Nuk është Erion Velija kryebashkiaku më i paguar në vend edhe pse drejton bashkinë më të madhe në republikë.  Erion Veliaj rendiet i dyti në listë por vendin e parë e zë kryebashkiaku i Lushnjes. Përgjatë një viti nga pagat dhe shpërblimet  ka siguruar 1.7 milionë lekë, ndërsa Veliaj në po të njëjtin vit ka përfituar 1.555 milionë lekë.
Portali Open Data Albania ka renditur kryebashkiakët që kanë fituar një mandat drejtues për periudhën 2015-2019, sipas vlerave për të ardhura të deklaruara për vitin 2016.
Analiza përkon vetëm me të ardhura të gjeneruara gjatë 12 muajve të vitit 2016 dhe të deklaruara pranë Inspektoratit përkatës. Kryebashkiakët janë subjekt i deklarimit dhe kontrollit publik të pasurive dhe konfliktit të interesit.