ALKO-IMPEX, kompania në pronësi të nipit të deputetit të Sadri Abazit, rezulton se ka dalë fituese në 17 nga 19 tenderët ku ka garuar.

Kjo statistikë e publikuar nga “Open Data” shoqëruar edhe me tabelën të cilën mund t’a shihni në galerinë e bashkëngjitur lajmit.

Në bazë të statistikave rezulton se shtatë institucione i kanë besuar shërbimet e tyre kësaj kompanie, e cila ka përfituar 13 milionë USD.
Ajo që bie në sy është fakti se institucionet nuk janë vetëm me drejtues nga Partia Socialiste, por edhe nga PD-ja.