali Ation, të ardhura
nga fitimi, aktiviteti si person fizik, Club Alsion, radio
lokale, 421 328 lekë./7) Vajza Ina, të ardhura nga paga si
pedagoge në Univesitetin e Elbasanit, 786 418 lekë./8)
Bashkëshortja e djalit, të ardhura nga paga pranë A.I.D shpk,
98 568 lekë./9) Bashkëshortja e djalit, të ardhura nga paga
pranë UJORI shpk, 380 873 lekë./10) Bashkëshortja, të ardhura
nga qiraja e pronës trashëguar nga babai, 700 000 lekë./11)
Bashkëshortja, të ardhura nga dividentë në kompaninë UJORI shpk, 5 000 000 lekë./12) Vajza Imelda, të ardhura nga
punësimi, veprimtari akademike dhe mbështetëse për
institucionin, si punonjëse në Universitetin e Elbasanit, 1 317
227 lekë./13) Vajza Imelda, të ardhura nga paga si konsulente
pranë një kompanie private sigurimesh, 492 066 lekë./14) Vajza
Imelda, të ardhura nga qira objekti, në bashkëpronësi me
bashkëshortin, 96 500 lekë./15) Vajza Imelda, të ardhura nga
granti i projektit Tempus, 1 454 euro./16) Vajza Ina, të
ardhura nga paga si pedagoge në Univesitetin e Elbasanit, 786
418 lekë.
11,814,946
Fiqiri ISMAILI 1) Bashkëshortja, Znj. Hava Ismaili, të ardhura nga paga si
administratore e “Agroblend” shpk, 1 418 400 lekë./2)
Bashkëshortja, të ardhura nga interesat bankare 38 lekë./3)
Djali, Bledian, të ardhura nga interesat bankare 10 lekë./4)
Djali, Ender, të ardhura nga interesat bankare 0.2 euro./5)
Djali, Bledian, të ardhura nga paga si punonjës në Agroblend
shpk, 501 600 lekë./6) Djali, Ender, të ardhura nga paga si
punonjës në Agroblend shpk, 10 000 euro./7) Bashkëshortja, të
ardhura nga shit-blerje online, 8 457 381 lekë.
11,767,707
Erion VELIAJ 1) Bashkëjetuesja zonja Ajola Xoxa, të ardhura neto nga
aktiviteti konsulencë ligjore, biznes i vogël me NIPT vlera 7
597 703 lekë.

2) Bashkëjetuesja Ajola Xoxa të ardhura nga konsulenca për B.
Y. L. A financuar nga UNICEF në vlerën 112 400 lekë.

3) Bashkëshortja, të ardhura neto si drejtuese e konsulentëve,
projekt i UNICEF, 153 000 lekë.

7,863,103
Nesim SPAHIU 1) Bashkëshortja, Znj. Valentina Spahiu, të ardhura nga paga si
punonjëse e Ujësjellës-Kanalizime sh.a. Skrapar, 365 160
lekë./2) Djali, Klajdi Spahiu, të ardhura nga paga pranë
Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, 1 284 000 lekë./3)
Vajza, Brisilda Celibashi, të ardhura nga paga pranë
Albcontrol, 2 805 911 lekë.
4,455,071
Zef HILA 1) Bashkëshortja, Znj. Domenika Hila, të ardhura nga paga tek
Qendra Shëndetësore Bushat, 520 070 lekë./2) Djali Edjon Hila,
të ardhura nga shitje veture 700 000 lekë./3) Djali Edjon Hila,
të ardhura nga qira, 4 550 euro./4) Djali Edjon Hila, të
ardhura nga qira, 65 000 lekë./5) Vajza, Jozefina Hila, të
ardhura nga puna si Këshilltare e Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, 261 423 lekë./6) Djali Edjon Hila, të ardhura nga
paga pranë GMB shpk, 818 667 lekë./7) Djali Edjon Hila, të
ardhura nga qira, 13 225 euro./8) Djali Edjon Hila, të ardhura
nga “Fondacione di religione”, 589 euro./9) Djali Edjon Hila,
të ardhura nga paga pranë Veve Group shpk, 3 250 euro.
4,217,756
Juliana MEMAJ Bashkëjetuesi Z. Aristotel Kito, të ardhura nga paga pranë
Aleat shpk, 2 792 747 lekë.
2,792,747
Luljeta DOLLANI 1) Bashkëshorti z. Adriatik Ibrahimi, të ardhura nga paga si
mësues në gjimnazin “Sh. Guzi”, 624 396 lekë./2) Djali, Elion,
të ardhura nga paga si përgjegjës i burimeve njerëzore në
universitetin “Epoka”, 814 500 lekë./3)Vajza, Ersiana, të
ardhura nga paga si specialiste IT në Agjensinë Kombëtare të
Burimeve Natyrore, 714 816 lekë.
2,153,712
Majlinda BUFI 1) Bashkëshorti, Z. Arben Bufi, të ardhura nga paga si
ekonomist në shoqërinë Anbi shpk dhe administrator në shoqërinë
Mariva shpk, 794 361 lekë. /2) Vajza, Iva, të ardhura nga
interesa depozite bankare, 23 298 lekë./3) Djali, Marvi, të
ardhura nga interesa depozite bankare, 23 299 lekë./4)
Bashkëshorti, të ardhura nga qiratë, 1 290 000 lekë.
2,130,958
Leonidha HRISTO 1) Bashkëshortja, Znj. Mila Hristo, përfituar dhuratë nga
prindërit shumën 3 800 euro për shkollimin e djalit./2) Djali,
Vasil Hristo, të ardhura nga puna me kohë të pjesshme dhe gjatë
sezonit veror në Angli, 6 500 paund./3) Bashkëshortja, Znj.
Mila Hristo, të ardhura nga paga si Specialiste pranë QKR, 537
804 lekë.
2,028,004
Fredi KOKONESHI 1) Bashkëshortja, Znj. Erjona Kokoneshi, të ardhura nga paga si
mësuese në gjimnazin “Miti Zoj Zaka” në Divjakë, 551 719
lekë./2) Bashkëshortja, Znj. Erjona Kokoneshi, të ardhura nga
aktivitet privat, prodhim pije alkoolike, 1 467 600 lekë.
2,019,319
Basir ÇUPA 1) Bashkëshortja, Znj. Rajmonda Cupa, të ardhura nga paga, 965
807 lekë./2) Djali, Geraldo, të ardhura nga ushtrim aktiviteti
privat, 934 900 lekë.
1,900,707
Kastriot GURRA 1) Bashkëshortja, Znj. Elsa Gurra, të ardhura nga paga 41 922
lekë në muaj./2) Babai, Z. Hasan Gurra, pension pleqërie, 12
636 lekë në muaj./3) Nëna, Znj. Hekurane Gurra, pension
pleqërie, 14 476 lekë në muaj.
1,834,536
Petrit SINAJ 1) Bashkëshortja, Znj. Sonila Sinaj, të ardhura nga paga si
punonjëse e Bankës së Shqipërisë, 1 357 150 lekë./2)
Bashkëshortja, të ardhura nga paga si punonjëse me kohë të
pjesshme në “Misioni pa kufi”, 402 000 lekë./3) Fëmijët, të
ardhura nga interesa depozite, 14 557 lekë.
1,773,707
Gëzim TOPCIU 1) Bashkëshortja, Znj. Filloreta Topçiu, të ardhura nga paga si
Drejtore Kopshti në Maliq, 567 276 lekë./2) Vajza, Joriana
Topçiu, të ardhura nga paga si Përgjegjëse në Sektorin e
Kërkimit dhe hartimit të Projekteve pranë Agjensisë Kombëtare
të Shoqërisë së Informacionit, 892 747 lekë.
1,460,023
Klement NDONI 1) Bashkëshortja, Znj. Vjolanda Ndoni, të ardhura nga paga si
Drejtore Dege pranë Raiffeisen Bank, 1 164 504 lekë./2)
Bashkëshortja, të ardhura nga investimi në “Fond Invest” në një
bankë të nivelit të dytë, 139 739 lekë.
1,304,243
Shuap BEQIRI 1) Bashkëshortja, Znj. Zhaneta Beqiri, të ardhura nga paga si
Drejtoreshë e Qendrës Ekonomike të Zhvillimit dhe Edukimit të
Fëmijëve, Bashkia Tiranë, 101 444 lekë në muaj./2)
Bashkëshortja, Znj. Zhaneta Beqiri, të ardhura nga paga si
pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Sociale, 80 670
lekë.
1,297,988
Miranda RIRA Bashkëshorti, Z. Julian Çota, të ardhura nga paga pranë
Albanian University, 1 275 629 lekë.
1,275,629
Rajmonda BALILAJ 1) Bashkëshorti, Z. Mersin Balilaj, të ardhura nga paga si
punonjës i kompanisë “Albpetrol” sha, 803 580 lekë./2)
Bashkëshorti, të ardhura nga aktiviteti privat, 211 529
lekë./3) Vajza, Fioralba, të ardhura nga paga si Specialiste në
Bashkinë Fier, 232 570 lekë./4) Vajza, Fioralba, të ardhura nga
interesa llogari kursimi 94 lekë.
1,247,773
Florjana KOKA 1) Bashkëshorti, Z. Virjon Koka, të ardhura nga qira 1 038 889
lekë./2) Bashkëshorti, Z. Virjon Koka, të ardhura nga qira 204
000 lekë.
1,242,889
Zamira RAMI 1) Bashkëshorti, Z. Dritan Rami, të ardhura nga paga në
universitetin “Eqerem Çabej”, 775 084 lekë./2) Bashkëshorti, të
ardhura nga paga si Mjek Ekspertize pranë Drejtoria Rajonale e
Sigurimeve Shoqërore, Gjirokastër, 161 676 lekë./3) Vjerra, të
ardhura nga pension pleqërie, 273 947 lekë.
1,210,707
Sotiraq FILO 1) Bashkëshortja, Znj. Frosela Filo, të ardhura nga puna në
Ujësjellës-Kanalizime, Korçë, 1 001 288 lekë./2) Bashkëshortja,
Znj. Frosela Filo, të ardhura nga pjesëmarrje në projekt i
shoqatës AVCD, 72 669 lekë.
1,073,957
Elvis RROSHI 1) Bashkëjetuesja, Znj. Irisa Guma, të ardhura nga paga, 556
176 lekë./2) Babai, pension pleqërie, 180 000 lekë./3) Nëna,
pension pleqërie, 271 920 lekë.
1,008,096
Bledjon NALLBATI Bashkëshortja, Znj. Elona Nallbati, të ardhura nga paga si Zv.
Drejtore e Societe Generale Albania, Bilisht, 980 747 lekë.
980,747
Voltana ADEMI 1) Bashkëshorti, Z. Fran Mjeda, të ardhura nga paga si baterist
pranë KESH, 634 329 lekë./2) Bashkëshorti, Z. Fran Mjeda,
remitanca nga vëllai në Itali, 1 994 euro.
911,495
Eduart KAPRI Bashkëshortja, Znj. Jerina Kapri, të ardhura nga paga pranë
Tirana Bank, 856 934 lekë.
856,934
Adriatik ZOTKAJ 1) Bashkëshortja, Znj. Mirela Zotkaj, të ardhura nga paga si
mësuese në shkollën 9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”,
01.01.2016 – 07.03.2016, 89 889 lekë./2) Bashkëshortja, Znj.
Mirela Zotkaj, të ardhura nga paga si drejtoresh e shkollës
9-vjeçare “70-vjetori i Pavarësisë”, 07.03.2016 – 31.12.2016,
595 191 lekë./3) Djali, Z. Maliq Zotkaj, të ardhura nga paga si
jurist, tetor – dhjetor 2016, 111 528 lekë.
796,608
Selfo KAPLLANI Bashkëshortja, Znj. Elena Kapllani, të ardhura nga paga, 785
388 lekë.
785,388
Dritan LELI Bashkëshortja, Znj. Suela Leli, të ardhura nga paga si mjeke në
Spitalin Obstetrik Gjinekologjik Mbretëresha Geraldinë, 750 977
lekë.
750,977
Melaim DAMZI Bashkëshortja znj. Alma Damzi, të ardhura nga paga si mjeke-
kirurge, 718 584 lekë.
718,584
Durim RROSHI Bashkëshortja, Znj. Brunilda Rroshi, të ardhura nga paga si
mjeke familje pranë Qendrës Shëndetësore Tepelenë, 710 448
lekë.
710,448
Fran FRROKAJ Bashkëshortja, Znj. Ermira Frrokaj, të ardhura nga paga, 666
587 lekë.
666,587
Vangjush DAKO Bashkëshortja, Znj. Alba Dako, të ardhura nga paga si
përgjegjëse laboratori në Drejtorinë Rajonale Shëndetësore, 647
737 lekë.
647,737
Përparim SHAMETAJ Bashkëshortja, Znj. Eranda Shametaj, të ardhura nga aktiviteti
Fast Food, 600 000 lekë.
600,000
Armando SUBASHI Bashkëshortja, Znj. Irena Subashi, të ardhura nga paga pranë
Drejtorisë Arsimore Rajonale Fier, 594 937 lekë.
594,937
Arif TAFANI Bashkëshortja, Znj. Eli Tafani, të ardhura nga paga si
Drejtoreshë e Kopshtit Nr. 1, Elbasan, 575 460 lekë.
575,460
Muharem RAMA Bashkëshortja, Znj. Brunilda Rama, të ardhura nga paga si Shefe
Laboratori në Spitalin Rajonal Dibër, 47 758 lekë në muaj.
573,096
Ahilea DEÇKA Bashkëshortja, Znj. Eli Decka, të ardhura nga paga si mësuese
në shkollën 9-vjeçare “Jorgucat”, 566 400 lekë.
566,460
Ilia STEFO Bashkëshortja, Znj. Jorgjia Stefo, të ardhura nga paga si mjeke
pediatre, 542 868 lekë.
542,868
Tërmet PECI Bashkëshortja, Znj. Juliana Peci, të ardhura nga paga si
mësuese e ciklit të ulët, 521 768 lekë.
521,768
Tonin MARINAJ 1) Bashkëshortja, Znj. Lindita Marinaj, të ardhura nga
kultivimi i sherbelës, 200 000 lekë./2) Bashkëshortja, Znj.
Lindita Marinaj, të ardhura nga paga pranë Broker sha, 292 600
lekë.
492,600
Adem LALA Bashkëshortja, Znj. Dallëndyshe Lala, të ardhura nga paga, 480
000 lekë.
480,000
Rigels BALILI Bashkëshortja, Znj. Ingrita Balili, të ardhura nga paga si
përgjegjëse finance në Drejtorinë e Shëndetit publik Delvinë,
432 999 lekë.
432,999
Artur BARDHI Bashkëshortja, Znj. Donika Bardhi, të ardhura nga paga pranë
hotel “Mega Klaus”, 410 640 lekë.
410,640
Jorgo GORO Bashkëjetuesja Znj. Irena Mato, të ardhura nga paga, 400 000
lekë.
400,000
Nezir RIZVANI 1) Bashkëshortja, Znj. Vjollca Rizvani, të ardhura nga paga si
punonjëse në Blibliotekën Publike Burrel, 84 261 lekë./2)
Bashkëshortja, Znj. Vjollca Rizvani, të ardhura nga paga pranë
Herbi shpk, 300 000 lekë.
384,261
Luiza MANDI Vajza, Elektra, të ardhura nga paga si mjeke në Qendrën
Shëndetësore Libohovë, 373 793 lekë.
373,793
Besnik DUSHAJ Fëmijët, të ardhura nga sigurimet shoqërore pas vdekjes së të
ëmës, 240 000 lekë.
240,000
Agron KAPLLANAJ Bashkëshortja, Znj. Etleva Kapllanaj, të ardhura nga paga pranë
“Shkëlqimi 09 shpk”, 234 432 lekë.
234,432
Fatos TUSHE Bashkëshortja, Znj. Blerta Tushe, të ardhura nga paga, 56 968
lekë.
56,968
Bashkim SHEHU Bashkëshortja, Znj. Fjoralba Shehu, të ardhura nga paga si
pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë në UT, 50 000 lekë.
50,000

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania 

Komentet dhe Analiza: ODA
Gjithashtu janë një grup veprimesh si shitje asetesh të kompanive nën zotërim, kalim të drejta pronësie, rivlerësim prone, legalizime, rimbursime dëmi, shkëmbime pronash të cilat megjithëse krijojnë shtesa pasurie apo ndryshime pasurore, nuk reflektohen qartë se në cilën pjesë janë konvertim i një pasurie nga një formë në tjetrën, e në secilin rast janë të pasuri shtesë me efekte të tatueshme. Kështu bashkëshortët Bufi kanë kryer një sërë veprimesh të kësaj kategorie si: Blerë pesë apartamente banimi në lagjen Apollonia, Fier me sipërfaqe përkatësisht 125.5 m2; 41.05 m2; 18.57 m2; 19.10 m2; 21.28 m2; për vlerën totale 130 000 euro. Burimi i blerjes më lart është kthim vlere nga revokim kontrate me shoqërinë Ardit-06 shpk. Gjithashtu janë blerë tre apartamente Banimi në lagjen Apolonia, Fier, me sipërfaqe 20.19 m2; 19.1 m2; dhe 21.07 m2, për vlerën totale katër pikë pesë milion lekë, ku burimi i kësaj pasurie është kthim vlere nga revokim kontrate me shoqërinë Ardit-06 shpk. Bashkëshortët kanë gjithashtu një shtesë në ndërtim në objektin godinë ekonomike tre kate plus një kat nëntokë me sipërfaqe ndërtimi 574.2 m2 në Roskovec. Vlera totale e situacioneve të ndërtimit është rreth shtatë milion lekë, kthim nga revokim kontrate Ardit-06 shpk. Po me detyrime kontraktore me shoqërinë Arditi-06 shpk Bashkëshortët kanë pakësim pasurie në sipërfaqe ndërtimore 311.3 m2 për vlerën totale 390 000 euro, nga revokimi i kontratës së shitjes sendi në të ardhmen me shoqërinë Ardit-06 shpk. Një tjetër transaksion është kthimi i shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29 Nëntori”, Fier me sip. 311.3 m2, vlerë 366 253 euro, nga të cilat është mbajtur 2 000 euro komision si penalitet për revokim të kontratës së shitjes së sendit në të ardhmen me shoqërinë Ardit-06 shpk. Bashkëshorti, gjithashtu deklaron pakësim të pasurisë tokë are me sipërfaqe 3 120 m2. Pakësimi bëhet për shkak të  azhornimit prej Zyrës Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku certifikata e pronësisë është azhornuar me një pakësim prej 120 m2.
Disa transaksione të tjera që spikasin janë dhurimi nga zonja Lindita Marinaj bashkëshorte e kryebashkiakut Tonin Marinaj, në favor të zotit Ylli Sterkaj i plotësisht kuotave të shoqërisë  Marinaj-M shpk. Vlera e kapitalit të kësaj shoqërie në momentin e dhurimit është njëzet e pesë pikë tetëdhjetë e dy milion lekë.
Edhe zoti Elvis Rroshi kryebashkiak gjatë vitit 2016 i Bashkisë Kavajë ka deklaruar shitje të një njësie me sipërfaqe 246.45 m2 dhe blerje të në sipërfaqe truall prej 4200 m2 po në Kavajë (vlera 50 000 euro).
Bashkëjetuesja e kryebashkiakut Erion Veliaj, deklaron një kontratë finale blerje apartament banimi gjatë vitit 2016 por kjo kontratë finale paraprihet nga një kontratë porosie e nënshkruar në vitin 2012. Porosia është bërë sëbashku me dy persona të tjerë të cilët janë tërhequr duke i kaluar të gjitha të drejtat dhe detyrimit e porosisë për zonjën Xoxa. Vlera e porosisë është  88 641 euro.
Zoti Fiqiri Ismaili, ka kryer gjithashtu një shitje pasurie për 3 737 656 lekë ku nuk na jepet e ndarë diferenca e vlerës fillestare së pasurisë së shitjes me vlerën e shitjes. Kjo si një diferencë që përkon me fitim dhe të ardhura të drejtpërdrejta. Po njësoj Bashkëshortët Frrokaj (kryebashkiaku Lezhë) kanë shitur një pasuri në Barbulloje, Lezhë. Leonidha Hristo, kryebashkiak në Finiq deklaron se ka arkëtuar një milion lekë në Maj 2016, nga shitje prone ne vitin 2012 e nënës zonja Irini Hristo. Prona është shitur për 9 580 684 lekë dhe është ndarë në tre pjesë sipas trungut familjar. Pjesa takuese e zotit Hristo është 3 193 000 lekë. 
 
Kryebashkiaku Petrit Sinaj ka blerë shtëpi banimi me sipërfaqe 109 m2, në Tiranë, për 83 000 euro. Blerja është realziauar pasi ka shitur shtëpi banimi në Qesarat, Tiranë, për vlerën 62 000 euro.
 
Djali i kryebashkiakut Vangjush Dako, Xh. Dako bëhet zotërues i tridhjetë e pesë përqind të aksioneve të shoqërisë Artic-Group shpk, shoqëri e themeluar në vitin 2016, vlera e kapitalit të tij është 966 000 lekë, dhe si burim financimi deklarohet një hua e marrë nga xhaxhai. Gjithashtu Xh. Dako deklarohet  edhe zotërues i njëzet përqind të aksioneve të shoqërisë DB Wash International, me vlerë aksionesh 20 000 lekë. Kjo shoqëri është themeluar në vitin 2014, ndërsa zoti Dako bëhet aksioner i saj përmes blerjes së kuotave në vitin 2016.
Kryebashkiake e Gjirokastrës zonjë Zamira Rami  deklaron se gjatë 2016 ka blerë një pronë në Gjirokastër me sipërfaqe trualli 290 m2 dhe sipërfaqe ndërtesë 168 m2 me vlerë 2 400 000 lekë.
Të Ardhura nga Detyrime të Shlyera nga të Tretë dhe Te Tjera për Kryebashkiak, Viti 2016 
Emri Mbiemri Përshkrimi
Adem LALA Të ardhura nga shitje veture tip Passat, 2 000 euro.
Ahilea DEÇKA Të ardhura nga shitje veture tip Benz më 23.09.2015, 300 000
lekë.
Ardian KOKOMANI 1) Certifikatë pronësie lëshuar nga ZVRPP Durrës më 29.02.2016
për pasuri të paluajtshme të llojit truall me sip. 500 m2 dhe
ndërtesë me sip. 247 m2 në Hardhishtë, Durrës, 10 255 200 lekë.

2) Certifikatë pronësie lëshuar nga ZVRPP Durrës më 29.02.2016
për tokë arë me sip. 476.5 m2 në Hardhishtë, Durrës.

Armando SUBASHI Të ardhura nga shitje automjeti më 09.08.2016, 100 000 lekë.
Bashkim SHEHU 1) Të ardhura nga shitje automjeti më 10.05.2016, 980 000
lekë./2) Bashkëshortja, Znj. Fjoralba Shehu, të ardhura nga
shitje automjeti më 13.07.2016, 2 100 euro./3)Bashkëshortja,
Znj. Fjoralba Shehu, blerë më 18.10.2016 garazhd me të ardhura
familjare, 2 000 euro.
Elvis RROSHI Të ardhura nga shitje njësie me sip. 246.45 m2 dhe garazh me
sip. 246.45 m2, në Kryemëdhenj, Kavajë më 23.09.2016, 487 500
euro. Kjo pasuri ishte fituar si pasojë e shkëmbimit të
truallit mbi të cilën është ndërtuar ndërtesa.
Erion VELIAJ Bashkëjetuesja, kontratë finale blerje apartament banimi më
26.07.2016, porositur më 06.05.2012 së bashku me dy porositës
të tjerë të cilët janë tërhequr duke mbetur Znj. Xoxa blerëse e
vetme, 88 641 euro.
Fatos TUSHE Të ardhura nga shitja e veturës tip Daimler Chrysler, 3 500
euro.
Fiqiri ISMAILI Të ardhura nga shitje pasurie, 3 737 656 lekë.
Fran FRROKAJ Bashkëshortët, shitur pasuri në Barbulloje, Lezhë, me mjetet
monetare të përfituara bashkëshortja ka celur depozitë bankare
në shumën 17 000 euro.
Fran TUCI Kthyer detyrimi prej 900 000 lekë që kompania “Kristal-A”
detyrohej për pagesa faturash dhe shërbime rregullim mjete
transporti në kohën që isha i punësuar në pozicionin e
menaxherit.
Gëzim TOPCIU Çelur depozitë bankare më 30.05.2016 me të ardhura nga kontrata
shit-blerjesh të vitit 2013, 35 000 euro.
Jorgo GORO Të ardhura nga shitje veture, 1 000 000 lekë.
Leonidha HRISTO Arkëtuar 1 000 000 lekë në Maj 2016 nga shitje prone nga e ëma
Znj. Irini Hristo sipas kontratës së datës 19.05.2012. Prona
është shitur për 9 580 684 lekë dhe është ndarë në tre pjesë
sipas trungut familjar. Pjesa takuese e Z. Leonidha është 3 193
000 lekë.
Majlinda BUFI 1) Bashkëshortët blerë pesë ap. Banimi në lagjja Apollonia,
Fier me sip. 125.5 m2, 41.05 m2, 18.57 m2, 19.10 m2, 21.28 m2,
për vlerën totale 130 000 euro, burimi është kthim vlere nga
revokim kontrate Ardit-06 shpk./2) Bashkëshortët blerë tre ap.
Banimi në lagjja Apolonia, Fier me sip. 20.19 m2, 19.10 m2,
21.07 m2, për vlerën totale 4 500 000 lekë, burimi i kësaj
pasurie është kthim vlere nga revokim kontrate Ardit-06 shpk./3) Bashkëshortët shtesë në ndërtim në objektin godinë
ekonomike 3 kate + 1 kat nëntokë me sip. Ndërtimi 574.2 m2 në
Roskovec. Vlera totale e situacioneve të ndërtimit 7 094 284
lekë, kthim nga revokim kontrate Ardit-06 shpk./4)
Bashkëshorti, pakësim pasurie sip. Ndërtimore 311.3 m2 për
vlerën totale 390 000 euro, nga revokimi i kontratës së shitjes
sendi në të ardhmen me shoqërinë Ardit-06 shpk./5) Kthim i
shumës së paguar për blerjen e një lokali në lagjen “29
Nëntori”, Fier me sip. 311.3 m2, 366 253 euro, nga të cilat
është mbajtur 2 000 euro komision si penalitet për revokim
kontratës së shitjes sendi në të ardhmen me shoqërinë Ardit-06
shpk./6) Kthim i shumës së paguar për blerjen e një lokali në
lagjen “29 Nëntori”, Fier me sip. 311.3 m2, 3 000 000 lekë, për
revokim kontratës së shitjes sendi në të ardhmen me shoqërinë
Ardit-06 shpk./7) Bashkëshorti, pakësim tokë are me sip. 3 120
m2 e datës 11.06.2007, të cilës i janë zbritur 120 m2 nga
azhornimi prej Zyrës Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme,
sipas certifikatës pronësisë nr. 1339717, datë 14.09.2016.
Petrit SINAJ 1) Blerë shtëpi banimi me sip. 109 m2, tek Komuna e Parisit,
Tiranë, 83 000 euro, me të ardhura nga shitje shtëpie 62 000
euro dhe kursime familjare. Për këtë ap. janë paguar ndaj
shoqërisë ndërtuese -61 000 euro dhe mbeten papaguar 22 000
euro./2) Të ardhura nga shitje shtëpi banimi më 18.03.2016 në
Qesarat, Tiranë, 62 000 euro./3) Bashkëshortja, Znj. Sonila
Sinaj, investuar 1 500 000 lekë në tokën e marrë me qera me
sip. 44.3 ha.
Saimir HASALLA Të ardhura nga shitje veture tip Golf IV, 150 000 lekë.
Shuap BEQIRI Të ardhura nga shitje automjeti tip Audi, 3 500 euro.
Tonin MARINAJ Dhuruar 100% e kuotave te subjektit Marinaj-M shpk në Koplik,
Malësi e Madhe, vlera 25 820 602 lekë.
Vangjush DAKO 1) Djali, Xh. Dako, zotërues i 35% të aksioneve të
shoqërisë Artic-Group shpk, 966 000 lekë, me para marrë borxh
nga xhaxhai./2) Djali, Xh. Dako, zotërues i 20% të
aksioneve të shoqërisë DB Wash International, 20 000 lekë.
Voltana ADEMI Të ardhura nga shitje automjeti tip Golf, 2 500 euro.
Zamira RAMI Blerë më 31.08.2016 shtëpi e hipotekuar me sip. trualli 290 m2
dhe sip. ndërtese 168 m2 në Gjirokastër, 2 400 000 lekë, me të
ardhura nga kursime cash 13 000 euro dhe të ardhura të vitit
2016 730 000 lekë.
Zef HILA 1) Djali Edjon Hila, blerë 5% të kuotave të shoqërisë ATN, 7
500 euro./2) Djali Edjon Hila, shitur 48.61% të kuotave të
shoqërisë ATN, 4 900 000 lekë./3) Djali Edjon Hila, të ardhura
nga shitje veture 700 000 lekë.

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania 

Komentet dhe Analiza: ODA
Dy Kryebashkiakë, Besnik Dushaj bashkia Tropojë dhe Majlinda Bufi bashkia Roskovec, kanë përfituar të ardhura nga një Vendim Gjyqësor ku ata kanë paditur institucionin e Kuvendit për ndalesa nga paga gjatë ushtrimit të detyrës së deputetit mandati i mëparshëm.
Të Ardhura nga Vendim Gjyqësor në favor të kthimit të ndalesave të pagës për Kryebashkiak, Viti 2016 
Emri Mbiemri Përshkrimi Vlera Totale (në lekë)
Besnik DUSHAJ Të ardhura nga pagesa kalimtare si ish deputet, 927 400 lekë. 927400
Majlinda BUFI Kompensime nga Drejtoria Rajonale e Sigurimeve si ish deputete,
706 970 lekë.
706970

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania 

Komentet dhe Analiza: ODA
Në përfundim duke përllogaritur të ardhura totale të deklaratës së secilit kryebashkiak, ku përfshihen të gjitha kategoritë e sipër shënuara e njëkohësisht të ardhurat e personave të familjes në detyrim për deklarim, rezulton që renditjen e kryeson zoti Fiqiri Ismaili pasuar nga zoti Qazim Sejdini dhe Beqir Nuredini. Theksohet se në këtë artikull janë analizuar të ardhurat e një viti dhe këto nuk përkojnë me pasuri të deklarimit fillestar apo të ardhura që arkëtohen në vite të tjera. Deklarimet e kryebashkiakëve të plota për pasuri të vëna në vite apo përpara fillimit të detyrës mund të klikohen në portalin Spending Data Albania.
Të Ardhura Totale për Kryebashkiak, Viti 2016
Emri Mbiemri Vlera totale (leke)
Fiqiri ISMAILI 19,869,021
Qazim SEJDINI 13,342,102
Beqir NUREDINI 10,595,320
Erion VELIAJ 9,418,307
Fredi KOKONESHI 6,242,593
Leonidha HRISTO 6,131,924
Zef HILA 5,524,806
Nesim SPAHIU 5,204,421
Petrit SINAJ 4,419,418
Majlinda BUFI 3,984,838
Juliana MEMAJ 3,780,627
Kastriot GURRA 3,156,936
Luljeta DOLLANI 3,030,432
Basir ÇUPA 2,827,863
Gezim TOPCIU 2,780,156
Sotiraq FILO 2,756,733
Voltana ADEMI 2,736,704
Florjana KOKA 2,644,562
Zamira RAMI 2,408,088
Klement NDONI 2,311,555
Bledjon NALLBATI 2,252,772
Përparim SHAMETAJ 2,220,000
Dritan LELI 2,198,176
Vangjush DAKO 2,186,110
Miranda RIRA 2,150,659
Elvis RROSHI 2,103,916
Rajmonda BALILAJ 2,099,671
Armando SUBASHI 2,031,905
Eduart KAPRI 1,975,287
Fran FRROKAJ 1,966,868
Altin TOSKA 1,939,258
Besnik DUSHAJ 1,880,092
Selfo KAPLLANI 1,870,808
Fatos TUSHE 1,775,722
Adriatik ZOTKAJ 1,762,656
Durim RROSHI 1,674,083
Ahilea DEÇKA 1,654,016
Tonin MARINAJ 1,628,570
Melaim DAMZI 1,594,004
Rigels BALILI 1,592,259
Artur BARDHI 1,575,320
Arif TAFANI 1,559,760
Ilia STEFO 1,435,115
Adem LALA 1,320,000
Nezir RIZVANI 1,318,057
Tërmet PECI 1,305,424
Shuaip BEQIRI 1,297,988
Xhelal MZIU 1,294,935
Jorgo GORO 1,293,893
Luiza MANDI 1,261,145
Edmond THEMELKO 1,252,350
Agron KAPLLANAJ 1,245,444
Artur BUSHI 1,235,680
Bashkim SHEHU 1,135,676
Ardian KOKOMANI 1,048,085
Niko SHUPULI 993,400
Saimir HASALLA 984,080
Ndrec DEDAJ 867,620
Muharem RAMA 845,201
Gjon GJONAJ 781,380
Fran TUCI 356,006

Burimi: rubrika Para dhe Pushtet, portali Spending Data Albania 

Komentet dhe Analiza: ODA
Në përllogaritje të ardhurat apo të hyrat e deklaruara për vitin 2016, deklarimet në valutë të huaj janë konvertuar në monedhën lekë shqiptar sipas kursit mesatar vjetor për 2016 nga Banka e Shqipërisë. Çdo kategorizim dhe renditje përkon me pasuri të shtuara gjatë vitit 2016 dhe jo me tërësinë e pasurisë së deklaruar nga kryebashkiakët. Të detajuara këto të dhëna për secilin kryebashkiak janë në rubrikën Para dhe Pushtet të portalit Spending Data Albania. Po aty ju mund të gjeni deklarimet vjetore dhe deklarime fillestare të pasurisë për Kryebashkiak dhe Funksionar të tjerë të lartë. Gjithashtu tabelat me renditje për të gjithë Kryebashkiakët mund të shkarkohen në versionin Excel.
Sipas deklaratave të Kryebashkiakëve për vitin 2016 rezulton që një Kryebashkiak fiton mesatarisht mbi dy pikë tetëqind e tetëdhjetë e shtatë milionë lekë në vit ose mbi dyqind e dyzetë mije e gjashtëqind lekë në muaj, mesatare kjo dy pikë tetë herë herë më e lartë se paga si Kryetar Bashkie.
Kontrobuoi: Griselda Rruci