Elisa Spiropali është fotografuar të hipë në një makinë luksoze Mercedes Benz GLA e tipeve të fundit.
Nga kërkimi që Albeu.com bëri në internet, rezulton se makina në fjalë gjysmë fuoristradë e Mercedes Benzit versionin më të vjetër e ka atë të vitit 2014, i cili fillon më vlerë 28 000 euro i përdorur.
Ndërkohë, çmimet mesatare të makinës në fjalë janë mes 35 000 – 40 000 eurove për prodhimet e vitit 2015-2017 në varësi të gjendjes teknike të makinës, ndërkohë që të reja arrijnë deri në 45-50 000 euro.
Për të patur një makinë të tillë duhet që të punosh fort në punë shumë të mira, madje duke patur edhe biznese, prandaj edhe deputetja Spiropali bën shumë përshtypje në rastin në nëse marrin në konsideratë deklarimin e pasurisë nga ajo dhe bashkëshorti.
Sipas deklarimit të bërë dhe të ardhurave të të dy bashkëshortëve, duhet që Spiropali të mos hajë, të mos vishet dhe të mos paguajë asnjë taksë për tre vite në mënyrë që të kursejë 35 000 – 40 000 euro për të blerë një makinë të tillë, shkruan Albeu.com.
Megjithatë, deputetja nuk mund të mos bjerë në sy edhe për veshjet e shtrenjta dhe plot shije, ç’ka duket se ia rëndojnë gjithashtu xhepin.
Deklarimi i pasurisë së Spiropalit sipas të dhënave të publikuara nga Spending Data
Kur Elisa Spiropali u emëruar si drejtoreshë e Përgjithshme e Doganave nga Edi Rama, ajo kishte vetëm 2 200 lekë në llogarinë e pagës dhe 15 mijë euro të kursyera nga puna e kryer në institucione të ndryshme deri në tetor të vitit 2013.
Po ashtu, ishte edhe një makinë tip Opel me vlerë 200 mijë lekë siç vetë Spiropali ka deklaruar në Formularin e Deklarimit të Pasurisë.
Gjatë kësaj periudhe, Spiropali ishte edhe anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës duke përfituar gjatë gjithë vitit rreth 346 mijë lekë të ardhura.
Pas një viti në detyrë si Drejtoreshë e Doganave, ajo deklaroi të ardhura nga paga vjetore rreth 1 332 mijë lekë duke përfituar një pagë mujore prej 111 000 lekësh.
Por, Spiropali është treguar kursimtare e madhe gjatë kësaj periudhe duke e mbyllur detyrën tek doganat me më shumë se 2.5 milionë lekë në dy banka të nivelit të dytë në vend, ç’ka tregon se ka jetuar me paratë e bashkëshortit.
Kjo, të paktën siç pasqyrohet në formularin e deklarimit të pasurisë.
Spiropali futet në Kuvendin e Shqipërisë në vitin 2017 me 87 000 lekë dhe 10 000 euro të kursyera. Ajo ka deklaruar se 10 000 eurot janë nga shuma e parave që i kishte kursyer që prej vitit 2013.
Pasuria e bashkëshortit
Në këtë periudhë bën deklarimin e pasurisë edhe bashkëshorti i saj S.T. Ai ka deklaruar një shumë rreth 80 000 lekë gjendje nga pagat sie dhe 3 000 euro të kursyera, ndërkohë që ka shitur edhe një makinë me vlerë 30 000 euro, për të cilën deri në momentin e deklarimit është paguar është likuiduar në vlerën e 951 mijë lekëve.
Në deklaratat e dy bashkëshortëve nuk rezulton ndonjë apartament apo pasuri tjetër e paluajtshme.