Bëmat dhe skandalet e njerëzve të drejtësisë i kanë mbyllur Shqipërisë dyert e Evropës.
Duke qenë të korruptuar vetë deri në palcë, u ka munguar guximi për arrestimin e të inkriminuarve të politikës.
Që qytetarët shqiptarë të depërtojnë në Evropë, paraprakisht duhet që të korruptuarit e gjykatave dhe prokurorive të largohen nga institucionet që i kanë keqpërdorur.
Madje-madje përveç konfiskimit të pasurisë korrupsionit, një numër jo vogël gjyqtarësh dhe prokurorësh meritojnë të gjenden pas hekurave.
Vetëm në Shqipëri ndodh një çudi e tillë, kur një vend mbahet peng nga gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar.
CNA.al  do të bëjë transparente e pasurinë të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve të Shqipërisë.
Jo vetëm pasurinë por edhe bëmat e tyre, sigurisht të atyre që i kanë prodhuar do t’i risjellim në kujtesë të opinionit publik.
Pasuria e Kryetarit i Gjykatës së Apelit Hysni Demiraj, por edhe bëmat e tij, do të jenë në fokusin e objektivit të CNA.al.
Rikujtojmë se në vitin 2016, kryetari i Gjykatës së Apelit ka dhunuar shoferin e tij. Të paktën kështu është raportuar nga Policia e Shtetit në atë kohë.
 “Më datë 09.06.2016 rreth orës 11:00 në Komisariatin e Policisë nr 1 Tiranë është paraqitur shtetasi K. M., 25 vjeç, lindur në Vlore dhe banues në Tiranë, i cili kallezon se ka qënë i punesuar me detyrë shofer i administratës pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe sot rreth ores 09:30 duke qënë në ambientet e Gjykatës së Apelit Tiranë, është konfliktuar për shkak të marrëdhënies së punës që ka pasur dhe pretendon se është goditur me grusht nga Kryetari i Gjykates së Apelit Tiranë shtetasi Hysni Demiraj, 54 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Gjirokastër, rezident në Tiranë”, thuhet në njoftimin e policisë, në vitin 2016.
Po a është kaq i rëndë dhe në pasuri sa në bëma, kryegjyqtari i Apelit?
Të dhënat e pasurisë të deklaruara prej tij tregojnë se vetëm me dy paga, ka lidhur një kontratë me një kompani për ndërtimin e një pallati. Bëhet fjalë për vitin 2007.
Nuk dihet se në çfarë vendi  do të ndërtohej objekti si dhe vlera e kontratës është jotransprante. Të paktën këto dhëna nuk  janë përfshirë në materialet e publikuara nga Open Spending Albania.
Gjithsesi Demiraj në vitin 2007 ka deklaruar se ka paguar 40 mijë euro për kontratën me kompaninë Park-Construction-Albania.
Në vitin 2009 ai ka deklaruar, detyrime të papaguara në vlerën 12 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Në vitin 2010 ka detyrime të papaguara në vlerën 8 500 euro si dhe detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Në vitin 2011, deklaron, detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro dhe detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Në vitin 2012, Demiraj deklaron, detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro dhe detyrime të paguara në vlerën -500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Në vitin 2013,  ka detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Në deklaratën e pasurisë të viti 2016, të siguruar nga CNA.al, nuk përmend më një kontratë e tillë. Sërish të ardhurat Demiraj i ka nga paga e tij dhe e bashkëshortes, ndërsa vajzën deklaron se po e shkollon me kredi në një një shkollë jopublike në Milano.
Viti 2004
Paga vjetore Hysni Demiraj 780 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 156 000 lekë.
Shitur veturë tip Volksëagen në vlerën 200 000 lekë.
Viti 2005
Paga vjetore Hysni Demiraj 800 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë.
Gjendja Cash 500 000 lekë në banesë
Viti 2006
Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 616 283 lekë.
Paga si anëtar i KLD 460 000 lekë.
Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 616 283 lekë.
Paga si anëtar i KLD 460 000 lekë.
Pagesa gjatë mbledhjes së KLD 190 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 240 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 5 000 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006.
Viti 2007
Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 819 000 lekë.
Shpërblime 18 000 lekë.
Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 300 000 lekë.
Bashkëshortja shpërblime në vlerën 20 000 lekë.
Kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati.
Detyrime të papaguara në vlerën 4 400 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -40 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk për ndërtimin e një pallati.
Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Viti 2008
Paga vjetore Hysni Demiraj si Gjyqtar 791 670 lekë.
Pagesa si anëtar i KLD 110 000 lekë.
Interesa bankare në vlerën 54 665 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 320 000 lekë.
Bashkëshortja shpërblime në vlerën 10 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 3 800 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Viti 2009
Paga vjetore Hysni Demiraj pranë Gjykatës së Apelit 567 018 lekë.
Paga vjetore Hysni Demiraj pranë Gjykatës së Gjirokastrës 395 835 lekë.
Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.
Bashkëshortja paga në vlerën 450 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 3 200 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 12 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Përshkrim shpenzimi
Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Viti 2010
Paga vjetore Hysni Demiraj 1 176 684 lekë.
Pagesa si anëtar i KLD 120 000 lekë.
Bashkëshortja asistencë në vlerën 64 000 lekë.
Pronotuar Garazh me vlerë 12 500 euro dhe sip 15m2.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 600 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 8 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Detyrime të paguara në vlerën -600 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -4 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Viti 2011
Paga vjetore Hysni Demiraj 1 153 359 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 2 300 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Detyrime të paguara në vlerën -300 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Viti 2012
Paga vjetore Hysni Demiraj 1 223 403 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 1 800 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 6 500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Detyrime të paguara në vlerën -500 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -500 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk.
Viti 2013
Paga vjetore Hysni Demiraj 1 229 399 lekë.
Pagesa si pedagog i jashtëm në vlerën 100 000 lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 800 000 lek për një hua marrë një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000lekë.
Detyrime të papaguara në vlerën 30 000 euro për një kontratë huaje të lidhur më 27.08.2013.
Detyrime të paguara në vlerën -1 000 000 lekë për një hua marr një personi fizik më 27.09.2006 prej 5 000 000 lekë.
Detyrime të paguara në vlerën -2 000 euro për një kontratë sipërmarrje me Park-Construction-Albania shpk./CNA.al
Deklarata e pasurisë së Hysni Demirajt për vitin 2016
Vlera e 5 000 euro nga kontrata e shitjes së automjetit tip Benz me datë 25.08.206, kunatit.
Në datën e dorëzimit të kësaj kontrate kam në banesë, vlerën monetare, cash, të kursyera si rezultat i shitjes së automjetit dhe kursimit një vjeçar nga paga ime mujore dhe e bashkëshortes dhe e diferencës së kredisë që kam marrë për vajzën në shumën 7 000 euro dhe 400 000 lekë.
Kredi afatgjatë me datë 07.04.2016 për pagesën e vajzës, pranë fakultetit jopublik në Milano, në shumën prej 20 mijë euro, nga këto 17 mijë euro kanë kaluar në emrin e vajzës. Kredia është me afat 15 vjeçar dhe përfundon në vitin 2031. Kësti mujor i kësaj kredie është 146 euro në muaj. Janë paguar 1168 euro, ndërsa pa pagiar 19.331.77 euro.
Deri më 31 dhjetor 2016 vajaza ka ahardhuar 8 425.27 euro.
Overdraft për kartën visa Classic me limit kreditimi 1 000 000 lekë, nga e cila deri me 31 dhjetor 2016 nuk është përdorur.
Paga e kryetarit të Gjykatës së Apelit Tiranë, në shumën 1 530 196 lekë.
Paga si anëtar i bordit drejtues së zyrës së administrimit të buxhetit gjyqësor në shumën 32.087 lekë.
Paga e bashkëshortes si punonjëse e bibliotekës së fakultetit ekonomik për periudhën 19 shtator-31 dhjetor 2016 në shumën 107.122 lekë.