Një tjetër aks rrugor i është dhënë me koncesion privatit.
Bëhet fjalë për aksin rrugor Thumanë – Vorë. Dokumenti i dhënies me koncesion të kësaj rruge nga ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, është bërë publik nga Open Data Albania, sakaq, një njoftim ka bërë edhe drejtoresha Aranita Brahaj. Brahaj, u bën thirrje banorëve të Vorës dhe Thumanës të dalin të protestojnë para se të lidhet kontrata dhe të paguajnë kostot e dëmit kontraktor privatit, si për rastin e koncesionit në Morinë.
Në dokument thuhet se shifra që do të paguhet, do të përcaktohet nga ofertat që do të paraqesin kompanitë private të interesuara. Kohëzgjatja e kontratës së koncesionit/PPP është vendousr të jetë për 13 vjet.