Borxhi që bashkitë kanë përgjatë 2017-s është mbi 8 miliardë lekë.
Kjo, bazuar në të dhënat e publikuar nga ‘Open Data Albania’.
Organizata ka hulumtuar mbi vlerat e detyrimeve të njësive të qeverisjes vendore në vend.
Borxhi i bashkive përgjatë 2017-s, mbi 8 miliardë lekë
Në raportin më të fundit të publikuar nga Ministria e Financave, totali i detyrimeve të njësive të qeverisjes vendore në shtator 2017 është 8 871 724 282 Lekë.
Peshën më të madhe të këtyre detyrimeve e zënë detyrimet e Bashkive kryesore si: 
Bashkia Tiranë që zë 37% të totalit të detyrimeve;
Bashkia Durrës që zë 6% të totalit të detyrimeve;
Bashkitë Lezhë (mbajtëse e një kredie në banka të nivelit të dytë), Pogradec dhe Vlorë që zënë secila rreth 5% të totalit.
Këto detyrime janë krijuar dhe mbarten gjatë viteve të shkuara apo krijohen gjatë një viti.
Detyrimet janë të dy kategorive:
Detyrime të krijuara si pasojë e mospërmbushjes në afat të detyrimeve kontraktore në kontrata me palë të tjera.
Këto kontrata janë kryesisht për realizimin e investimeve, blerjeve të mallrave, realizimit të shërbimeve.
Këtu hynë edhe detyrime të mos pagesës së faturuar (energji elektrike) apo detyrimeve të dëmit kontraktor dhe jo vetëm (dëmshpërblime sipas një vendimi gjyqësor).
Kategoria e dytë ka të bëjë me detyrime për shkak të huamarrjes.
Në hulumtim konsiderohen borxhe të një bashkie për vitin 2015 të gjitha detyrimet e ish-njësive sipas ndarjes së hershme të bashkuara në një njësi të vetme në bashkitë ekzistuese.
Kështu, në vitin 2015 totali i detyrimeve të njësive të qeverisjes vendore Bashki ishte 11. 806. 383.705 Lekë.
Nga këto, detyrimet për Bashkinë e Tiranës, ishin në vlerën 5.5 miliard, dhe përbënin rreth 47% të totalit të detyrimeve.
Bashki me detyrime të prapambetura në vlerën mbi njëqind milion në dhjetor të 2015 rezultojnë:
Selenica, Shkodra, Pogradeci, Vlora, Mallakastra, Bulqiza, Cërriku, Dibra, Lushnja, Divjaka, Durrësi, Elbasani. Fieri, Gramshi, Kamza, Kavaja, Korça, Kruja, Kukësi dhe Lezha.
Në dhjetor 2016, në total bashkitë reduktuan vlerën e detyrimeve të prapambetura.
Detyrimet gjatë vitit u pakësuar me 20% të vlerës kundrejt detyrimeve totale në fillim të vitit.
Totali i detyrimeve shënonte në dhjetor 2016 vlerën 9.4 miliard nga 11.8 miliard që ishte një vit më parë.
Gjithsesi situatë në fund të 2016-s dhe fillimi i 2017-s është ende me detyrime të vjetra apo të reja të krijuara gjatë 2016-s.
Në pjesën më të madhe të Bashkive në vitin 2016, ka një ulje të detyrimeve.
Vetëm në disa njësi të qeverisjes vendore shohim një rritje të detyrimeve në vitin 2016.
Rritja më e konsiderueshme është shënuar në bashkitë:
Dibër, Konispol, Librazhd, Lezhë, Vau i Dejës, Maliq, Pogradec, Selenicë, Vlorë.
Bashkitë me rritje janë edhe bashki që mund të vlerësohen jo vetëm në pamundësi por edhe në keqpërdorim të financave vendore.