Politikanët shqiptarë nuk ia dinë limitet pasurisë. Çdo  ditë shumë prej tyre, të veshur me kostumin e politikanit, flasin për varfëri, flasin për një fenomen që nuk e kanë prekur kurrë.
Një ndër ta është edhe shefi i Opozitës shqiptare Lulzim Basha, i cili nga kamarier në Rinas dhe përkthyes në Kosovë, është katapultuar në një politikan me pasuri përrallore.
Me vilë në Hollandë, me pallate në emër të vjehrrit në Vlorë, me disa apartamente në Tiranë, me vila në bregdet, me vila në Farkë, dhe me plot pasuri të tjera të patundshme, Lulzim Basha, ngre çdo ditë zërin për varfërinë e qytetarëve.
Është tejet ironik dhe manipulues, fakti që një njeri i zhytur në luks, të vërë maskën e politikanit që ndjen keqardhje për skamjen, ku jetojnë një pjesë e madhë e qytetarëve të Shqipërisë.
Në vitin 2015, kreu i PD –së  Lulzim Basha, në një emision televiziv pranoi se pasuria e tij është mbi 1 milion euro dhe se kjo pasuri është vënë para se ai të futet në politikë dhe të jetë pjesë e saj.
Por pavarësisht këtij pohimi, ai kurrë nuk ka dhënë një përgjigje se si e bëri atë pasuri marramendëse që përpara hyrjes në politike.
Rikujtojmë se në vitin 2005, në kohën kur Basha iu bashkua Partisë Demokratike, në deklarimin e parë të pasurisë, deklaronte shtëpi në Holandë me vlerë 300 mijë euro, dy apartamente luksoze në Tiranë, një apartament në Durrës, një automjet Mercedes Benz me vlerë dhjetëra mijëra euro, pikturë me vlerë 6 500 euro, orë dore 5 200 euro, unazë diamanti 11 mijë euro, servis pjatash kineze 6 800 euro, aksione në bursë 18 mijë euro.
Në total, pasuria e Bashës kalonte 1 milionë euro, sipas tij të përfituara nga rroga e tij gjatë punës në Holandë.
CNA.al sjell pasurinë e  “çmendur” të Bashës nga viti 2005 deri në vitin 2016, referuar të dhënave të Open Spending Albania dhe formularëve të deklarimit të marrë pranë ILKDKPI-së.
Basha asnjëherë nuk ka dhënë llogari se si e ka krijuar këtë pasuri, madje ai nuk ka dhënë sqarime  edhe në kohën kur mediat raportuan se ndërkohë që ai drejtonte Bashkinë e Tiranës, ushtronte edhe dy punë të tjera.
Në deklaratën e tij të pasurisë, së vitit 2014, Basha ka deklaruar se ka përfituar rreth 1.5 milionë lekë në vit nga puna si kryebashkiak i Tiranës, por edhe një pagë të siguruar nga Holanda prej 26 mijë eurosh, si drejtuesi i programit EËCP.
Kështu, në vitin 2014,  në kohën që Basha ishte kryetar i Bashkisë së Tiranës, të ardhurat e tij shkonin në shumën 1.5 milionë lekë nga rroga si kryetar bashkie dhe 26 mijë euro të ardhura si rrjedhojë e dypunësimit në Holandë.
Ndërsa në total,  pauria e Bashës në vitin 2014 shkonte në 35 mijë euro në vit ose rreth 2,5 milionë lekë të vjetra në muaj.
Deklarata e pasurisë së Bashës  është bërë shpesh objekt debatesh, pas akuzave të kampit të majtë për fshehje të pasurive, mirë po deri më tani nuk është hapur ndonjë procedurë hetimore ndaj tij.
Viti 2005
Pronar me 100% i një shtëpie banimi në Holandë në vlerën 510 000 gulden.
Pronar me 100% i një apartamenti në Tiranë në vlerën 205 000 dollar.
Pronar me 100% i një apartamenti në Durrës në vlerën 33 000 euro.
Bashkëpronar me 1/3 pjesë takuese i një apartamenti në Tiranë në vlerën 17 500 lekë.
Bashkëpronar me 1/4 pjesë takuese i një apartamenti në Tiranë në vlerën 62 000 dollar.
Bashkëpronar me 1/4 pjesë takuese i një trualli me sip. 22 100 m2 në Tepelenë, rikthim prone në vitin 2004.
Depozitë bankare në vlerën 52 000 dollar.
Depozitë bankare në vlerën 81 000 euro.
Pronar me 100% i një veture tip Mercedes Benz në vlerën 72 000 euro.
Pronar me 100% i një pikture në vlerën 6 500 euro.
Pronar me 100% i një ore dore në vlerën 5 200 euro.
Pronar me 100% i një ore dore në vlerën 4 500 euro.
Pronar me 100% i një unaze diamanti në vlerën 11 500 euro.
Pronar me 100% i një servis porcelani në vlerën 6 800 euro.
Pronar me 100% i aksioneve në NASDAQ në vlerën 18 000 dollar.
Kredi bankare me principal 204 000 euro, interes 4.2% dhe afat maturimi 7 vjet, për të cilin ka mbetur ende pa shlyer një vlerë prej 198 000 euro.
Paga dhe shpërblime në vlerën 588 180 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 12 000 euro.
Viti 2006
Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në vlerën 1 907 700 lekë.
Shpërblime si Nënkryetar i KRRTRSH në vlerën 80 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Aurela Isufi paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EËPPP në Hollandë në vlerën 49 512 euro.
Bashkëshortja zonja Aurela Isufi të ardhura nga shitja e apartamentit në Tiranë në vlerën 100 000 euro, në të cilin është bashkëpronare me 33%.
Detyrime të papaguara në vlerën 200 482 euro për rentë për hipotekën e shtëpisë në Hollandë.
Detyrime të paguara në vlerën -4 800 euro për qira banese.
Detyrime të paguara në vlerën -8 772 euro për rentë për hipotekën e shtëpisë në Hollandë.
Bashkëshortja zonja Aurela Isufi detyrime të paguara në vlerën -5 000 euro për apartament në Durrës.
Viti 2007
Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit në vlerën 5 211 200lekë.
Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve të Jashtme në vlerën 10 469 000 lekë.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga në vlerën 51 391 euro.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha të ardhura nga shitja e veturës në vlerën 45 000 euro.
Të ardhura nga shitja e banesës në Hollandë në vlerën 257 500 euro
Detyrime të paguara në vlerën -35 000 dollar për kredi për apartamentin në Tiranë.
Detyrime të paguara në vlerën -199 726 euro për kredi për shtëpinë në Hollandë.
Detyrime të paguara në vlerën -10 407 euro për shlyerjen e rentës për shtëpinë në Hollandë.
Viti 2008
Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve të Jashtme në vlerën 1 611 924 lekë.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EWPPP në Hollandë në vlerën 29 753 euro.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha të ardhura nga shitja e apartamentit në Durrës në vlerën 45 000 euro.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha detyrime të paguara në vlerën -40 000 euro për blerje e një apartamenti në Kavajë, për të cilin është bashkëpronare me 50%.
Viti 2009
Paga dhe shpërblime si Ministër i Punëve të Jashtme në vlerën 1 143 730 lekë.
Paga dhe shpërblime si Ministër i Brendshëm në vlerën 495 035 lekë.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EWPPP në Hollandë në vlerën 11 389 euro.
Viti 2010
Paga dhe shpërblime si Ministër i Brendshëm në vlerën 1 652 127 lekë.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha paga si Drejtore Programesh pranë fondacionit EWPPP në Hollandë në vlerën 14 038 euro.
Viti 2011
Paga dhe shpërblime si Kryetar Bashkie në vlerën 734 162 lekë.
Bashkëshortja zonja Aurela Basha përfitime afatshkurtra lejelindje në vlerën 10 808 euro.
Viti 2012
Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 1 699 352 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes nga shitja e apartamentit në Tiranë 10 450 000 lekë. Pjesa e Znj. Basha është 25%.
Viti 2013
Të ardhura nga paga si Kryetar Bashkie 1 650 222 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes për shërbime si PR consultancy nëpërmjet fondacionit EWPPP 22 000 euro.
Viti 2014
Të ardhura nga paga neto si kryetar i Bashkisë së Tiranës për vitin 2014, 1 520 008 lekë.
Bashkëshortja, Znj. Aurela Basha, të ardhura nga paga si drejtuese e programit EËCP (Head of Programs, EWCP) Holandë (part – time), 26 040 euro.
Viti 2015 pas largimit nga funksioni i kryetarit të Bashkisë së Tiranës
Të ardhura nga paga si kryetar i Bashkisë së Tiranës, (01.01.2015 – 29.07.2015.), 1 267 273 lekë bruto.
Bashkëshortja, Znj. Aurela Basha, të ardhura nga paga si drejtuese e programit EËCP (Head of Programs, EWCP) Holandë (part – time), 25 738 euro.
Viti 2016
Të aedhura nga paga si kryetar i Partisë Demokratike nga 1 janar deri më 8 shtator 2017 në shumën 923.200 lekë.
Të ardhura nga puna e bashkëshortes si drejtuese programesh në EWCP nga 1 janar 2017 deri më 8.09.2017.