Bashkia e Tiranë dhe të gjitha bashkitë e tjera të cilat kanë kontrata të lidhura me kompaninë Alko Impex duhet t’i ndërpresin ato, të bëjë verifikimet dhe të nisin procedim penal ndaj kompanisë.
Kompania Alko Impex e Arbër Abazi, nipi i deputetit socialist Sadri Abazi, u skalifikua për 1 deri në 3 vjet nga procedurat e prokurimit publik për dorëzim të dokumenteve me përmbajtje të rreme. Ky fakt është bërë i ditur në vendimin e Agjensisë së Prokurimeve Publike. Në këtë vendim përfshihen ndër të tjera dhe arsyet si: veprime korruptive, dënime për vepra penale, mospërmbushje të detyrimeve penale.

Vendimi i APP-së
Vendimi i APP-së erdhi pasi Bashkia Elbasan verifikoi dokumentat e paraqitura nga kompania për pjesmarrje në tender me objekt “Pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit Elbasan”.
Bashkia Elbasan i kërkoi Universitetit të Prishtinës të verifikonte diplomën e dorëzuar nga kompania për personin Bekim Selmani. Sipas, përgjigjes të Universitetit të Prishtinës vërtetohet se kompania ka dorëzuar diplomë të fallsifikuar për personin në fjalë. Përdorimi i dokumenteve të rreme u denoncuan nga exit.al në artikullin e mëparshëm.
Pas vërtetimit të dokumentave të rreme, Bashkia Elbasan ka hapur çështje penale ndaj kompanisë. Ndërsa kjo e fundit paraqiti kërkesë për tërheqje nga tenderi pavarësisht se Komisioni i Prokurimeve Publike e kishte shpallur fituese.
Kompania, të paktën në dy tendera, të Bashkisë Tiranë me objekt “pastrimin e Tiranës, Zona III” të zhvilluara në vitin 2014 dhe në vitin 2017 ka përdorur dokumenta të fallsifikuara, si rrjedhojë tenderat e fituara prej saj janë të paligjshme.
Kompania Alko Impex Construction ka marrë rreth 10, 8 milionë euro tender nga 7 bashki të majta, nga viti 2014 deri më 2017. Tenderat e fituara prej tij janë kryesisht me objekt pastrimin dhe gjelbërimin e qytetit. Ndër to 6 kontrata i ka fituar vetëm nga Bashkia Tiranë, prej së cilës vetëm në periudhën 2016, 2017 ka marrë 2 tendera për pastrimin e Tiranës Zona III me vlerë përkatësisht 4,9 milionë euro dhe 4,1 milionë euro. Përveç kësaj, vetëm pak ditë më parë kjo kompani ka paraqitur ofertë, me të njëjtat dokumenta për tenderin e hapur nga Bashkia Kamëz për pastrimin e qytetit.