Fatmir Hoxha është gjyqtari i rradhës që do të duhet të përballet me Vetingun. Seanca ndaj tij do të zhvillohet në datën 7 Maj, ora 11 në Komisionin e pavarur të kualifikimit.
Ndërkohë me një vëzhgim të shpejtë në “Open Data”, zbardhet dhe pasuria e gjyqtarit Hoxha. Ai ka deklaruar një banesë në Shkodër, ndërsa ka dhe një kredi për blerje banese.
Nga viti 1993-1996 ka punuar si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë ku dhe ka ushtruar detyrën e Kryetarit.
Në vitet 1996-1998 ka ushtruar detyrën e gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Tiranë. Prej vitit 2003 deri në vitin 2008 ka ushtruar detyrën e Kryetar të Gjykatës së Apelit Shkodër. Në muajin qershor të vitit 2011 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
1)Bashkëpronar me 50 %, me bashkëshorten Rudina Hoxha i një banesë në Shkodër, sip. 65 m2, shitur me vlerë 3 400 000 lekë.
2) Kredi në bankë të nivelit të dytë me vlerë detyrimi financiar të pashlyer – 4 609 533 lekë, marrë në datën 27.05.2012, afat shlyerje 15 vjet, interes 4 %.
3) Kredi në një bankë të nivelit të dytë, detyrimi financiar i pashlyer – 233 336 lekë, marrë më darë 14.07.2014, me principal 250 000 lekë, afat shlyerje 60 muaj, normë interesi 6 %.
4) Detyrim në vlerën 37 850 euro ndaj (ish-Vigan Konstruksion dhe “Ish – Daniela sh.p.k”, për blerje banese.
5) Detyrim huaje 9 900 euro, ndaj shtetasit Ardian Guri.
6) Detyrim 404 145 lekë, për prekje overdrafti gjatë viteve 2013 – 2014.
Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese është në kolaps prej disa muajsh për shkak të dorëheqjes dhe shkarkimit të disa gjyqtarëve që nuk kanë mundur të kalojnë dot Vetingun.
Shumica e pasaktësive për njerëzit e drejtësisë ëshë hasur te mosdeklarimi i të ardhurave dhe mos justifikimi i tyre.