Ndër 36 gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen të parët  Vetingut, është edhe emri i gjyqtarit të Apelit Fatos Qato.
Vitin e shkuar, qytetarët e radhitën gjyqtarin Qato në listën e zezë të korrupsionit.
Ndërsa ishte në prag të formimit të Qeverisë së re “Rama 2”, u bëri thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet abuzive apo eksperiencat jo të mira që kanë pasur në zyrat e shtetit, në gjykata, prokurori e spitale.
Më pas të gjithë emrat e të denoncuarve, ku bënte pjesë edhe gjyqtari Fatos Qato, Rama i publikoi  në  rrjetet sociale.
Në  rrjedhën e zbardhjes së pasurive të gjyqtarëve dhe prokurorëve, CNA.al sjell, evolimin e pasurisë së gjyqtarit Fatos Qato që nga viti 2004 deri në vitin 2016.
Nga viti 2004 deri në vitin 2016, Qato ka deklaruar se jeton me të ardhurat nga paga e tij dhe e bashkëshortes, nga pensioni i vjehrrit dhe vjehrrës dhe nga qiraja e një apartamenti.
Në vitin 2010 pasuria e tij shtohet dhe bashkëshortja  blen një makinë në vlerën 15 700 euro, për të cilën deklaron se ka marrë kredi.
Edhe viti 2011 ka qenë i frytshëm për gjyqtarin Fatos Qato. Sërish është bashkëshortja që ka  blerë tokë arë me sipërfaqe 410 m2 me çmim 108 363 lekë. Një tjetër automjet është blerë nga gjyqtari Qato në vitin 2012,  në vlerën 18 500 euro, për të cilën deklaron se ka marrë kredi.
CNA.al sjell pasurinë e deklaruar nga gjyqtari Fatos Qato për vitin 2016, për të vijuar më tej me pasurinë që ai ka deklaruar ndër vite dhe konkretisht që nga viti 2004 deri në vitin 2014.
Në vitin 2016, Qato, ka deklaruar të ardhura nga paga si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, në shumën 1.408.257 lekë, të ardhurat e bashkëshortes nga paga  si drejtoreshë pranë ZQRPP, në shumën 1.065.173 lekë, të ardhura nga qiraja e apartamentit, në shumën 45.000 lekë, të ardhurat nga pension i nënës së bashkëshortes në shumën 19.165 lekë, të ardhura nga pensioni i babait të bashkëshortes  në vlerën 49.265.
Gjithashtu ai ka deklaruar një kredi për blerjen e një makine, tip “Renault Koleos” ku ka paguar shumën 4.377 euro, ndërsa ka paguar 2,583 euro.
Pasuria e Qatos në dhjetë vite
Ndërsa referuar të dhënave të marra nga Open Spending Albania, në vitin 2004, Qato, ka deklaruar të ardhura nga paga, 1 374 638 lekë, të ardhura nga qiraja, 360 000 lekë, të ardhurat nga pensioni, i vjehrrit në shumën 574 020 lekë, të ardhurat nga pensioni i vjehrrës në shumën 223. 404 lekë.
Gjithashtu ka deklaruar të ardhurat nga bashkëshortja, si drejtoreshë në Drejtorinë Juridike dhe të Apelimit në ZRPP Tiranë, 1 079 389 lekë, të ardhura nga puna si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, në shumën 21 000 lekë si dhe një kredi bankare me detyrim financiar i pashlyer në shumën 10 530 euro.
Në vitin 2005 i ka deklaruar pagën vjetore 1. 080. 000 lekë dhe pagën e bashkëshortes në vlerën 36 975 lekë.
 Edhe në vitin 2006, Qato ka deklaruar pagën e tij vjetore në shumën 1 183 200 lekë dhe pagën e bashkëshortes në shumën 624 000 lekë.
Në vitin 2007, pagës së tij vjetore prej 1 183 200 lekë dhe asaj të bashkëshortes në vlerën 360 000 lekë i është shtuar edhe qiraja e shtëpisë në vlerën 30 000 lekë.
Në vitin 2008, Qato ka deklaruar vetëm të të ardhurat nga paga dhe shpërblimet në shumën 500. 000 lek
Të ardhura e Qatos në vitin 2009 vijnë nga paga vjetore në vlerën prej 1 215 054 lekë dhe nga paga e bashkëshortes në vlerën 612 100 lekë.
Në vitin 2010 ai ka deklaruar pagën vjetore në shumën 1 544 640 lekë, si dhe blerjen nje veture me kredi nga bashkëshortja në vlerën 15 700 euro.
Përgjatë vitit 2011, të ardhurat e Qatos kanë qenë nga paga vjetore 1 556 052 lekë, nga paga e bashkëshortes në vlerën 300 000 lekë.
Ndër të tjera ka deklaruar detyrime të papaguara të bashkëshortes në vlerën 3. 500 euro, për një kredi për blerje veture në vlerën 15 700 euro si dhe detyrime të paguara në vlerën -3 556 euro për një kredi për blerje veture në vlerën 15 700 euro.
Gjithashtu ai ka deklaruar blerjen e një tokë are nga bashkëshortja me sipërfaqe 410 m2 me çmim 108. 363 lekë.
Në vitin 2012 ai ka deklaruar pagën vjetore në shumën 1 270 209 lekë, qira banese 360 000 lekë, pagën e bashkëshortes në vlerën 456 000 lekë, të ardhurat nga prindërit e bashkëshortes në vlerën 738 000 lekë, pagën e vajzës në vlerën 150 000 lekë, shitjen e veturë tip Mercedes Benz në vlerën 5 000 euro, blerjen e një automjeti në vlerën 18 500 euro. Detyrime të papaguara në vlerën 17 240 euro për një kredi për blerje veture në vlerën 18 500 euro si dhe detyrime të paguara në vlerën -10 000 euro për blerjen e veturës.
Në vitin 2013, ai ka deklaruar paga vjetore 1 288 384 lekë, qira banese 360 000 lekë, pagën e bashkëshortes në vlerën 350 320 lekë, të ardhurat, nga prindërit e bashkëshortes të ardhura në vlerën 782 028 lekë, pagën e vajzës në vlerën 150 000 lekë, të ardhura nga vendimi gjyqësor në vlerën 1 756 289 lekë, detyrime të papaguara në vlerën 14 027 euro për një kredi për blerje veture në vlerën 18 500 euro, si dhe detyrime të paguara në vlerën 4 800 euro për një kredi, për blerje veture në vlerën 18 500 euro.
Ndërsa në vitin 2014, ka deklaruar të  ardhura nga paga 1 374 638 lekë, të ardhura nga qiraja 360 000 lekë, të ardhurat e bashkëshortes, nga paga si drejtoreshë në Drejtorinë Juridike dhe të Apelimit në ZRPP Tiranë, 1 079 389 lekë të ardhura nga puna si pedagoge e jashtme në Shkollën e Magjistraturës, 21 000 lekë të ardhurat nga pension i vjehrrit dhe vjehrrës në shumën 574 020 lekë dhe 223 404 lekë si dhe kredi bankare, detyrimi financiar i pashlyer 10 530 euro.