Ekipi AIS promotor të Open Data Albania, dhe krijues të databazës OpenProcurement.Al, po verifikon të dhëna statistikore të prezantuara nga Kryeministri z. Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste datë 7.05.2024 pjesa me Statistika mbi Prokurimin Publik
Nga Fjala e Kryeministrit (transmetime minuta 1:33:00 – 1:43:00 Link Mbledhja e ministrave dhe grupit të Partisë Socialiste, fjala e plotë e Kryeministrit Rama (youtube.com).
KM Rama:
Në vitet 2009-2012, që kur filloi, ashtu çalë-çalë, si të gjitha ato që bëheshin asokohe prokurimi elektronik dhe disponohen të dhëna të regjistruara, numri mesatar i operatorëve ekonomikë që fitonin tendera publikë ishte rreth 1000. Në 10 vitet e fundit, ky numër është 2500 mesatarisht në vit, dy herë më i lartë, dy herë e gjysmë më i lartë.
Të jetë më i hapur, më i drejtë dhe më pak i korruptuar sistemi i garave për fondet publike, ku fitojnë vetëm 1000 kompani apo kur fitojnë 2500 kompani mesatarisht në vit? E kujdes se mos thonë, “epo aq kompani kishte atëherë, sot ka më shumë”.Jo vetëm se u rrit ekonomia dhe u zgjerua biznesi por dhe pse u ul korrupsioni dhe u zgjeruan rrugët e konkurrencës, në këto 10 vite janë shtuar 6061 kompani të reja fituese tenderësh me fonde publike, të reja.
Tani të vijmë pak tek ana tjetër, te kursimi i fondeve. Si rezultat i konkurrencës meqë ka një tjetër mit të madh se përveç 5 vetave që i marrin të gjitha fondet e shtetit dhe i ndajnë me hajdutët e Rilindjes, tenderët u jepen këtyre të 5-ve gjithmonë sa është fondi limit. Në fakt, jo vetëm nuk janë 5, po janë 25 mijë subjekte që kanë fituar tendera publikë në këto 10 vjet.
Për Verifikim po na vjen në ndihmë Sistemi Elektronik i Asgjësisë së Prokurimit Publik app.gov.al konkretisht kategoria databaze OpenData e këtij Sistemi.
Në verifikim janë vetëm tenderimet publike të bëra me sistem elektronik në periudhën 2010 deri 2023 mbi vlerën 800 mijë lekë. Në vlerësim nuk janë marrë tenderët e klasifikuar sekret, të cilët nuk bëhen me procedurë të hapur dhe me akses.
Republika e Shqipërisë aplikon Sistem Elektronik për prokurimin Publik prej vitit 2010 dhe prej 2 vitesh të dhëna të sistemit janë të publikuara edhe në formatin OpenData çka ofron mundësi për akses, përdorim dhe ri-përdorim të të dhënave direkt nga Sistemi Elektronik.
Verifikim fakti statistikor nr 1.
Kryeministri: “Për mandatin e qeverisë Berisha, numri mesatar i operatorëve ekonomik që fitonin tendera publik ishte rreth 1000”.
Fact Checking: nga ekipi që punon për Open Procurement Albania: Bazuar në të dhëna publike të Asgjësisë së Prokurimit Publik app.gov.al kategoria OpenData, katalogu për vitin 2012, numri i bizneseve (NIPT-ve) që janë listuar si fitues në tendera publik të finalizuar me Njoftim Fituesi apo Lidhje Kontrate, pa Blerjet nën vlerën 800 mijë lekë është 876 biznese apo Numra Unik Identifikimi Biznesit NIPT.
- Kryeministri ka të drejtë më pak ose rreth 1 mijë biznese që shfaqen si fitues të tenderëve publik Viti 2012.
Verifikim fakti statistikor nr 2.
Kryeministri Rama: “Në vitet e fundit ky numër (operatorësh) është mesatarisht 2500, ose dy herë e gjysmë më i lartë. Jo vetëm se u rrit ekonomia dhe u zgjerua biznesi por dhe pse u ul korrupsioni dhe u zgjeruan rrugët e konkurrencës, në këto 10 vite janë shtuar 6 061 kompani të reja fituese tenderësh me fonde publike, të reja”.
Fact Checking: nga ekipi që punon për Open Procurement Albania: Me burim po DataBazen e tenderimeve për 2023 tё afishuar nё faqen app.gov.al, tendera tё finalizuar me fitues (njoftim fituesi apo lidhje kontrate), me vlerën mbi 800 mijë Lekё.
Në vitin 2023 vit i Qeverisë Rama, Sektori Publik ka njoftuar fitues (tendera mbi 800 mijë lek), vetëm 1 376 (NIPT-e) biznese. Rritja e numrit të bizneseve fituese në tendera krahasuar me 2012 është vetëm 1.6 herë ndërsa fondi limit i tenderuar ёshtё 2.5 herё mё shumё.
- Kryeministri nuk ka evidencё tё saktё mbi rritjen apo mesataren e Bizneseve Përfituese nё Tendera Publik.
Arsyetim.
Përpunimi Statistikor i cituar nga KM Rama konsideron Biznese / Operator tё Shtuar nё Listën e Përfituesve nё Tenderim, edhe ri konfigurime BOT tё tё njëjtave Biznese/NIPT-e.
Fakt: Bashkimet e Operatorëve Ekonomik BOT, ku biznese apo NIPT-e tё caktuara, qё kanë fituar edhe mё herët kontrata dhe para publike ne tenderim, krijojnë ri konfigurim nuk janë biznese tё shtuara, nuk ka zgjerim të numrit të përfituesve në tendera.
Shembull Biznesi A dhe Biznesi B kanë fituar veç e veç tendera publik. Më tej bashkëpunojnë dhe fitojnë sё bashku njё Tender si Bashkim Operatorësh BOT. Kёtu nuk na shtohet numri i Bizneseve Kontraktore apo Përfituese, por thjesht ёshtё shtuar numri i konfigurimeve ku njё biznes apo NIPT shfaqet disa here.
Konkluzion: Konfondimi i termit Operator me Subjekt apo Biznes Kontraktor sjell konkluzion tё gabuar mbi zgjerimin e aksesit tё bizneseve nё Kontraktim përmes Tenderimeve Publike.
Operator = Kompani Biznesi ose Bashkim i dy apo më shumë të tilla.
Biznes Kontraktor = Kompani Biznesi që ka fituar të paktën një tender si i vetëm apo në bashkëpunim me biznese të tjera.
Verifikim fakti statistikor nr 3.
Kryeministri Rama: Në fakt, jo vetëm nuk janë 5, po janë 25 000 subjekte që kanë fituar tendera publikë në këto 10 vjet.
Fact Checking: Duke evidentuar NIPT-e qё shfaqen nё listën e fituesve 2010 deri 2023, pёr tendera tё bёrё nё sistem elektronik, me vlerë mbi 800 mijë Leke, shfaqen autentik vetëm 3 469 NIPT-e. Lista ne Excel sipas Viteve dhe të Njëjtët për gjithë Vitet
Numri 25 000 nuk ёshtё i saktё.
Vizualizime dhe të Dhëna:
Burimi: Open Data nga app.gov.al
Komente dhe Analiza: AIS / Open Data Albania
Burimi: Open Data nga app.gov.al
Komente dhe Analiza: AIS / Open Data Albania
Tabela: Numër Biznesesh (NIPT-e) Fitues për Tendera të Finalizuar në secilin vit 2010 – 2023, Sektori Publik (tendera Sistem Elektronik mbi 800 mijë Lekë)
Burimi: Open Data nga app.gov.al
Komente dhe Analiza: AIS / Open Data Albania
Burimi: Open Data nga app.gov.al
Komente dhe Analiza: AIS / Open Data Albania
Burimi: Open Data nga app.gov.al
Komente dhe Analiza: AIS / Open Data Albania
Tabela: Ndryshimi me bazë vjetore (në %), Fond Limit dhe Numër Biznesesh Fituese, Tendera të Finalizuar 2010 – 2022, Sektori Publik (tendera Sistem Elektronik mbi 800 mijë Lekë)
Burimi: Open Data nga app.gov.al
Komente dhe Analiza: AIS / Open Data Albania
Tabela: Renditje List e Bizneseve Fituese sipas Vlerës Totale të Fituar, Tendera të Finalizuar 2023, Sektori Publik (tendera Sistem Elektronik mbi 800 mijë Lekë) (vlerat në Lekë pa TVSH)
Shënim: Në Renditje nuk është përfshirë vlera e fituar për procedurat Marrëveshje Kuadër, vlerë e cila nuk publikohet në Sistemin Elektronik të app.gov.al në format OpenData.
Burimi: Open Data nga app.gov.al
Komente dhe Analiza: AIS / Open Data Albania
Lexo edhe
Renditje sipas Vlerës 100 Tenderët Kryesor 2022 – Open Data Albania (ndiqparate.al)
Shkarko excel: Fact Checking. Verifikim i të dhënave për Prokurime Publike të deklaruara nga kryeministri Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste datë 7.05.2024
Komente dhe Analiza: Open Data Albania
Kontribuoi: Open Data Albania