Statistikat zyrtare përgënjeshtrojnë mashtrimin e madh të radhës nga ana e qeverisë Rama me Partneritetin Publik-Privat.Shifrat tregojnë se PPP-të, në ndryshim nga ajo çfarë pretendin qeveria, e cila i përkufizon ato si “drekë falas”, janë plotësisht një barrë mbi pasurinë e publikut.
Sipas Open Data Albania, kontratat koncesionare do t’u kushtojnë qytetarëve shqiptarë vetëm për vitin 2018 rreth 90 milionë euro. Këto kontrata janë me financim direkt nga buxheti i shtetit. Aktualisht janë 12 kontrata koncesionare të cilat financohen nga shteti. Katër kontratat e koncesioneve në shëndetësi me vlerë në total rreth 300 milionë euro, zënë peshën më të lartë në buxhetin e vendit. Ato vlerësohen në mbi 40 për qind të totalit të kostove. Kontrata janë: kontrolli bazë i qytetarëve (Check-Up); shërbimi i Hemodializës; sterilizmi i paisjeve kirurgjikale dhe shërbimi i laboratorëve spitalorë.
Tri kontratat koncesionare të inceneratorëvë të Fierit, të Elbasanit dhe të Tiranës, të cilat janë të përqendruara në një pronar të vetëm, në total do të kushtojnë rreth 236 milionë euro. Inceneratori i qarkut Elbasan me kohëzgjatje 7 vjet nga viti 2015-2022. Në total kjo kontratë ka një vlerë prej 28 milionë euro dhe zbatohet nga kompania Albtek Energy. Inceneratori i Fierit me kohëzgjatje 6 vjet, me vlerë 28 milionë euro. Kontrata zbatohet nga firma Integrated Technology Ëaste Treatment Fier. Inceneratori i Tiranës. Kjo kontratë koncesionare do të zgjasë 30 vjet, nga viti 2018-2047. Në total Inceneratori i Tiranës ka vlerën 180 milionë euro. Firma koncesionare është shoqëria Integrated Energy B.V shpk.
Kontrata e ndërtimit të shkollave me konçesion nga Bashkia Tiranë me kohëzgjatje 8 vjet kap vlerën e 60 milionë eurove. Koncesioni ka filluar në vitin 2017 dhe do të përfundojë më vitin 2024. Dy kontrata e tjera, ajo e Rrugws sw Arbrit, dhe ajo e Autostradës Milot-Morinë do të fillojnë në vitin 2018. Vlera e përbashkët e tyre vlerësohet në rreth 260 milionë euro. Ndërtimi i rrugës së Arbrit vlerësohet në 240 milionë euro për 30 vjet. Kompania konesionare është Gjoka shpk. Autostrada Milot-Morinë vlerësohet në 20 milionë euro. Kohëzgjatja e këtij koncesioni është 30 vjet për periudhën 2018-2047.
BORXHI PUBLIK
Të dhënat e Institutit Europian të Statistikave tregojnë se Shqipëria është vendi me borxhin më të lartë në Europë nga kontratat e Partneritetit Publik Privat.
Sipas Eurostat, të gjitha vendet e Bashkimit Europian kanë detyrime për kontratat e PPP-ve që nuk e kalojnë nivelin 3 për qind të Prodhimit Kombëtar, ndërsa në Shqipëri kjo shifër është dukshëm më e lartë dhe po rritet me shpejtësi. Eurostat klasifikon si borxh të qeverive nga kontratat e Partneritetit Publik privat, vetëm ato raste kur qeveria paguan më shumë se 50 për qind të investimit apo kostos së shërbimit, pavarësisht nëse ajo paguhet në vite.