Niveli i pagave, të cilat i marrin zyrtarët e lartë në institucionet e Shqipërisë, konsiderohet i mjaftueshëm për një jetesë standarde në vend.
Por  pasuria që  ata deklarojnë pranë ILDKPKI,  nuk rezulton në përputhje me të hyrat që ata i kanë për punën që bëjnë. Të paktën një pjesë zyrtarëve si nga politika ashtu edhe nga fusha e drejtësisë nuk e justifikojnë dot.
Prandaj procesi i Vetingut shihet si shpresë për spastrimin e politikës dhe të drejtësisë nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit.
Në vijimësi te zbardhjes së deklarimit të pasurive, CAN.al sjell pasurinë e deputetit demokrat Enkelejd Alibeaj, sipas të dhënave të pasqyruara nga Open Spending Albania.
Refeeuar deklaratave të pasurisë nga viti 2003 deri në vitin 2014, rezulton se deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj nga vit në vit ka shënuar një rritje të konsiderueshme të pasurisë.
Në vitin 2003, ai ka vetëm të ardhurat nga puna  e tij dhe e bashkëshortes si avokatëdhe përveçse një makinë “Benz Mercedes”, vlera 9 000 000 lekë, nuk ka pasuri të patundshme. Ndërsa në vitin 2004, ai ka blerë një tjetër makinë, ‘Mercedes’ , me vlerë 300 000 lekë.
Në vitin 2005, kur mbante postin e Drejtorit të Departamentit të Kontrollit të Brendshëm-Antikorrupsion, në Këshillin e Ministrave, ka jetuar vetëm me të ardhurat nga paga e tij dhe bashkëshortes. Në vitin 2006, ai sërish ka blerë një automjet tip “Renault Clio” viti 1991 në emër të bashkëshortes autoveture.
Në vitin 2007,   para se të merrte postin e Ministrit të  Drejtësisë, rezulton se  i ka shtuar të ardhurat. Ai ka deklaruar të ardhurat nga shtatë burime dhe dy gjendje llogarie, përfshirë edhe bashkëshorten që shkonë në shumën mbi 30 milionë lek.  Edhe në vitin 2008, ka deklaruar të ardhura nga gjashtë burime dhe dy llogari bankare.
Në vitin 2009, si deputetet, është bërë edhe ponari i një ‘Toyota’, me vlerë 1 000 000 lekë. Në vitin 2010, bashkëshortja, Arjana Alibeaj, është bërë pronare me 50 % e një trualli me sip 343 m2, ndërtese me sip. 116 m2, të deklaruar sit ë trashëguar nga babai. Në vitin 2011, Alibeja ka deklaruar ta ardhura nga puna si pedagog dhe në 2014 ka deklaruar pesë burime të ardhurash dhe dy gjendje llogarie bankare.
Në vitin 2013, në deklarimin e pasurisë pas lënies së detyrës, Alibeaj, ka deklaruar gjashtë llogari bankare  përfshirë llogaritë e bashkëshortes,  me katër burime të ardhurash, që shkojnë në vlerën rreth 80 milion lekë.
Ndërsa në vitin 2017 para fillimit të detyrës, ka deklaruar  shtatë llogari bankare, duke përfshirë këtu edhe bashkëshorten.
Viti 2003
Pronar me 100 % i një makine tip “Benz Mercedes”, blerë me të ardhurat nga avokatia, vlera 9 000 000 lekë.
Të ardhura nga puna si avokat, 20 000 000 lekë. Bashkëshortja, Znj. Ariana Alibeaj të ardhura nga puna, 6 000 000 lekë.
Viti 2004
Shpenzime për blerjen e një automjeti tip ‘Mercedes’ në nëntor 2004, vlera 300 000 lekë.
Të ardhura nga veprimtaria si avokat, rreth 20 000 euro. Bashkëshortja, Znj. Arjana  Alibeaj, të ardhura nga veprimtaria si avokate, rreth 7 000 euro.
Viti 2005
Të ardhura nga paga e muajit dhjetor, 93 248 lekë.
Të ardhura nga shpërblimi i fundvitit, 27 728 lekë.
Viti 2006
Të ardhura vjetore në funksionin e drejtorit të DKBA-së, në Këshillin e Ministrave, 1 117 727 lekë.
Bashkëshortja Arjana Alibeaj, të ardhura si juriste në Agjencinë e Trajtimit të Kredisë (03.11.2006 – 31.12.2006.), 108 686 lekë.
Shpenzime për blerjen e një autoveture ti “Renault Clio” viti 1991, regjistuar në emër të bashkëshortes, 800 euro plus taksa doganore.
Viti 2007
Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si ministër ( 19.11.2007 – 31.12.2007.), 201 470 lekë neto.
Të ardhura nga paga si drejtor i DKBA-së në Këshillin e Ministrave, (01.01.2007 – 19.11.2007.), 1 148 093 lekë neto.
Të ardhura si lektor në Shkollën e Magjistraturës, financuar nga fondacioni “Hanns Seidel”, 72 000 lekë neto.
Të ardhura nga Komisioni i Vlerësimit në Shkollën e Magjistraturës, 74 720 lekë neto.
Të ardhura nga Komisioni i Hartimit të Tezës së Noterisë, 35 000 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime si Avokate Shteti, (23.04.2007 – 31.12.2007.), 1 113 035 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura si juriste pranë ATK-së (01.01.2007 – 23.04.2007.), 217 886 lekë neto.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, llogari page, në një bankë të nivelit të dytë, 166 320 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 1 194 991 lekë.
Viti 2008
Të ardhura nga paga dhe shpërblimi si ministër 1 546 911 lekë neto.
Të ardhura nga pagesa si anëtar i Këshillit Rregullator të Territorit të Republikës së Shqipërisë, 54 000 lekë neto.
Të ardhura nga pagesa si anëtar I Këshillit Kombëtar të Punës, 7 300 lekë neto.
Të ardhura si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, 45 000 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime si Avokate Shteti, 1 545 078 lekë neto.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, në një bankë të nivelit të dytë, 1 099 506 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse, në një bankë të nivelit të dytë, 1 216 094 lekë.
Të ardhura nga shitja e autoveturës tip ‘Renault’ më 30.12.2008, 250 000 lekë.
Viti 2009
Të ardhura nga paga si deputet (shtator – dhjetor 2009.), 631 423 lekë.
Të ardhura nga paga dhe si ministër 1 174 912 lekë.
Të ardhura si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, (janar – shtator 2009.), 144 000 lekë.
Të ardhura nga pagesa si anëtar i Këshillit Rregullator të Territorit të Republikës së Shqipërisë, (janar – shtator 2009.), 18 000 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga paga vjetore, 1 523 475 lekë.
Pronar me 50 % i një autoveture tip ‘Toyota’, vlera 1 000 000 lekë.
Viti 2010
Të ardhura nga paga si deputet 2 593 422 lekë.
Të ardhura nga pagesa si lektor në universitetin jopublik, “Ilyria’, 113 858 lekë.
Pagesë si udhëheqës punimi diplome në Shkollën e Magjistraturës, 28 800 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura të përfituara nga shpërblimi i babait si ish i përndjekur, 50 000 lekë, pjesa takuese 50 %.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, pronare me 50 % e një trualli me sip 343 m2, ndërtese me sip. 116 m2, regjistruar në ZRPP Tiranë, trashëguar nga babai.
Viti 2011
Paga dhe shpërblime si deputet, 2 588 171 lekë neto.
Të ardhura si lektor në TBU, 36 000 lekë neto.
Të ardhura si lektor në universitetin ‘Ilyria’, 141 400 lekë neto.
Të ardhura si lektor pranë qendrës ‘LIST’, 28 500 lekë neto.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga paga për gjithë vitin 2011 plus shpërblime, 1 866 192 lekë
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, pakësuar 1 496 897.45 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, shtuar 302 631.79 lekë.
Viti 2012
Të ardhura nga paga, dieta, honorare komisioni dhe për karburant në dispozicion të punës si deputet, 2 764 184 lekë.
Të ardhura nga pagesa si lektor në simpoziumin mbi “Nxitja e debatit publik mbi drejtësinë dhe shtetin e së drejtës përmes botimit periodik Obiter Dictum” dhe si ekspert i gazetës periodike elektronike, GAJUS, projekte të organizuara nga qendra ‘LIST’, 15 120 lekë dhe 83 925 lekë.
Të ardhura nga pagesa në cilësinë e lektorit në formimin vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, të financuar nga donatorë britanikë, 286 euro.
Të ardhura nga pagesa si lektor në Shkollën e Magjistraturës, 46 180 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, të ardhura nga paga dhe shpërblime si Avokate e Shtetit në Avokaturën e Përgjithshme të Shtetit, 1 517 019lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, (paga dhe shpërblime) më 31.12.2012, 3 899 380.81 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë më 31.12.2012, 274.33 euro. Të ardhura nga shitja e automjetit tip ‘Benz’ më 05.09.2012, 10 000 euro.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 29.03.2013, 688 581.6 lekë.
Viti 2013, deklarimi i pasurisë pas lënies së detyrës
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë më 04.09.2013, (paga e shpërblime), 333 235.9 lekë.
Gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, 274.33 euro.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime të kaluara nga llogaria rrjedhëse më 01.07.2013, 4 000 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë më 06.09.2013, kursime, 54 110.45 lekë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, kursime të kaluara nga llogaria rrjedhëse më 01.07.2013, 500 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, – 469.26 euro.
Të ardhura nga paga, dieta, honorare komisioni dhe për karburant në dispozicion të punës si deputet, 1 725 729.6 lekë.
Të ardhura nga pagesa si ekspert i gazetës periodike elektronike GAJUS, projekt i organizuar nga qendra’ LIST’, 2 144 880 lekë.
Të ardhura nga pagesa si lektor në formimin vazhdues në Shkollën e Magjistraturës, 6 480 lekë.
Të ardhura nga pagesa në cilësinë e lektorit në Fakultetin Juridik në Universitetin ‘Ilyria’, 45 000 lekë.
Viti 2017 deklaratë para fillimit të detyrës
Bashkëshortja, Arjana Alibeaj, pronare me 50 % e një shtëpie banimi dhe trualli me sip. 343 m2 në Tiranë, trashëgim nga prindërit.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, krijuar në 2013 nga paga si deputet 2009-2013 dhe të ardhura të tjera nga puna në vite, 4 000 000 lekë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, krijuar në 2017 nga të ardhura për këshillim ligjor për një shoqëri tregtare të huaj, 10 000 dollarë.
Gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë krijuar më 2013 nga paga si deputet në legjistlaturën 2013-2017, 500 000 lekë.
Gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë krijuar në vitin 2017, 1 500 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Arjana Alibeaj, gjendja e depozitës bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga pagat dhe kursime, 7 123 974.76 lekë.
Bashkëshortja, Arjana Alibeaj, gjendja e llogarisë bankare në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga pas largimit nga puna, 241 000 lekë.
Bashkëshortja, Arjana Alibeaj, gjendja e llogarisë rrjedhëse në një bankë të nivelit të dytë, të ardhura nga paga pas largimit nga puna, 213 700 lekë.
Pronar me 100 % i një autoveture tip ‘Toyota’ prodhim i vitit 2009, blerë në vitin 2009, vlera 10 500 euro.