“Negocime te drejtpërdrejta. Kontrata pa garë”. Ky është konstatimi që bën “Open Data Albania” një forum ku denoncohen abuzime me paratë publike në tendera dhe koncesione.
 
Rasti më i fundit është ai për Bashkinë e Tiranës e cila ka tenderuar 278 milion lekë për të mbjellë pemë në zonën industriale Kamez-Kashar.
 
Open Data Albania zbulon se kontrata e Bashkisë është abuzive, pasi ajo është bërë me negocim te drejtpërdrejtë dhe pa garë. Kjo të bën të dyshosh se ka qenë i paracaktuar fituesi.
 
Një tjetër element që bie në sy në këtë tender është se ai është marrë nga “Fusha Shpk” e cila është përfolur kohët e fundit si e preferuara e kreut të bashkisë.
 
Pra shfaqjet e Lali Erit kohët e fundit me lopatë në dorë çdo ditë në çdo ekran TV për të mbjellë pemë paskan në prapaskenë tendera disa milionësh.