Që deputetët e parlamentit shqiptar janë ndër njerëzit më të pasur në vend, ky është fakt. Open Data Albania publikon pasuritë e ligjvënsve shqiptar, ndërsa njëri ndër ta që “dallohet” për milionat është deputeti i PS-së, Fatmir Velaj.
Ai u zgjodh deputet i Vlorës gjatë vitit 2017, ndërsa deklaron rreth 1 million e 250 euro pasuri vetëm nga veprat e artit. Velaj, përveç një apartamenti në Vlorë 85 metra katrorë, një automjeti “modest” Chrysler dhe të ardhurave të depozituara në bankë, nga paga e gruas së tij dhe ajo personale, që nuk i kalojnë 5 milionë lekët e reja (pjesa dërrmuese e parave janë të gruas) në Shqipëri dhe 6 milionë lekët në Vjenë, zotëron gjithashtu edhe disa koleksione artistike që kapin vlerën e plot 1 milionë e 250 mijë eurove.
Pronar me 83 % e një ap. banimi me sip. 85 m2 në Vlorë, trashëgimi nga familja, vlera 5 000 000 lekë.
Likuiditete (Depozita, Cash, Llogari rrjedhëse, Debi-Kredi, Karta krediti/debiti)   
1) Gjendja e depozitës së kursimeve në Raiffeisen Bank në Vjenë hapur në 2012, të ardhura nga paga personale dhe e gruas, 4 000 000 lekë.
2) Gjendja e depozitës së kursimeve në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë, hapur në 2005, të ardhura nga paga personale dhe e gruas, 1 000 000 lekë.
Automjete Pronar me 100 % i një makine tip ‘Chryesler Voyager’, blerë me të ardhura nga paga dhe kursimet, vlera 2 000 000 lekë.
Veprat e artit që zotëron Velaj sipas vetëdeklarimit të tij
Pronar me 100 % i një koleksioni veprash personale prej 200 pikturash, krijime personale, vlera 80 000 000 lekë.
2) Pronar me 100 % i një koleksioni privat prej 60 pikturash të artistëve të huaj, blerë me të ardhurat e krijuara nga veprimtaria personale artistike si edhe dhurata, vlera 40 000 000 lekë.
3) Pronar me 100 % i një koleksioni me 2000 fotografi artistike personale, krijime personale, vlera 30 000 000 lekë.
4) Pronar me 100 % i një koleksioni me 300 fotografi artistike nga artistë të huaj, dhuratë, vlera 15 000 000 lekë.