Shoqëritë Koncesionare, arkëtime nga Thesari i Shtetit 1 janar deri 31 dhjetor 2022

Open Data Albania po rendit bizneset koncesionare apo Partneritete Private dhe Publike sipas vlerave të përfituara nga Thesari i Shtetit në vitin 2022. Gjatë këtij viti janë 9.73 miliard lekë të shpërndara për shoqëri koncesionare drejtpërdrejt buxhetore. Këtu nuk listohen disa koncesione të cilat paguhen përmes Fondeve Publike siç janë tre koncesione në Shëndetësi të cilat paguhen nga Fondi i Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor. Pesë…

Renditje 30 Bizneset Përfituese sipas arkëtimeve më të larta nga Thesari i Shtetit 2019-2022

Bizneset që kanë përfituar me shumë para përmes Thesarit të Shtetit në dymbëdhjetë muajt e vitit 2022 janë  Shoqëri e Thjeshtë Intekar – ASL,  Kastrati, G.P.G. Company, Gjoka 87 dhe Salillari. Burimi: Open Spending Albania Komente dhe Analiza: Open Data Albania Open Data Albania duke përdorur të dhënat e mirë strukturuara në databazën Open Spending Albania, po evidenton dhe rendit 30 (tridhjetë) operatorët ekonomikë me…

Borxhit Publik në 2023, Plani dhe ecuria e borxhit të brendshëm dhe të jashtëm në periudhën 2012-2022

Ligji i Buxhetit 2023 përcakton kufirin maksimal të deficitit buxhetor në 55.5 miliardë lekë (nga 84 miliardë lekë në 2022), që planifikohet të financohet me huamarrje të brendshme (25 miliardë lekë) dhe borxh të huaj (25.4 miliardë lekë). Stoku maksimal i borxhit publik pritet të arrijë vlerën 1 470 miliardë lekë në 2023, pa marrë në konsideratë efektet e kursit të këmbimit. Në dokumentin “Plani…

Para të Buxhetit të Shtetit akorduar si Fond Vjetor për Partitë Politike viti 2022

Open Data Albania po zbardh fonde që partitë politike kanë përfituar nga buxheti 2022 si Fond Vjetor në Formën e Ndihmës Financiare Vjetore. Kodi Zgjedhor, Ligji për Partitë Politike dhe Vendimet e Komisionit Reformator i njohin të drejtë Partive pjesëmarrëse në zgjedhje parlamentare të përfitojnë para nga buxheti i shtetit çdo vit. Shpërndarja bëhet në bazë të performancës së partisë në zgjedhje ku vlerësimi kryesor…

Ndryshime në Plan Buxhetin e Shtetit 2022, rritje apo reduktim shpenzimesh sipas programeve

Qeveria ka miratuar në datën 29 Korrik 2022, Aktin Normativ nr. 12, për ndryshimin e Plan Buxhetit 2022. Ky Akt Normativ është i dyti me ndryshime në Buxhetin e Shtetit për 2022. Me herët me akt normativ nr 3, Buxheti u Ndryshua në Mars 2022. Shpenzimet Buxhetore në Planin fillestar shënonin 637.69 miliard lekë, në Mars Qeveria planifikoi rritjen 10 miliard nga Plani Fillestar, me…

Indeksi i Çmimeve në Ndërtim dhe Vendimmarrja e Shtetit për shtesë vlerë kontrata në punë publike

Qeveria Shqiptare ka miratuar Aktin Normativ me fuqi Ligji, akt nr 10. datë 18 Maj 2022, Për Kompensimin Financiar të çmimit për disa materiale ndërtimi, sipas përcaktimeve në kontratat publike për punë, si pasojë e situatës së veçantë të krijuar në treg gjatë vitit 2022, duke ju referuar çmimeve të tregut dhe indekseve të kushtimit në ndërtim. Artikulli si vijon synon të zbardhë dhe vizualizojë…

Lëvizja Socialiste për Integrim, Fonde dhe Shpenzime Elektorale, Fushata zgjedhore 2021

Open Data Albania po hulumton në lidhje me fondet dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore të vitit 2021 për subjektin elektoral Lëvizja Socialiste për Integrim, LSI. Në fushatën zgjedhore 2021, LSI ka deklaruar një fond të barabartë me 35 955 359 Lekë. Kjo vlerë ka qenë vetëm për Partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Së bashku me fondin e krijuar nga vetë kandidatët, vlera totale shkon në…

Partia Socialiste, Fonde dhe Shpenzime Elektorale, Fushata zgjedhore 2021

Open Data Albania po hulumton në lidhje me fondet dhe shpenzimet e fushatës zgjedhore të vitit 2021 për subjektin elektoral Partia Socialiste, PS.   Në këtë  fushatë, për zgjedhjet e përgjithshme, Partia Socialiste deklaroi një vlerë të të ardhurave prej 176 538 087 lekë. Ndërkohë, përsa i takon shpenzimeve, vlera e deklaruar për Partinë Socialiste është 137 882 751 lekë. Shënohet tepricë fondesh me 38…

Realizimi i të Ardhurave Buxhetore 2020, Buxheti i Shtetit

Open Data Albania po hulumton mbi realizimin e të Ardhurave Buxhetore për vitin 2020. Realizimi i buxhetit vlerësohet duke krahasuar buxhetin e planifikuar në fillim të vitit me buxhetin faktik në fundviti. Te dhënat për buxhetin e planifikuar merren në ligjin e buxhetit të shtetit, i cili miratohet para fillimit të vitit të ri fiskal. Te dhënat faktike jepen në statistikat fiskale të konsoliduara, raportuar…

Koncesionet dhe PPP si Detyrime Kontingjente jashtë Bilancit Qeveritar, 2020, Shqipëria dhe Vendet EU

Open Data po hulumton mbi detyrimet kontigjente apo potenciale për  Buxhetit të Shtetit që rrjedhin nga Kontratat dhe Marrëveshjet për Koncesione dhe Partneritete Publike PPP që shteti Shqiptar ka me palë të treta. Detyrimet Kontingjente (të kushtëzuara dhe potenciale), në Financë Publike njihen si detyrime që lidhen me Garanci Shtetërore; Koncesione të klasifikuara jashtë Bilancit qeveritar korrent; detyrime të Shoqërive me Zotërim Publik; Borxhe Qeveritare…

Fondi i Rindërtimit 2020, planifikim, vendimmarrje qeveritare dhe realizim buxheti

Open Data Albania po hulumton mbi realizimin e shpenzimeve të Fondit i Rindërtimit viti 2020 dhe mënyrën e ekzekutimit të këtij fondi. Fondi i Rindërtimit është një fond i krijuar në Buxhetin e Shtetit 2020, për përballimin e efekteve financiare të shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Me Ligj Nr. 88/2019 ‘Për Buxhetin e Vitit 2020’, Fondi i Rindërtimit u planifikua 20 miliardë Lekë.…

Kosto Koncesionare PPP për Taksapaguesit Publik vitit 2018-2023 Planifikime

Open Data Albania po hulumton mbi Kostot e Buxhetit të Shtetit për Koncesionet Partneritet Publik Privat (PPP) që mbulohen me fonde publike, për periudhën 2018-2023. Artikulli identifikon planifikimin për pagesa vit pas vit dhe sipas shoqërive koncesionare bën një analizë të ecurisë në vite. Ky hulumtim mbështetet mbi dokumentin e Relacionit të Buxhetit që shoqëron Ligjin Vjetor të Buxhetit. Periudha e analizuar gjashtë vjeçare (2018-2023)…

Partia Socialiste, Fonde dhe Shpenzime Elektorale Fushata për Zgjedhje Vendore 2015

Open Data Albania po hulumton mbi fonde dhe shpenzime elektorale të fushatës zgjedhore 2015 për subjektin elektoral Partia Socialiste PS. Në këtë fushatën për zgjedhjet vendore, PS ka arritur të siguroi një fond prej 9.3 milion Lekë. Në raportin financiar të dorëzuar, PS deklaron të ketë shpenzuar 109.7 milion lekë, duke shënuar kështu një tejkalim fondesh prej 17 milion lekë. Burimi:http://cec.org.al/sq-al/Zgjedhjet/Zgjedhjet-Vendore/Zgjedhjet-2015/Raportet-e-Auditimit-p%C3%ABr-Subjektet-Zgjedhore Perpunimi dhe analiza: Open…

Realizimi i të Ardhurave Buxhetore, Buxheti i Shtetit viti 2015

Open Data Albania po hulumton mbi realizimin e buxhetit të shtetit për vitin 2015. Realizimi i buxhetit vlerësohet duke krahasuar buxhetin e planifikuar në fillim të vitit me buxhetin faktit në fundvit. Të dhënat për buxhetin e planifikuar merren ne ligjin e buxhetit te shtetit, i cili si praktikë miratohet disa ditë para fillimit të vitit të ri. Të dhënat faktike jepen në statistikat fiskale…