Open Data Albania po hulumton mbi treguesin e kostove të borxhit për frymë. Në vlerë absolute borxhi për frymë në 2018-ën përllogaritet të jetë 395,015 lekë. 
Ky tregues përllogaritet si raport i shumës së interesave që paguhen nga buxheti i shtetit për borxhin e marrë, i cili nuk është shlyer ende, me popullsinë e vendit në vitin ushtrimor.
Në bazë vjetore rritja në përqindje është 3.13 për qind. Në 2017 kjo rritje e stokut të borxhit ishte rreth një përqind më pak se sa është projektuar për 2018-ën. Për sa i përket kostove të borxhit për frymë për periudhën nga 2010-2018, treguesi shënoi vlerën më të lartë në 2013-ën.